Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Troket kriza energjitike

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PubliC_EnemY
Antare aktiv
Antare aktiv
PubliC_EnemY


Male Numri i postimeve : 168
Age : 32
hobi juaj : sex,tv,libra
Registration date : 22/08/2008

Troket kriza energjitike Empty
MesazhTitulli: Troket kriza energjitike   Troket kriza energjitike EmptyWed 03 Sep 2008, 14:05

Troket kriza energjitike Fierze-hidrocenteal

Prurjet e ujit nė kaskadėn e lumit Drin, ku shtrihen hidrocentralet kryesore tė vendit, si Fierza, po bėhen gjithnjė e mė tė pakta, duke paralajmėruar shenja aspak pozitive pėr furnizimin e vendit me drita.

Aktualisht, niveli i prurjeve arrin nivelin e rreth 25 metėr kub nė sekondė, nė njė kohė kur mesatarja optimale ėshtė nė 65 metėr kub.

Nisur nga kjo, niveli i Fierzės ka prekur shifrėn e 277 metrave, nga 295 qė ėshtė maksimalja. Pavarėsisht kėtyre shifrave, drejtori i Divizionit tė Prodhimit nė KESH, Muharrem Stojku, ka garantuar pėr njė situatė normale me furnizim tė energjisė elektrike.

"Nuk ka asgjė pėr t’u shqetėsuar. Nivelin e humbjeve nga Fierza do t’i kompensojmė me importin e energjisė elektrike”, tha Stojku ne nje prononcim per gazeten “Shqip”.

Sipas tij, niveli aktual i Fierzės, i cili ėshtė indikatori kryesor pėr prodhimin e energjisė nė vend, ėshtė 13 metra mė i lartė se viti i kaluar.

Aktualisht Fierza ėshtė rreth 30 metra larg pikės kritike dhe nėse vazhdohet me kėto ritme tė prurjeve, nuk do tė jetė e largėt dita kur kaskada mė e madhe nė vend tė mos ketė mundėsi pėr tė prodhuar asnjė kilovat energji elektrike.

Shkak i gjithė kėsaj situata ėshtė bėrė thatėsira e gjatė qė ka shoqėruar vendin nė muajt e fundit.

Megjithatė, drejtuesit mė tė lartė tė KESH, institucioni pėrgjegjės pėr prodhimin e energjisė elektrike, kanė gati njė skenar tjetėr, qė lidhet me rritjen e nivelit tė importit.

Importi

Aktualisht niveli i importit nė vend ka arritur nė masėn e 6,4 milionė kilovat/orė nė ditė, ndėrsa prodhimi regjistron kuotėn e rreth 8,5 milionė kilovat orė.

Nė total, i gjithė konsumi i popullatės shėnon nivelin e rreth 15 milionė kilovat/orė nė ditė, ndėrsa drejtuesit e “Prodhimit” nė KESH parashikojnė njė rritje tė konsumit nė sezonin e dimrit nė masėn e 5 milionė kilovatėve.

Por, me prurjet e Fierzės, qė nė muajin gusht dhe tani qė flasim shėnojnė kuotėn mesatare tė 25 metrave kub pėr sekondė, duket se konsumit tė lartė KESH do t’i pėrgjigjet duke rritur prodhimin. Pėr tė bėrė mė tė zbatueshėm kėtė skenar, Ministria e Ekonomisė dhe Energjetikės ėshtė duke pėrfunduar planin e rishikuar tė masave, i cili konsiston mbi tė gjitha nė caktimin e parametrave tė importit.

Nuk dihet ekzaktėsisht se sa do tė jetė masa e rritjes sė importit, por zyrtarė tė ministrisė parashikojnė njė kuotė prej 20 pėr qind, kjo nė varėsi edhe tė mundėsive financiare tė korporatės, por mbi tė gjitha tė ēmimit tė MW nė tregun rajonal tė energjisė elektrike.

KESH zhvilloi nė fillim tė verės tenderin me vlerė rreth 77 milionė euro pėr blerjen e rreth 800 milionė kilovatėve tė energjisė elektrike. Nė fakt, nga tenderi i hapur ndėrkombėtar, KESH siguroi rreth 200 milionė kilovat energji elektrike mė pak, me njė ēmim nė total rreth 57 milionė euro
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Troket kriza energjitike
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Greket: Shqiperia, e mbrojtur nga kriza

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: