Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Migjeni(Millosh Gjergj Nikollės)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PubliC_EnemY
Antare aktiv
Antare aktiv
PubliC_EnemY


Male Numri i postimeve : 168
Age : 32
hobi juaj : sex,tv,libra
Registration date : 22/08/2008

Migjeni(Millosh Gjergj Nikollės) Empty
MesazhTitulli: Migjeni(Millosh Gjergj Nikollės)   Migjeni(Millosh Gjergj Nikollės) EmptyWed 03 Sep 2008, 21:07

Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollės) ėshtė nga shkrimtarėt mė tė shquar tė letėrsisė shqiptare. Me njė realizėm tė thellė, tė panjohur deri atėherė nė letėrsinė tonė, ai pasqyroi jetėn e pėrditshme tė shoqėrisė shqiptare, sidomos tė shtresave tė varfėra tė qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqėror si dhe fashizmin qė po kėrcėnonte Evropėn. Pėrfaqėsuesi mė i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi nė letėrsinė tonė me njė shkallė shumė tė lartė ideoartistike protestėn e hapur, ėndėrrėn pėr njė botė tė re dhe optimizmin e thellė.

Migjeni lindi mė 23 tetor 1911 nė Shkodėr, nė familjen e njė tregtari tė vogėl, ku shumė shpejt vėshtirėsive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqėsitė familjare. Kur ishte pesė vjeē, i vdiq nėna, kurse nė moshėn trembėdhjetėvjeē humbi tė atin, e mė pas vėllanė e gjyshen me tė cilėn ai ishte lidhur fort pas vdekjes sė nėnės. Kėto fatkeqėsi e bėnė Migjenin, qė vetiu ishte njė natyrė e mbyllur, tė tėrhiqej nga jeta e moshatarėve tė tij. Pasi mbaroi shkollėn fillore nė Shkodėr, ai shkoi pėr tė vazhduar mėsimet nė Tivar dhe mė pas pėrfundoi seminarin teologjik tė Manastirit.

Pėr njė tė ri me interesa tė gjera si Migjeni, jeta e seminarit ishte mbytėse. Nga leximet Migjeni ra nė kontakt me ide revolucionare tė kohės qė zienin nė gjithė Evropėn.
Nė vitin 1932 Migjeni pasi mbaroi seminarin dhe nuk mundi tė sigurojė njė bursė pėr tė vazhduar studimet e larta, mbeti pa punė deri sa mė 1933 u emėrua mėsues nė Vrakė, njė fshat afėr Shkodrės. Rruga Vrakė-Shkodėr, qė ai bėntė pėrditė me biēikletė, ia keqėsoi gjendjen shėndetsore. Gjatė kohės qė qėndroi nė seminar, Migjeni sėmurej shpesh dhe ishte nėn kontroll tė vazhdueshėm tė mjekut, ngaqė mushkėritė e tij ishin tė dobėta dhe rezikoheshin tė prekeshin nga turbekulozi, sėmundja tipike e kohės, nga e cila i vdiq edhe nėna.
Ndėrkohė, ai kishte filluar tė botonte shkrimet e tij nė revisten “Illyria”. Nė to ndihen pėrshtypjet e para, reagimi shpirtėror i Migjenit ndaj realitetit tė zymtė, ndaj mjerimit, ku ishte zhytur edhe fshati, edhe qyteti shqiptar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Migjeni(Millosh Gjergj Nikollės)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjergj Fishta

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..:: Arti dhe Kultura ::..ஜ :: Lertesia-
Kėrce tek: