Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ushqimi nuk eshte shkaktar per mbipeshen!

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
durrsaku001
moderator
moderator
durrsaku001


Male Numri i postimeve : 1009
Age : 40
Vendbanimi : parma,itali
hobi juaj : futbolli
Registration date : 23/08/2008

Ushqimi nuk eshte shkaktar per mbipeshen! Empty
MesazhTitulli: Ushqimi nuk eshte shkaktar per mbipeshen!   Ushqimi nuk eshte shkaktar per mbipeshen! EmptyThu 28 Aug 2008, 00:19

“Ē’ha goja tregon boja” – ėshtė njė fjalė e urtė shqiptare e pėrdorur rėndom nga tė gjithė. Por studime tė reja tregojnė se kontrolli i peshės nuk varet vetėm nga ushqimi, por edhe nga sistemi nervor dhe reagimi qė njeriu ka ndaj ushqimit.

Teoria e re bazohet nė sistemin nervor dhe reagimin qė ka lėnda serototinė nė tru, substanca qė kontrollon oreksin te njeriu. Rezulton se serototina e cila koordinon sistemin nervor nuk kontrollon vetėm urinė, por edhe metabolizmin.

“Dua tė jem i qartė se ushqyerja e mirė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr shėndetin e njeriut dhe aktivitetin e tij gjatė ditės dhe studimi ėshtė i lidhur me tjetėr gjė”- tha Kaveh Ashrafi, udhėheqėsi kryesor i studimit. “Por mendoj se ėshtė e rėndėsishme tė thuhet se nuk ėshtė vetėm ushqimi qė ndikon nė shėndoshjen e njeriut por njė faktor tjetėr mė i madh qė i ka rrėnjėt nė gjenetikė”.

Ashrafi dhe kolegėt e tij bėnė njė studim te krimbat. Ata morėn keto mikroorganizma per studim pasi krimbat megjithėse normalisht janė shumė tė vegjėl krahasuar me njeriun, kontrollojnė 20 mijė gene, afėrsisht po aq gene sa trupi i njeriut, 25 mijė nė total. Si njeriu ashtu edhe kėto mikro organizma kanė evoluar gjenetikisht pėr tė ruajtur dhe konservuar energji nė varėsi tė ushqimit qė konsumohet.

Pėr shkak tė kėtyre ngjashmėrive, studiuesit tentuan tė shkatėrronin pjesėrisht sistemin nervor tė krimbave duke prishur receptorėt e qelizave qė bashkoheshin nė sajė tė veprimit tė serototinės. Ata prishnin vetėm ato rrugė qė aktivizonte serototina kur krimbi hante.

Shkencėtarėt u ēuditėn kur zbuluan se rruga qė bėnte serototina ishte e ndryshme nga ajo qė bėnte ushqimi kur depozitohej. Tė dy kėto kanale vepronin secili mė vete por nė fund rezultonin nė lidhjen e molekulave duke i dhėnė formė depozitimit tė ushqimit.

Kėshtu kur ushqimi ishte i pakėt, rezervat qė trupi ruante ishin po aq sa “urdhėronte” serototina . Kėshtu nė disa krimba qė efekti i serototinės ishte i lartė rezervat ishin mė tė pakta, ndėrkohė qė nė tė tjerė mė tė mėdha.

Por krimbat me njeriun kanė ndryshim sa i pėrket sistemit tė veprimit. Shkencėtarėt zbuluan se te krimbi rritja e serototinės ndikonte nė rritjen e tė ngrėnės por nė humbje tė peshės pasi serototina e tepėrt nuk lejonte krijimin e indeve dhjamore. Ndėrsa te njeriu sasia e madhe e serototinės ndikon qė njeriu tė hajė mė pak dhe shumė herė gjatė ditės dhe vetvetiu kjo gjė ndikon nė uljen e indeve dhjamorė. Kjo pasi trupi nuk ruan shumė rezerva ushqimore.

Kėshtu Ashrafi dhe skuadra e tij konkluduan pas shumė analizave te krimbat se, nėse njė person ėshtė i shėndoshė ose i dobėt kjo nuk ėshtė rezultat i kalorive qė ai merr por shumė mė komplekse. Aty futet sistemi nervor i cili bazohet si nė faktorėt gjenetik ashtu edhe nė ato tė mjedisit rrethues.

“Faktet flasin se konsumimi i ushqimit ėshtė njė proces shumė dinamik, i cili ka brenda faktorin gjenetik i cili shkon mė larg se dietat” – tha Ashrafi.

“Ne kemi zbuluar se sistemi nervor ndikon nė sasinė e ushqimit qė njeriu konsumon. Nė fakt kjo ėshtė thėnė edhe mė parė por asnjėherė nuk ėshtė vėrtetuar. Ky studim jep njė dimension tė ri nė kėtė ēėshtje, dhe ndihmon njerėzit tė kenė kujdes nė dietat ushqimore qė bėjnė”- pėrfundoi Ashrafi.

Ai kėshillon qė njerėzit tė hanė shpesh, shumė herė gjatė ditės dhe pak. Kjo bėn qė serototina tė ‘japi urdhėr’ qė depozitat dhjamore tė jenė mė tė vogla, pasi trupi pėrgatitet tė hajė sėrish shumė shpejt, dhe nuk ka nevojė pėr depozitim. Nė rast se nė mendjen e njė njeriu ekziston ideja se do tė hajė vonė, trupi ka efekt tė depozitojė shumė mė tepėr inde dhjamore, duke bėrė qė njeriu tė shtojė nė peshė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
kitushi
Antar
Antar
kitushi


Female Numri i postimeve : 93
Age : 41
Vendbanimi : tirane
hobi juaj : veterinere
Registration date : 24/09/2008

Ushqimi nuk eshte shkaktar per mbipeshen! Empty
MesazhTitulli: Re: Ushqimi nuk eshte shkaktar per mbipeshen!   Ushqimi nuk eshte shkaktar per mbipeshen! EmptyTue 04 Nov 2008, 21:07

mendoj se nje gjenetika ze nje pjese shume te vogel ne shkaqet e obezitetit eshte vet etruri ai qe e komandon te ngrenin psh kur njeriu ka nje xhendje stresi nuj eshte i vetedijeshem se sa ha.nje tjeter shkak mund te jete edhe marja e shpeshte e qetesuesve si:valiumi ,loram etj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ushqimi nuk eshte shkaktar per mbipeshen!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ushqimi yt i preferuar :)
» Ushqimi i duhur per te jetuar 100 vjec
» Fiksimi im eshte ...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..:: Shkencat sociale ::..ஜ :: Mjekesia-
Kėrce tek: