Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Helmimet, tejmbushet infektivi

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
PubliC_EnemY
Antare aktiv
Antare aktiv
PubliC_EnemY


Male Numri i postimeve : 168
Age : 32
hobi juaj : sex,tv,libra
Registration date : 22/08/2008

Helmimet, tejmbushet infektivi Empty
MesazhTitulli: Helmimet, tejmbushet infektivi   Helmimet, tejmbushet infektivi EmptyWed 03 Sep 2008, 21:46

Rreth 80 persona ne dite dynden drejt spitalit Infektiv ne QSUT. Nje fakt te tille e kane pohuar mjeket infeksioniste te ketij spitali, te cilet shpjegojne se rastet nuk kane lidhje me njeri-tjetrin. Nga ana tjeter, ata nuk vonojne te japin keshilla, te cilat do te parandalonin probleme te tilla tek popullata. Me kryesorja, sipas tyre, mbetet konsumimi i ushqimeve te pastra, frutave, zarzavateve te fresketa dhe ujit.

Helmimet

Problemet qe kane shfaqur pacientet ne Spitalin Infektiv lidhen me helmimet ushqimore. Keshtu, cdo dite ne urgjencen e Infektivit spitalet mbushen nga rreth 80 paciente qe kane probleme gastroenterite. Sipas mjekut Sadik Aliko, rastet nuk kane lidhje me njeri-tjetrin, ndaj secili trajtohet me kujdesin e vecante te mjekeve. Ne kete menyre, ata kane shfaqur me se shumti simptoma si: Temperature, te vjella, diarre, dhe probleme te theksuara me stomakun. Nje problem tjeter qe shqeteson mjeket eshte fakti se eshte veshtire te gjesh nje shtrat per te semurin. Megjithate, ata pohojne se jane ne gatishmeri per te pritur fluksin e pacienteve. Keshtu, sipas mjekeve rastet e renda shtrohen ne spital. Te tjeret, qe kane probleme me te lehta dhe qe shfaqin me pak simptoma, nga ato te lartpermendura, marrin serumin dhe mjekimin perkates dhe kthehen perseri ne shtepi.

Simptomat

Diarreja dhe te vjellat jane shqetesimet kryesore te pacienteve te paraqitur ne Spitalin Infektiv. Sipas mjekeve, kjo situate eshte stimuluar nga temperaturat e larta. Pacientet jane te prekur kryesisht nga semundjet gastroenterite, si pasoje e kequshqyerjes dhe pakujdesise se tyre per te zgjedhur ushqime te ruajtura ne kushte higjieno-sanitare. Sipas tyre, paciente kane diarre dhe te vjella, cka deshmon se semundja e ka origjinen nga produktet qe kane konsumuar. Megjithate, ne stinen e veres keto probleme jane gjithmone evidente, po te kemi parasysh te njejtat probleme si vitin e kaluar, kur madje numri i pacienteve arritur edhe 110 ne dite. Gjithashtu, mjeket shpjegojne se pacientet kane temperature te larte dhe gjendje te keputuri, cka e ben shendetin e tyre mjaft te dobet. Nderkohe, infeksionistet pohojne se fluksi i pacienteve perbehet nga mosha te ndryshme, duke filluar qe tek te rinjte e deri tek moshat e treta, cka do te thote se situata eshte alarmante per te gjithe. Mjeket keshillojne qe njerezit te mos konsumojne produkte ushqimore te pakontrolluara, te cilat nuk jane ruajtur ne kushte normale. Sa i takon ujit te pijshem, ata rekomandojne zierjen e tij, per shkak te mikrobeve qe mund te jene krijuar. “Produktet ushqimore dhe uji jocilesor ndikojne negativisht mbi shendetin e njerezve dhe shpesh jane bere burim epidemish”, terheqin vemendjen mjeket, duke nxitur pacientet qe t’i zbatojne keshillat e tyre. Nderkohe, ata rekomandojne edhe evitimin e daljes jashte ambienteve te shtepise ne oret e pikut, pasi ne kete situate krijohet gjendje te keputuri dhe pacientet paraqiten me temperature dhe shqetesime te tjera.

Urgjenca e Pediatrise pret 300 femije ne dite

Numri i femijeve qe paraqiten ne nje dite ne urgjencen e Spitalit Pediatrik arrin ne 300 raste ne dite. Nje gje e tille ka bere qe personeli i spitalit ta kete te pamundur t’i perballoje te gjithe. Keshtu, drejtuesit e Qendres Spitalore Universitare te Tiranes kane vendosur qe te shtojne numrin e mjekeve dhe infermiereve ne gatishmeri, per shkak te zgjerimit te ketij fenomeni. Diarreja, te vjellat dhe temperatura e larte kane qene shenjat kryesore qe kane shfaqur pacientet e vegjel ditet e fundit. Sipas bluzave te bardha te ketij spitali, situata behet me e rende gjate fundjaves per shkak te daljeve te shumta ne plazh apo shetitjeve. Per sa u perket ketyre te fundit, mjeket rekomandojne qe te behen vetem gjate oreve te vona te pasdites, dhe pikerisht pas ores 19 si dhe gjate oreve te mengjesit. Ndryshimi i temperaturave dhe pikerisht rritja qe ndodhi gjate javes se fundit, ka sjelle edhe fluks te virozes tek femijet e vegjel. Sipas mjekeve pediater te gjithe pacientet paraqesin pothuajse te njejtat simptoma, por gjendja e tyre ndryshon nga nje rast tek tjetri vetem per shkak te momentit kur dergohen ne spital.

Keshillat

Mbajini femijet ne ambient te fresket

Jepuni te pine sa me shume lengje

Bejuni sa me shume kompresa

Vishini me rroba pambuku

Vizitojini te mjeku i familjes

Kontrollojini vazhdimisht te specialisti
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
kitushi
Antar
Antar
kitushi


Female Numri i postimeve : 93
Age : 41
Vendbanimi : tirane
hobi juaj : veterinere
Registration date : 24/09/2008

Helmimet, tejmbushet infektivi Empty
MesazhTitulli: Re: Helmimet, tejmbushet infektivi   Helmimet, tejmbushet infektivi EmptyTue 04 Nov 2008, 21:10

gjeja me e shpejte qe mund te beni ne keto raste eshte marja ne farmaci e pakove trisol nje serum nga goja nje pako hidhey ne nje gote uje .trisoli ka sheqer ,krip dhe sod tre perberedit per te cilat nje organizem ka nevoje
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Helmimet, tejmbushet infektivi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..:: Shkencat sociale ::..ஜ :: Mjekesia-
Kėrce tek: