Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Sami Frasheri

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PubliC_EnemY
Antare aktiv
Antare aktiv
PubliC_EnemY


Male Numri i postimeve : 168
Age : 32
hobi juaj : sex,tv,libra
Registration date : 22/08/2008

Sami Frasheri Empty
MesazhTitulli: Sami Frasheri   Sami Frasheri EmptyWed 03 Sep 2008, 21:12

Sami Frashėri ėshtė ideologu mė i shquar i lėvizjes sonė kombėtare. Si udhėheqės ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet njė nga personalitetet mė tė rėndėsishėm tė Rilindjes.
Vėllai mė i vogėl i Abdylit e i Naimit, ai lindi nė Frashėr mė 1850, ku mori edhe mėsimet e para. Mė 1871 mbaroi gjimnazin “Zosimea” nė Janinė, mėsoi gjuhė tė vjetra e tė reja dhe u pajis me njė kulturė tė gjerė. Mė 1872 shkoi nė Stamboll pėr punė dhe atje u lidh menjėherė me patriotė shqiptarė, me Pashko Vasėn, Jani Vreton, Ismail Qemalin, Kristoforidhin, Hoxha Tasinin etj. Samiu u dallua shumė shpejt midis tyre dhe, me formimin e shoqėrisė sė Stambollit, u zgjodh kryetar i saj, ndonėse ishte nga mė tė rinjtė. Gjer nė fund tė jetės ai mbeti udhėheqėsi kryesor i kėsaj shoqėrie.
Samiu ishte njeri me horizont tė gjerė dhe dha ndihmesė tė shquar pėr kulturėn turke. Drejtoi disa gazeta turqisht, ku mbrojti edhe tė drejtat e kombit shqiptar. Botoi nė turqisht edhe njė varg veprash letrare e shkencore. Ndėr kėto janė disa vepra themelore, si: i pari fjalor i plotė etimologjik i turqishtes, si dhe e para enciklopedi turke e historisė dhe e gjeografisė nė gjashtė vėllime. Ai shkroi nė turqisht dramėn Besa me subjekt shqiptar, bėri pėrkthime nga letėrsia botėrore etj.
Veprat e Samiut nė turqisht pėrshkrohen nga ide iluministe dhe godasin obskurantizmin fetar tė Perandorisė Osmane. Me to ai i sillte ndihmesė tė vlefshme mendimit pėrparimtar. Duke goditur bazat e pushtetit feudal tė sulltanėve ai i ndihmonte njėkohėsisht edhe popullit tė vet nė luftėn pėr liri, edhe popullit turk nė luftėn pėr pėrparim.
Krijimtaria e Samiut nė gjuhėn shqipe ėshtė e lidhur tėrėsisht me idealet e lėvizjes kombėtare pėr ēlirim, me nevojat e shkollės e tė kulturės kombėtare. Pa dyshim ai ėshtė njė nga themeluesit e saj. Pėr shkollat e para shqipe Samiu botoi kėto vepra: “Abetare e gjuhės shqipe„(1886), “Shkronjėtore e gjuhės shqipe„(gramatikė e shqipes,1886) dhe “Shkronja„(gjeografia, 1888). Hartoi edhe njė fjalor tė gjuhės shqipe, qė nuk i dihet fati
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Sami Frasheri
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Naim Frasheri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..:: Arti dhe Kultura ::..ஜ :: Lertesia-
Kėrce tek: