Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lorik Cana: Suedia? Jo e pamundur per tu mposhtur

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PubliC_EnemY
Antare aktiv
Antare aktiv
PubliC_EnemY


Male Numri i postimeve : 168
Age : 32
hobi juaj : sex,tv,libra
Registration date : 22/08/2008

Lorik Cana: Suedia? Jo e pamundur per tu mposhtur Empty
MesazhTitulli: Lorik Cana: Suedia? Jo e pamundur per tu mposhtur   Lorik Cana: Suedia? Jo e pamundur per tu mposhtur EmptyWed 03 Sep 2008, 13:57

Mesfushori i Kombėtares shqiptare, Lorik Cana, beson se fitorja nė mbrėmjen e 6 shtatorit pėrballė Suedisė nuk ėshtė e pamundur. Pavarėsisht emrit tė madh tė kundėrshtarit, zv/kapiteni kuqezi shprehet optimist, duke deklaruar se skuadra do tė bėjė maksimumin qė tė paraqitet sa mė mirė. Pėr 25-vjeēarin, faktori mė pozitiv nė kėto eliminatore tė Botėrorit 2010 ėshtė qė ndeshjet e para do tė luhen nė Tiranė. “E quaj me fat qė do t‘i luajmė dy ndeshjet e para nė fushėn tonė. Mendoj se kjo ėshtė mjaft pozitive, duke qenė se ndodhemi nė njė grup shumė tė vėshtirė”, tha shtylla e mesit tė fushės sė pėrfaqėsueses, sė drejtuar nga Ari Han. “Pa diskutim, qė sfida e sė shtunės ėshtė tejet e rėndėsishme, edhe sepse kjo ėshtė e para nė kėto eliminatore. Suedia ėshtė njė ekip me emėr, qė merr pjesė rregullisht nė fazėn finale tė Botėrorit apo Evropianit”. Nė prag tė kėtyre dy sfidave (fillimisht me Suedinė e mė pas me Maltėn), shqetėsimi ėshtė jo i vogėl. Kjo mbi tė gjitha pėr faktin se gjithmonė kuqezinjtė paraqiten si njė skuadėr qė impenjohet shumė pėrballė ekipeve tė mėdha, ndėrsa me rivalėt inferiorė impenjimi ėshtė minimal. “Detyra jonė ėshtė qė tė fitojmė me Maltėn, por mund tė marrim rezultat pozitiv edhe me Suedinė. Mendoj se nuk ėshtė e pamundur qė tė fitojmė kundėr skuadrės sė Lagerbak”, pohoi Cana.

Marseja

Me lojėn e tij potente dhe statusin qė gėzon tek Olimpiku i Marsejės, ku mban shiritin e kapitenit, Lorik Cana nuk i ka shpėtuar vėmendjes sė disa prej klubeve mė tė mėdha evropiane. Sipas mediave angleze, Manēester Siti, Arsenali dhe Bajerni i Mynihut kanė qenė pranė transferimit tė 25-vjeēarit nė kėtė merkato vere. Sipas faqes sė internetit “footmarseille1365″, e cila ėshtė mjaft e afėrt me klubin marsejez, “tri klubet i kanė ofruar Marsejės nga 20 deri 25 milionė euro. Megjithatė, drejtuesit e klubit francez i kanė refuzuar nė minutėn e fundit tė gjitha kėrkesat pėr kapitenin e skuadrės, pasi nuk kanė gjetur njė zėvendėsues tė denjė pėr tė”. Madje, spekulohet se drejtuesit e kampionėve tė Gjermanisė, Bajern, pėrveē parave i kanė ofruar Marsejės edhe mbrojtėsin e pėrfaqėsueses belge, Daniel van Bujten. Por, edhe sipas kuqeziut, largimi nga stadiumi “Velodrom” ėshtė mė i mundshėm tė realizohet nė verėn e ardhshme. “Gjasat janė qė ky tė jetė viti im i fundit me skuadrėn dhe tė transferohem nė Angli, konfirmoi Cana. Pavarėsisht kėsaj, duhet tė vazhdoj tė jem i pėrqendruar te Marseja, pasi kėtė vit, pėrveē titullit kampion, synojmė edhe kalimin e grupit nė Champions. Nė grup kemi Atletikon e Madridit, PSV-nė dhe Liverpulin. Me kėta tė fundit luajmė nė ndeshjen e parė dhe tė gjithė duam fitoren”.

Burimi: UnE geek
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lorik Cana: Suedia? Jo e pamundur per tu mposhtur
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cana: Publiku nuk na ka falur akoma

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..:: Sporti::..ஜ :: Futboll-
Kėrce tek: