Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shkaktaret e tumorit te gjirit tek grate

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
PubliC_EnemY
Antare aktiv
Antare aktiv
PubliC_EnemY


Male Numri i postimeve : 168
Age : 32
hobi juaj : sex,tv,libra
Registration date : 22/08/2008

Shkaktaret e tumorit te gjirit tek grate Empty
MesazhTitulli: Shkaktaret e tumorit te gjirit tek grate   Shkaktaret e tumorit te gjirit tek grate EmptyWed 03 Sep 2008, 21:45

Tumori i gjirit ėshtė sėmundja mė e pėrhapur te femrat, ku nė tė gjithė boten shėnohen miliona raste vdekjeje nė tė gjithė botėn. Studiuesit thonė se shkaktarėt qė ēojnė nė krijimin e tumoreve kanė origjinė tė ndryshme. Por, e veēanta e sėmundjes ėshtė se nėse kapet nė fazat e para, pacientėt kanė mundėsi mė tė mėdha pėr tė jetuar. Ndėrkohė qė kurat qė pėrcaktojnė mjekėt janė intensive dhe tė shtrenjta.
Parandalimi
Faktori mė i rėndėsishėm i rrezikut pėr karcinomėn e gjirit ėshtė
mosha. Nė fakt, rreziku pėr t’u sėmurur shtohet me kalimin e viteve, dhe pėrveē kėsaj shtohet nė raste tė tjera si trashėgimia familjare pėr tumoret e gjirit dhe tė vezores; kur nuk ka asnjė shtatzėni (ose shtatzėnia e parė pas 35 vjetėsh);
mbipesha pas menopauzės. Ndėrsa vihet re qė aktiviteti fizik ka njė rol tė favorshėm, nuk ėshtė akoma e qartė nėse ekziston ndonjė dietė qė mund tė reduktojė rrezikun pėr tumoret e gjirit; gjithsesi kėshillohet njė konsum sa mė i madh i frutave tė freskėta dhe i perimeve;
Studimet
Studimet e bėra nė tė gjithė botėn vitet e fundit, kanė lejuar tė qartėsohet mė mirė roli i terapisė hormonale zėvendėsuese (domethėnė, tė atyre ilaēeve hormonale tė pėrdorura nga shumė gra pas menopauzės pėr tė lehtėsuar shenjat dhe pėr tė zvogėluar komplikimet e lidhura me kėtė fazė tė veēantė tė jetės). Hormonet, sidomos terapia e kombinuar estro-progestinica, mund tė influencojnė nė rritjen e rrezikut. Prandaj ndjekja e terapisė me hormone duhet tė jetė e justifikuar dhe e kontrolluar.
Parandalimi
Kur flitet pėr “parandalim” pėr njė sėmundje si karcinoma e gjirit, duhet gjithmonė tė dallohen dy strategji tė sakta e gjithsesi tė ndėrlidhura ndaj tyre. Njėra ėshtė parandalimi parėsor qė ka lidhje me zbulimin e faktorėve tė rrezikut dhe marrja e masave pėr tė reduktuar rrezikun qė deri mė sot ėshtė e vėshtirė tė aplikohet. Tjetra ėshtė parandalimi dytėsor qė ėshtė diagnoza e parakohshme ose mė mirė paradhėnia diagnostike. Do tė thotė tė zbulohet tumori nė fazat e tij fillestare, kur nuk ėshtė akoma klinikisht i vlerėsuar (me anė tė mamografisė dhe ekografisė) dhe pothuajse nė tė gjitha rastet komplet
i shėrueshėm. Njė sektor i ri ėshtė parandalimi me ilaēe. Me kėtė term ndikohet tentativa pėr tė parandaluar shfaqjen e tumoreve nėpėrmjet marrjes sė substancave qė pėrmbajnė elemente natyrale ose sintetik, tė aftė nė reduktimin e rrezikut pėr zhvillimin e sėmundjes. Kjo ka filluar qė nė vitet ’90 dhe rezultatet e para dėshmojnė qė, parandalimi me ilaēe vepron me efikasitet nė reduktimin e mundėsisė sė shfaqjes sė tumorit tė gjirit. Njėkohėsisht, ėshtė e mundur tė eliminohen apo tė reduktohen efektet penguese tė lidhura me marrjen e ilaēeve mbrojtse.

Si kurohet?

Akoma nė ditėt e sotme, kirurgjia, ėshtė arma mė e efektshme nė terapinė e tumorit tė gjirit. Teknologjitė e ndėrhyrjes janė kryesisht dy: konservuese (ruajtėse) dhe shkatėrruese. Teknologjia konservuese bazohet nė heqjen e njė pjese tė vetme tė sėmurė tė gjirit (zakonisht njė kuadrant) dhe ėshtė e mundur kur tumori ėshtė me pėrmasa tė reduktuara.
Teknologjia shkatėrruese (mastektomia), ėshtė gjithnjė e mė e rrallė dhe parashikon heqjen komplet tė gjirit dhe ėshtė e nevojshme kur tumori ėshtė mjaft i pėrhapur. Nė kėto raste i drejtohet gjithnjė e mė shpesh kirurgjisė rindėrtuese, dhe kur ėshtė e mundur bėhet nė tė njėjtėn sallė operimi. Por, fatkeqėsisht ėshtė e mundur vetėm nė pak qendra me cilėsi tė lartė. Tė dyja kėto teknologji kirurgjikale kėrkojnė heqjen e nyjėzave limfatike nėn sqetull. Por kohėt e fundit, metoda e “nyjėzave limfatike roje” qė lejon nė analizimin e vetėm njė nyjėze limfatike nėn sqetull, mund tė arrijė tė pėrcaktojė nėse nyjėzat limfatike nėn sqetull marrin pjesė apo jo. Me anė tė kėsaj teknike mund tė shmanget hapja (prerja) nėn sqetull, duke zvogėluar kėshtu rrezikun e linfedemės sė krahut tė operuar.

Radioterapia
Radioterapia ėshtė e lidhur me kirurgjinė konservuese, kur ka
rrezik qė nė indet pėrbėrės tė gjirit qė ngelet, qeliza tumorale mund t’i japin jetė njė rikthimi, (por kjo ndodh vetėm nė 5% tė rasteve.) Efektet penguese me aparaturat moderne janė minimale.

Terapitė Mjekėsore
Kėto terapi kanė si qellim tė sulmojnė sėmundjen kudo qė ndodhet nė organizėm, pėr kurimin e metastazave tė shfaqura ose tė fshehura. Terapitė Mjekėsore ndahen nė: kimioterapi, terapi me hormone, terapia imunologjike.
Kimioterapia
Kimioterapia konsiston nė dhėnien e ilaēeve qė shkatėrrojnė, me njė aktivitet helmues selektiv, qelizat tumorale. Janė me mė efekt, kur sa mė i lartė tė jetė shumimi i qelizave dhe pėr kėtė fatkeqėsisht mund tė dėmtojnė dhe indet normale aktivisht shumues (palca e kockės, qelizat e zorrėve, bulb i flokut, etj,…)
Terapia me hormone
Terapia me hormone pėrdor ilaēe qė janė nė gjendje tė bllokojnė stimulimin e qelizave tė mundshme tumoriale tė pranishme nė organizėm, nga ana e hormoneve. Kjo ėshtė e vėrtetė sidomos nė tumoret qė pėrmbajnė tė ashtequajturat “hormone recetori (marrės)”.
Terapitė imunologjike
Terapitė imunologjike influencojnė tė ashtequajturit “kundėrtrupat monoklonalė” qė sulmojnė qelizat tumorale me karakteristika bimolekulare tė posaēme. Gjithēka mė sipėr i pėrket njė tumori prezent…

Shenjat pėr tė dyshuar njė tumor tė gjirit
Nė shumicėn e rasteve, nė ditėt e sotme, tumori i gjirit i prezantohet gruas apo mjekut si njė nyjėz e fortė gjatė palpimit (prekjes). Ēdo nyjėz qė shfaqet pas mbushjes sė 30 vjetėve, duhet konsideruar i denjė pėr thellime diagnostike. Gjithmonė e mė shpesh ėshtė radiologu, qė gjatė njė mamografie apo
Ekografie, e kryer pėr diagnostikim tė parakohshėm, tė shohė njė tumor qė nuk ndihet gjatė palpimit. Janė rastet e vėrteta tė sapofilluara qė kurohen pothuajse 90%. Disa shenja tė tjera tė rralla qė duhen konsideruar janė: mbledhja e lėkurės, skuqje tė lokalizuara apo tė pėrhapura, mbledhje apo ndryshim i thumbit tė gjirit, sekrecion gjaku apo sierre e bollshme e thumbit tė gjirit, zmadhim i dimensioneve tė njė nyje nėn sqetull. Zakonisht, njė tumor qė sapo ka filluar nuk jep dhimbje. Ēfarėdolloj ndryshimi tė pamjes normale apo ndjeshmėri tė gjirit
ėshtė e nevojshme tė pėrballoni nė kohen e duhur problemin, duke iu drejtuar mjekut tė familjes. Njėkohėsisht, duhet tė kontrolloni gjirin nga njė specialist, duke diskutuar me tė dhe tė ndiqni kėshillat. Po kėshtu, tė dėgjoni njė opinion tjetėr, nėse nuk keni ngelur tė kėnaqur nga i pari.

Burimi: Gazeta Albania
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
kitushi
Antar
Antar
kitushi


Female Numri i postimeve : 93
Age : 41
Vendbanimi : tirane
hobi juaj : veterinere
Registration date : 24/09/2008

Shkaktaret e tumorit te gjirit tek grate Empty
MesazhTitulli: Re: Shkaktaret e tumorit te gjirit tek grate   Shkaktaret e tumorit te gjirit tek grate EmptyTue 04 Nov 2008, 20:57

eshte e vertet por nje nder shkaqet e shfaqjes se tumoreve eshte pordorimi i herepashereshem i kontraceptiveve ose ndryshe progresteron por nuk duhet haruar qe sot ne ushqehemi me ushqime qqe rriten ne menyre atificiale ose me hormone prandaj keto raste sa vijne dhe shtohen.menyra me e mire eshte qe nje femer te shkoje tek onkologu te pakten nje here ne vit per kontroll
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shkaktaret e tumorit te gjirit tek grate
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Grate dhe Termat Teknike..

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..:: Shkencat sociale ::..ஜ :: Mjekesia-
Kėrce tek: