Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ballakume (ReceTa)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PubliC_EnemY
Antare aktiv
Antare aktiv
PubliC_EnemY


Male Numri i postimeve : 168
Age : 32
hobi juaj : sex,tv,libra
Registration date : 22/08/2008

Ballakume (ReceTa) Empty
MesazhTitulli: Ballakume (ReceTa)   Ballakume (ReceTa) EmptyWed 03 Sep 2008, 21:21

MASAT

1 kg sheqer, 0.4 kg tėlyn (gjalp), 7-8 kokrra vezė, 1 kg miell misri i situr, njė dorė miell gruri,

1 fixhan kafeje qumėsht; njė enė e madhe bakri e pakallajisur ose pėrndryshe prej qelqi.

GATIMI

Tretet tėlyni dhe lihet te fundėrrojnė kripėrat e tij. Pastaj tėlyni i vakėt dhe pa kripėrat e rėna nė fund rrihet me sheqerin deri sa tė bėhet njė masė e bardhė. E mira ėshtė qė rrahja e masės tė bėhet me dorė, sepse pėrfundimi i pėrzjerjes ndjehet kur tė duket se prek fije me dorėn qė po pėrzien masėn e krijuar. Ndėrkohė vezėt janė pėrzjerė me qumėshtin mė parė dhe shtohen dalėngadalė tek sheqeri i rrahur, duke vazhduar pėrzjerjen e kėtij tė fundit.

Pastaj hidhet mielli dalėngadalė duke vazhduar perzjerjen me dorė. Mielli i grurit hidhet nga fundi. Duhet patur kujdes me hedhjen e miellit, sepse mielli i tepėrt i bėn tė forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi ėshtė harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet 15-30 minuta nė qetėsi pavarėsisht se ai mund tė duket i qullėt. Kjo kohė mjafton qė grimcat e miellit tė thithin lagėshtirėn e brumit tė qullėt. Nėse shihet se brumi ka mbetur pėrsėri si i qullėt, atėhere atij mund t’i shtohet edhe njė dorė miell. Kėshtu me kėtė brume ballakumet nuk do tė shtrihen gjatė pjekjes.

PJEKJA

Tepsiat lyhen me pak tėlyn dhe spėrkaten me pak miell. Pastaj, nga brumi tashmė i gatuar, formohen me dorė gurabiet me madhėsi jo tė vogėl dhe vendosen mbi tepsi tė larguara nga njėra tjetra. Paraprakisht furra ėshtė nxehur nė 170oC. Futet tepsia nė furrė dhe lihet aty derisa ballkumet tė formojnė pak kore (jo tė skuqen). Nxirret pastaj tepsia nga furra dhe lihet tė ftohet, me qėllim qė ballakumet tė shkėputen lehtėsisht nga ajo.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ballakume (ReceTa)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hallva (ReceTa)
» Kukurec (ReceTa)
» Sheqerpare (ReceTa)
» Shendetlie (ReceTa)
» Trahana (ReceTa)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..:: Arti dhe Kultura ::..ஜ :: Kuzhina Shqiptare-
Kėrce tek: