Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Astma dhe kolla, te lidhura me refluksin

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
PubliC_EnemY
Antare aktiv
Antare aktiv
PubliC_EnemY


Male Numri i postimeve : 168
Age : 32
hobi juaj : sex,tv,libra
Registration date : 22/08/2008

Astma dhe kolla, te lidhura me refluksin Empty
MesazhTitulli: Astma dhe kolla, te lidhura me refluksin   Astma dhe kolla, te lidhura me refluksin EmptyWed 03 Sep 2008, 21:47

Nė njė intervistė pėr “Panorama”, mjeku gastro-hepatolog, Altin Cekodhima, shpjegon se ēfarė lidhjeje ekziston mes kollės sė vazhdueshme dhe astmės bronkiale dhe ēfarė mund tė bėhet nė kėto raste.
Doktor, ėshtė e vėrtetė qė ka raste kur refluksi tė shfaqė kollė kronike?
Po, nė mjaft raste refluksi gastro-ezofageal shfaqet me shenja atipike, pra, jo me shenjat klasike qė shfaq shpesh kjo sėmundje. Tė tilla pėrfaqėsohen nga sėmundje tė aparatit tė frymėmarrjes nė veēanti astma bronkiale, kolla e vazhdueshme e pashpjegueshme dhe sėmundje qė prekin laringun. Sipas studimeve tė ndryshme, refluksi pastro-esofageal ėshtė pėrgjegjės pėr 10-20% tė rasteve tė kollės. Ndonjėherė, kolla mund tė jetė e vetmja shprehje e refluksit gastro-ezofageal; Gjithsesi, shpesh janė tė pranishme shenja tė tjera si ndjesia e djegėsirės, zgjim me shije tė hidhur nė gojė, etj. Me kalimin e kohės dyshohet pėr praninė e refluksit pastro-ezofageal dhe pacienti i drejtohet gastro-endoskopisė. Kolla kronike qė nuk trajtohet me kurat “klasike”, ėshtė mjaft e shpeshtė te personat qė vuajnė nga refluksi. Mendohet se refluksi acid arrin trakenė dhe bronket, duke shkaktuar njė reagim inflamator. Madje, mendohet se pjesa mė e madhe e pacientėve me astmė jo alergjike vuajnė dhe nga refluksi gastro-ezofageal.
Ēfarė lidhjeje ekziston mes astmės bronkiale dhe refluksit?
Tashmė lidhja mes kėtyre patologjive ėshtė e dokumentuar.
Ekzistojnė studime tė ndryshme nė botė qė flasin pėr praninė e refluksit te gati 50 % e pacientėve astmatikė jo alergjikė. Dy janė mekanizmat qė mendohet se ndikojnė, njė teori “e refluksit” dhe njė teori “si refleks”. Nė rastin e parė simptomat respiratore shkaktohen nga thithja e lėngut gastrik nė pemėn bronkiale, ndėrsa nė rastin e dytė, shkaktohet nga njė refleks qė shkaktohet nga refluksi acid nė nivel tė pjesės sė poshtme tė ezofagut. Tė dyja teoritė shfaqin tė dhėna klinike bindėse dhe mendohet se, ndikojnė tė dy mekanizmat. Veē kėsaj, nė disa raste simptomat e astmės pėrputhen me simptomat tipike tė refluksit, madje ėshtė e vėrtetė qė nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve simptomat respiratore janė lehtėsisht tė predominuara nga ato gastro-ezofageale janė tė pakta ose gati mungojnė; kjo tė ēon tė mendosh pėr praninė e refluksit nė pacientėt astmatikė, sidomos tek ata qė i pėrgjigjen pak terapisė anti-astmatike.
Ēfarė mund tė bėhet nė kėto raste?
Nėse episodet e refluksit bėhen mjaft tė shpeshta dhe zgjasin pėr njė kohė tė gjatė, ato bėhen patologjike. Nė kėto raste ka mundėsi qė tė ndikojė nė shpėrthimin e reflekseve nervore ose dhe material gastrik tė thithet nė bronke dhe tė shkaktojė kriza astmatike, sidomos gjatė natės. Prandaj ėshtė e nevojshme qė pėrveē trajtimit te mjeku alergolog, kėta pacientė tė mbajnė kontakte tė vazhdueshme dhe me mjekun gastro-enterolog, i cili do tė dijė tė pėrcaktojė nėse episodet e refluksit janė patologjikė ose jo dhe se si mund tė trajtohen kėto probleme.

Predispozicioni

Grupmoshat mė tė rriskuara

Dihet qė probabiliteti pėr t’u prekur nga refluksi rritet me kalimin e moshės. Nė pėrgjithėsi, risku shtohet pas tė 40-ve dhe mė tepėr shfaqet gjatė moshės 65-70 vjeē.


Shenjat atipike tė refluksit
Ngjirje zėri
Vėshtirėsi nė gėlltitje
Gėlbazė
Ndjesia e njė “mase” apo diēkaje nė grykė
Kollė kronike e pashpjegueshme
Djegie fyti
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
kitushi
Antar
Antar
kitushi


Female Numri i postimeve : 93
Age : 41
Vendbanimi : tirane
hobi juaj : veterinere
Registration date : 24/09/2008

Astma dhe kolla, te lidhura me refluksin Empty
MesazhTitulli: Re: Astma dhe kolla, te lidhura me refluksin   Astma dhe kolla, te lidhura me refluksin EmptyTue 04 Nov 2008, 20:44

astma eshte ne vetvete nje bronkit alergjik pra keta persona kane alergji te ndryshme por kryesisht polemin e luleve ,pluhurat etjl keta individe duhet te kurohen me antihistaminik sic eshte dexamethazon etj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Astma dhe kolla, te lidhura me refluksin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..:: Shkencat sociale ::..ஜ :: Mjekesia-
Kėrce tek: