Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Aldo Bare: Mė ekstradoni nė Itali

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PubliC_EnemY
Antare aktiv
Antare aktiv
PubliC_EnemY


Male Numri i postimeve : 168
Age : 32
hobi juaj : sex,tv,libra
Registration date : 22/08/2008

Aldo Bare: Mė ekstradoni nė Itali Empty
MesazhTitulli: Aldo Bare: Mė ekstradoni nė Itali   Aldo Bare: Mė ekstradoni nė Itali EmptyThu 04 Sep 2008, 13:20

Aldo Bare: Mė ekstradoni nė Itali Aldo-bare

Kreu i Bandės sė Lushnjės, Aldo Bare, dėshiron tė ekstradohet nė Itali, duke “injoruar” kėrkesėn e palės shqiptare.

Nė seancėn gjyqėsore nė Gjykatėn e Lartė turke, nė procesin gjyqėsor pėr ekstradimin e tij nė Shqipėri, ka deklaruar se “mė mirė mė ekstradoni nė Itali sesa nė Shqipėri”.

Kėrkesa e tij ėshtė mbėshtetur edhe nga avokati i tij turk, i cili i ka parashtruar gjykatės disa dokumente qė i referohen deklaratave tė politikės shqiptare ndaj klientit tė tij, duke e akuzuar pėr njė sėrė ngjarjesh, pa qenė i dėnuar.

Nė dosjen e dorėzuar nė gjykatė mbrojtėsit e kapobandės shqiptar, kanė argumentuar se kthimi i tij nė atdhe rrezikohet deri nė eliminim fizik. Avokatėt kanė parashtruar nė seancė se ēuarja e Aldo Bares dhe gjykimi nė gjykatat shqiptare do tė shoqėrohej me njė proces politik.

Pėr tė vėrtetuar alibinė, mbrojtja ka paraqitur deklaratat e zyrtarėve tė lartė tė shtetit shqiptar, tė cilėt e akuzonin Baren pėr dhjetėra ngjarje kriminale si dhe pėr lidhje me politikėn. Dokumentet e palės mbrojtėse janė shoqėruar me dėshminė surprizė tė Bares, i cili ka kėmbėngulur se, nėse ekstradohet nė Shqipėri i rrezikohet jeta.

Duket se pas kėsaj deklarate, gjykata mund tė vendosė ekstradimin e tij nė Itali, duke marrė parasysh dėshirėn e tė pandehurit.

Nėse vendoset ekstradimi nė Itali, kreu i Bandės sė Lushnjės do tė akuzohet pėr trafik droge nė bashkėpunim. Disa muaj mė parė drejtėsia italiane ka pėrfunduar hetimet pėrreth 40 anėtarė tė Bandės sė Lushnjės. Hetimet italiane nisėn rreth katėr vjet mė parė, ku u konkretizuan nė muajt e parė tė vitit 2006.

Operacioni pėrfundoi me arrestimin e Enver Dondollakut, i cili, sipas informacioneve tė para, ka pranuar tė bashkėpunojė me drejtėsinė, duke treguar trafikun e drogės nga “kapoja” i tij, Aldo Bare. Sipas provave, rezulton se droga vinte nga Lindja dhe pėrfundonte nė Turqi. Mė pas, nėpėrmjet vendeve ballkanike, pėrfundonte nė Itali dhe merrej nėn administrim nga krahu i djathtė i Bandės sė Lushnjės, Enver Dondollaku.

Bare, linja e drogės

Hetuesit e antimafies sė Torinos, tė ndihmuar nga Shėrbimi Sekret Ushtarak i Italisė (SISMI) kanė mbledhur tė dhėna se kreu i kėtij rrjeti, i cili merrej me trafikun e heroinės dhe kokainės nga Turqia nė Itali ėshtė Alfred Shkurti, i njohur dhe si Aldo Bare.

Ky i fundit, sipas hetimeve italiane, ka pasur si garanci pėr trafikun ndėrkombėtar tė drogės edhe disa politikanė. Mėsohet se pėr zbardhjen e kėtij rrjeti ka bashkėpunuar nėn statusin e “tė penduarit” edhe Dondollaku.

Sipas antimafies torineze, provat nė dosjen ndaj 40 anėtarėve tė bandės sė Aldo Bares, qė i ėshtė deleguar gjykatės, janė grumbulluar nga pėrgjimet telefonike.

Prej tyre, ėshtė kuptuar ekzistenca, nė shumė rajone tė veriut (Itali), nė veēanti nė Piemonte, e njė grupi shqiptarėsh, tė cilėt fusnin nė treg heroinė dhe kokainė.


Dosja italiane

Shėrbimi sekret italian, SISMI, ka hetuar organizatėn e Aldo Bares nė Turqi.

Madje, nga pėrgjimet e realizuara nė Turqi ka arritur tė sigurojė prova se Alfred Shkurti (Aldo Bare) organizonte shumė shpesh mbledhje nė Turqi, me bashkėpunėtorėt e tij.

Kjo bėhej pėr tė vendosur strategjitė mė tė mira, pėr trafikun e drogės nė drejtim tė Italisė. Njė nga vėshtirėsitė e hetimit nė Itali ishte se Bare nuk ka qenė kurrė nė Itali dhe nė lojė ėshtė futur Shėrbimi Sekret Italian.

Sipas italianėve, nė disa raste Aldo Bare ka ndėrhyrė nė Shqipėri, ku ka ndėrmarrė aksione pėr tė “eliminuar” personazhe tė pakėndshme ose konkurrentė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Aldo Bare: Mė ekstradoni nė Itali
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Itali, pranga 24 anetareve te trafikut te droges
» Itali: Falsifikimi i dokumentave krim shqetesues
» Kapet me kokaine shoferi i Ambasades shqiptare ne Itali

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: