Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Manchester City: 155 milione euro per Cristiano Ronaldon

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PubliC_EnemY
Antare aktiv
Antare aktiv
PubliC_EnemY


Male Numri i postimeve : 168
Age : 32
hobi juaj : sex,tv,libra
Registration date : 22/08/2008

Manchester City: 155 milione euro per Cristiano Ronaldon Empty
MesazhTitulli: Manchester City: 155 milione euro per Cristiano Ronaldon   Manchester City: 155 milione euro per Cristiano Ronaldon EmptyWed 03 Sep 2008, 13:55

Pasi ka thyer rekordin britanik me blerjen e brazilianit Robinjo, pėr 42 milionė euro, pronari i ri i Manēester Junajted, dr. Sulaiman Al-Fahim, tashmė pretendon tė afrojė nė skuadėr edhe Kristiano Ronaldon. Sipas lajmeve qė vijnė nga Anglia, Manēester Junajtedit do t‘i bėhet njė ofertė prej 155 milionė eurosh (120 milionė sterlinash) pėr yllin portugez. Anil Bhojrul, drejtori i “Arabian Business.com” dhe zėdhėnės i “The Abu Dhabi United Group” (ADUG) deklaroi se Sulaiman synon qė tė bėhet Roman Abramoviēi i ri i Premiershipit dhe ta shndėrrojė Sitin nė klubin mė tė madh nė botė. Kjo ėshtė njė tentativė qė rivalėt e tjerė nė kampionatin anglez ta kuptojnė se tashmė ka ardhur “njė tjetėr klub i madh”. Bhojrul kėmbėnguli se objektivi kryesor i njėshit tė Manēester Sitit ėshtė Kristiano Ronaldo, ndėrkohė qė nė listėn e dėshirave janė edhe sulmuesi i Liverpulit, Fernando Torres dhe mesfushori i Arsenalit, Ēesk Fabregas. Pėr “talkSPORT”, Bhojrul tha: “Mbrėmjen e kaluar piva njė kafe me dr. Sulaiman Al-Fahim dhe plani i tij ėshtė qė me Manēester Sitin, atė qė bėri Abramoviē me Ēelsin: tė bėjė oferta tė rėndėsishme pėr futbollistė qė janė tė vėshtirė pėr t‘u blerė. Megjithatė, ai dėshiron tė bėjė diēka tė qartė. Unė kam njė listė tė lojtarėve qė dr. Sulaiman dėshiron dhe tė cilėt do t‘i tentojė t‘i blejė. Njėri prej tyre ėshtė Ronaldo. Ai thotė se nuk e ka problem qė tė ofrojė 155 milionė euro (120 milionė sterlina), vetėm pėr tė parė se cili do tė jetė reagimi i Junajted dhe vetė mesfushorit. Taktika e tij ėshtė qė t‘i thotė Manēester Junajted dhe Ēelsit ‘hej, kėtu jemi edhe ne‘. Ai vlerėson gjithashtu edhe Torres dhe Fabregas. Sė bashku me Ronaldon, ata janė treshja mė e mirė nė botė”. Forca financiare e pronarit tė ri u pa qartė nė momentin kur “zhvati” Robinjon nga duart e Ēelsit, nė mesnatėn e sė hėnės. Ndėrkohė qė zėdhėnėsi i ADUG vazhdoi: “Ronaldo ka thėnė se dėshiron tė luajė pėr klubin mė tė madh nė botė dhe nė merkaton e janarit do tė shohim nėse e mendon seriozisht kėtė gjė. Reali i Madridit e vlerėsonte kėtė futbollist afro 90 milionė euro, por nė realitet pėr tė blerė Kristianon shifra ėshtė disa herė mė e lartė. Mendoj se oferta mė e pėrshtatshme ėshtė 155 milionė euro. Pėrse nuk duhet t‘i ofrojmė kaq para? Ne do tė bėhemi klubi mė i madh nė botė, edhe mė tė mėdhenj se Reali dhe Manēester Junajted”.

Bhojrul konfirmoi gjithashtu se blerja e Manēester Sitit nga ADGU ishte diskutuar disa net mė parė dhe zbuloi se grupi arab kishte paguar pėr blerjet e Shon Rajt-Filips nga Ēelsi, tė argjentinasit Pablo Zabaleta, tė brazilianit Glauber Berti dhe sė fundmi 42 milionė eurot pėr Robinjon. “Marrja nė dorėzim e klubit nga dr. Sulaiman ėshtė vetėm njė formalitet. Ka mbetur vetėm transferimi i aksioneve nė emėr tė tij. Paratė e shpenzuara nga klubi nė kėtė verė pėr blerje janė dhėnė nga Abu Dhabi dhe mund tė them se ky nuk ėshtė mes investimeve mė tė mėdha tė kompanisė. Ata i akorduan fondet qė pėrpara dy javėsh e nėse nuk do tė arrihej marrėveshja pėr klubin, Manēester Siti do t‘ua kthente shumėn mbrapsht. Nė fakt, fillimisht u tentua blerja e Arsenalit, por bisedat ishin shumė tė komplikuara dhe ēmimi shumė i lartė”.

Burimi: Gazeta Shqip
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Manchester City: 155 milione euro per Cristiano Ronaldon
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..:: Sporti::..ஜ :: Futboll-
Kėrce tek: