Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Diabeti mund te sherohet me Operim!

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
durrsaku001
moderator
moderator
durrsaku001


Male Numri i postimeve : 1009
Age : 40
Vendbanimi : parma,itali
hobi juaj : futbolli
Registration date : 23/08/2008

Diabeti mund te sherohet me Operim! Empty
MesazhTitulli: Diabeti mund te sherohet me Operim!   Diabeti mund te sherohet me Operim! EmptyThu 28 Aug 2008, 00:24

Njė studim nga Italia ka treguar se mund tė shėrohemi pėrfundimisht nga diabeti i tipit tė II me njė nderhyrje kirurgjike .
Lajmi, ėshtė frut i njė studimi dhe kėrkimi dhe ėshtė njė nga ata lajme qė ju intereson tė gjithė atyre qė akoma sot nuk arrijnė tė kontrollojnė sėmundjen nėpėrmjet terapisė. Sepse shkaqe tė shumta bėjnė qė shpeshherė tė mos jenė nė gjėndje qė tė mbajnė nė nivelet e duhura gliceminė: pėr kėta tė fundit, hapet rruga e nderhyrjes bariatrico nė laparoscopi, edhe nėse nuk janė obezė.

Njoftimi vjen nga Milano ku profesor Nicola Scopinaro (Universiteti i Genova-s), i konsideruar si babai i kirurgjisė ndaj obezitetit nė gjithė botėn, ka prezantuar rezultatet e tė parit studim kėrkimi tė realizuar prej tij pėr herė tė parė nė gjithė botėn, ku jepen rezultatet e 20 pacientėve tė tij, por qė sė shpejti do tė provohet edhe nė 20 spitale italiane ne mbi 600 pacientė.

Ndėrhyrja e pėrdorur nė kėtė studim ėshtė ajo e “Diversione biliopancreatica” (BPD).

Nė kėtė studim, tė realizuar nė Spitalin San Martino tė Genova -s, parashikohej rekrutimi i 20 pacientėve, tė gjithė mbipeshė ose me njė obezitet tė lehtė. «Sot - ėshtė shprehur Scopinaro - asnjė prej tyre nuk bėn pėrdorim ilaēesh, dhe nuk mban asnjė lloj diete pėr diabetikėt, qė nga dita qė dalin nga spitali. Pėr 10 prej tyre, nė kontrollin e parė, 1-2 muaj pas operimit glicemia ishte normale nė 3 raste dhe poshtė nivelit tė rrezikut nė 4 raste tė tjera; pas katėr muajsh, nė tė gjitha raste qė janė kontrolluar, kanė rezultuar nėn nivelin e rrezikut».

80% e diabetikėve ėshtė mbipeshė ose obeze, dhe pikėrisht, nisur nga observimi i rezultateve tė kirurgjisė mbi obezėt, Scopinaro - i emėruar Anėtar Nderi i American College of Surgeons (ACS) - ka arritur tė japė udhėzimet pėr aplikimin e Diversione biliopancreaticą nė terapinė ndaj diabetit.

Kjo nderhyrje, ėshtė pėrdorur dhe mė parė, dhe ėshtė njė nga operimet mė tė pėrdorura nė kurė kundėr obezitetit. Konsiston nė krijimin e dy kanaleve gastrikė qė dalin nga stomaku : nė njėrin kalon ushqimi, ndėrsa tek tjetri vetėm sekrecioni biliopankreatik, qė ėshtė i domosdoshėm pėr tretjen. Rezultatet e studimit tregojnė dhe pėr normalizim tė niveleve tė kolesterolit e triglicerideve nė pothuajse nė tė gjitha raste dhe shėrim nga hipertensioni nė80% tė rasteve.

Duke parė rezultatet e kėtij studimi, do tė bėhet njė studim akoma mė i madh (600 pacientė) duke provuar dy mėnyrat: 300 sipas metodės sė diversione biliopancreatik dhe pjesa tjetėr do ti nėnshtrohe njė by-passi gastrik.

Kėta 600 pacientė do tė mbahen nėn kontroll pėr njė periudhė prej 10 vjetėsh, pėr tė parė dhe mbajtur nėn kontroll dhe pasojat e mundėshme qė mund tė paraqiten.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
kitushi
Antar
Antar
kitushi


Female Numri i postimeve : 93
Age : 41
Vendbanimi : tirane
hobi juaj : veterinere
Registration date : 24/09/2008

Diabeti mund te sherohet me Operim! Empty
MesazhTitulli: Re: Diabeti mund te sherohet me Operim!   Diabeti mund te sherohet me Operim! EmptyTue 04 Nov 2008, 21:16

shume interesante bom
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Diabeti mund te sherohet me Operim!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Diabeti, si duhet te kombinojne ilacet me ushqimin
» Cfar mendoni se mund t'ju bente me te lumtur?
» Mund te me thoni dicka rreth femrave shqiptare?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..:: Shkencat sociale ::..ஜ :: Mjekesia-
Kėrce tek: