Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shalqiri, fruti i pasionit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Cun_Lacian
Antare aktiv
Antare aktiv
Cun_Lacian


Male Numri i postimeve : 200
Age : 39
Vendbanimi : Kudo
Registration date : 20/08/2008

Shalqiri, fruti i pasionit Empty
MesazhTitulli: Shalqiri, fruti i pasionit   Shalqiri, fruti i pasionit EmptySun 07 Sep 2008, 22:46

[b]Ngjyra, shija dhe uji i tepėrt qė pėrmban e bėjnė frutin mė tė preferuar tė verės. Por, pėr shkencėtarėt ka mė shumė arsye pėr tė mos e ndarė nga tavolina.

E para mendohet se ka tė njėjtat efekte me viagrėn. Pėr kėtė janė tėrėsisht tė bindur kėrkuesit e Universitetit tė Teksasit, qė sapo kanė prezantuar rezultatet e njė studimi. Sipas tyre, sekreti i zgjerimit tė enėve tė gjakut qėndron te citrulina. Kur hani njė fetė shalqiri, trupi, pasi e pėrthith citrulinėn, e shndėrron atė nė argininė, njė aminoacid qė ndihmon nė funksionimin e sistemit tė qarkullimit tė gjakut dhe atė imunitar. Pra, te shalqiri, sipas njė studimi tė fundit zhvilluar nė Teksas, gjendet zėvendėsuesi natyror i viagrės dhe pėr kėtė arsye ky frut mund tė jetė njė zėvendėsues i denjė i saj. Bhimu Patil, qė ka ndjekur nga afėr kėrkimin, shpjegon se nė thelb tė zgjerimit tė enėve tė gjakut qėndron citrulina, njė aminoacid qė pėrthithet nga organizmi njerėzor dhe ėshtė i pranishėm edhe te mishi dhe lėvozhgat e arrės. Nga njė fetė shalqiri trupi merr citrulinė, qė falė veprimit tė disa enzimave shndėrrohet nė argininė, njė aminoacid qė ndihmon funksionin e sistemit tė qarkullimit tė gjakut dhe atė imunitar. "Arginina vepron mbi kapilarėt, shpjegon Patil, dhe rrit pėrqendrimin e oksidit tė azotit. Kjo lejon tė kurosh disfunksionin eretil, ndoshta edhe ta parandalosh. Sigurisht pa efektet anėsore tė viagrės.

Todd Wehner, studiues i Universiteti tė Karolinės sė Veriut, tha se ėshtė e gabuar tė presėsh efektet e viagrės nga njė fetė shalqiri. "Nuk mund ta zėvendėsojė njė ilaē", komenton Wehrer, ndėrsa Penelope Perkins-Veasie, kėrkuese e departamentit tė agrikulturės nė Oklahoma, mbėshtet se zbulimi i

Bhimu Patil ėshtė i vlefshėm, por paralajmėron: "Do tė duheshin tė paktėn gjashtė filxhanė tė mėdhenj me lėng shalqiri pėr tė marrė citrulinėn nė doza tė mjaftueshme pėr tė arritur efektin e dėshiruar".

Mrekullitė e shalqirit

Njė nga kėnaqėsitė e tavolinės nė verė ėshtė pa dyshim shalqiri. Freskia dhe shuarja e etjes janė dy nga vetitė kryesore tė tij. Nėse mendohet se nė antikitet vendosej zakonisht nė varret e faraonėve si mjet pėr jetėn e pėrtejme, nuk ėshtė e vėshtirė tė mendosh se si shalqiri mund tė konsiderohet njė lloj ilaēi pėr jetė sa mė tė gjatė, pėr shkak tė sasisė sė madhe tė antioksiduesve qė pėrmban. I pasur me ujė dhe fruktozė, shalqiri pėrmban njė varietet tė madh vitaminash, nė veēanti vitaminėn A, vitaminėn C dhe kalium. Pėr shkak tė pėrbėrjes sė tij, shalqiri ėshtė njė frut shumė hipokalorik, i pėrshtatshėm pėr sezonin e verės, pėr aftėsinė e tij nė shuarjen e etjes. Pėr mė tepėr, sikur tė mos mjaftonte, shalqiri ėshtė njė ndihmė e madhe edhe pėr dietėn: ideale pėr diuresėn, ky frut luan njė rol tė rėndėsishėm nė furnizimin me ujė tė organizmit tonė. Pėrveēse mund tė konsumohet i vetėm, shalqiri mund tė pėrshtatet shumė mirė me pjata si sallatat verore, tė shoqėruara nga domatet, karotat, spinaqi, qepėt dhe lakrat. I pėlqyer pėr pėrgatitjen e akulloreve, ėmbėlsirave, pijeve dhe marmelatave, shalqiri mund tė pėrdoret edhe nė kozmetikė. Nė tė vėrtetė, zemra e shalqirit ėshtė shumė e mirė pėr tė pėrgatitur maska hidratuese dhe me lėngun e saj pėrdoren lėngje tė nevojshme pėr tė zbutur lėkurėn e thatė. Pėrkrah llojeve klasike, kohėt e fundit janė shfaqur nė treg edhe disa lloje tė tjera qė pėrmbajnė mė pak sheqer dhe janė tė domosdoshme pėr t‘u pėrdorur nga personat qė vuajnė prej diabetit. Me tė njėjtėn shije dhe me tė gjitha vlerat si shalqiri i zakonshėm, ai do tė pėrmbajė rreth 50 pėr qind sheqer mė pak. Padyshim, njė ndihmė e madhe pėr diabetikėt.

Historia

David Livingstone, njė nga zbuluesit i Afrikės, raportoi se shalqiri rritej nė sasi shumė tė madhe nė shkretėtirėn e Kalaharit, nga supozohet se ka edhe origjinėn. Aty fruti rritej si njė bimė e egėr dhe njihej me emrin tsamma (citrullus lanatus var citroides). Bima ėshtė e njohur pėr gjethet e saj tė veēanta dhe pėr numrin e madh tė frutave qė prodhon, deri nė 100. Pėr kėtė arsye, ishte njė ndėr furnizuesit mė tė mirė me ujė pėr organizmin, pėrveēse ushqim pėr njerėzit dhe kafshėt. Nuk dihet ende me saktėsi se kur shalqiri u kultivua si fillim, por vjelja e parė e regjistruar deri mė sot ka ndodhur nė Egjiptin Antik rreth 5000 vjet mė parė dhe ėshtė dokumentuar nė disa hieroglifė. Ky ėshtė fruti qė shpesh futej nė varret e faraonėve, si mbėshtetje pėr jetėn e pėrtejme. Nė mitin egjiptian, shalqiri e kishte origjinėn nga fara e Zotit tė tyre Seth. Nė shekullin X pas Krishtit shalqiri u kultivua edhe nė Kinė, qė aktualisht ėshtė prodhuesi mė i madh nė rang botėror. Nė shekullin XIII fruti erdhi nė Evropė si pasojė e pushtimit tė morėve (arabėve).

Pije dhe ushqim

Shalqiri i freskėt mund tė konsumohet nė shumė mėnyra, por gjithashtu mund tė pėrdoret edhe pėr tė aromatizuar pijet apo pėr tė pėrgatitur koktejet e ndryshme tė verės. Njė gotė mesatare me lėng shalqiri pėrmban rreth 48 kalori. Shalqiri ėshtė njė burim i jashtėzakonshėm i vitaminės C dhe A dhe ka sasi tė vogla vitaminash B6 dhe B1, po ashtu edhe magnez dhe kalium. Shalqiri rozė ėshtė gjithashtu burimi mė i fuqishėm i antioksiduesit tė njohur me emrin likopen dhe i substancės me emrin citrulinė. Njė studim i zhvilluar nga shkencėtarėt e Universitetit tė Jutendos nė Tokio, kanė provuar efikasitetin e likopenit nė mbrojtjen e mushkėrive tė duhanpirėsve, ose tė atyre qė jetojnė nė qytete industriale, ku ajri ėshtė i ndotur nga substancat toksike.

Lėngu i tij (sė bashku me atė tė domates) ka arritur tė parandalojė zhvillimin e emfizemės sė mushkėrisė te kafshėt e rritura nė ambiente ku ajri ishte ndotur me qėllim me tym duhani. Kėrkuesit japonezė po shqyrtojnė mundėsinė ta pėrsėrisin studimin edhe te njerėzit, duke bėrė qė t‘i nėnshtroheshin njė kure me likopen njė grupi tė sėmurėsh tė prekur nga shqetėsimet kronike tė mushkėrive. Sipas shkencėtarėve japonezė, glikopeni, qė gjendet me shumicė te domatet dhe shalqiri, do tė jetė nė gjendje tė ndalojė zhvillimin e sėmundjeve falė fuqisė antioksiduese. Pėr mė tepėr, koret e shalqirit janė gjithashtu tė ngrėnshme dhe gjithmonė e mė shpesh po pėrdoren nė gatime nga mė tė ndryshmet. Zakonisht, pasi janė pjekur dhe qėruar, ato mund tė gatuhen me vaj ulliri, hudhra, speca djegės, sheqer dhe rum. Nė shumė vende si Amerika, Rusia, Ukraina, Rumania dhe Bullgaria koret e tij pėrgatiten nė formėn e turshive. Farat e tij, tė pasura me yndyra dhe proteina, po pėrdoren gjithmonė e mė shumė si ushqime "snack", u shtohen pjatave tė tjera, ose pėrdoren pėr pėrgatitjen e vajit. Varietete tė veēanta po kultivohen mė pak ujė, por me shumė fara. Nė Kinė, farat e shalqirit tė pjekura konsumohen aq shumė, sa kanė konkurruar edhe farat e lulediellit apo ato tė kungullit. Nė Afrikėn Pėrėndimore, ato pėrdoren pėr vaj, pėr njė lloj supe (egusi) dhe pėr pjata tė tjera. Shalqiri pėrmban rreth 92 pėr qind ujė. Sot, nė Pėrėndim mund tė gjesh nėpėr bare, e sidomos nė klubet e natės, njė pije tė re alkoolike tė quajtur "Hard Watermelon", ku lėngu i shalqirit ėshtė i pėrzier me disa lloje alkoolesh.

Pėrdorimi i tij sipas kulturave

Shalqinjtė pėrdoren nė shumė vende si simbole gjatė festimeve tė ndryshme dhe ditėve tė shėnuara tė vitit.

Nė Meksikė, nė jetėn artistike dhe sidomos nė ditėn e tė vdekurve, shalqiri vizatohet si njė frut qė hahet nga tė vdekurit, ose ka lidhje tė ngushtė me vdekjen. Ky subjekt shfaqet rregullisht nė tė gjitha punimet prej qeramike dhe nė objektet e ndryshme artistike tė asaj ditė. Shalqinjtė janė akoma njė ndėr temat e preferuara pėr jetėn artistike meksikane. Nė Vietnam pėrdoret si pjesė e pushimeve pėr vitin e ri vietnamez, Tįŗæt, sepse ngjyra e tij konsiderohet si ngjyrė fati. Aty konsumohen shumė edhe farat. Nė shekullin e 19-tė dhe fillimet e shekullit 20, amerikanėt me origjinė afrikane zakonisht pėrshkruheshin nė karikaturat raciste si njerėz qė i hanin shumė shalqinjtė. I njėjti pėrshkrim pėr dashurinė e afrikanėve pėr shalqirin pėrdoret nė disa shtete tė Meksikės. Megjithatė, kėtu nuk shihet si veprim racist.

Rekordi

Njė shalqi i zi me peshė rreth tetė kilogramė, qė i pėrkiste varietetit "Densuke" mban aktualisht rekordin pėr sa i pėrket ēmimit. Ai ėshtė shitur nė Japoni pėr shifrėn rekord prej 6100 dollarėsh. Shalqiri ėshtė blerė nga njė shitės i prodhimeve tė detit si shenjė pėr tė mbėshtetur agrikulturėn e vendit. I kultivuar nė ishullin verior tė Hokaidos, ky produkt me ngjyrė tė errėt ėshtė jashtėzakonisht i ėmbėl dhe ka njė shije tė mrekullueshme, si pasojė e temperaturave tė larta tė prillit dhe qershorit.

Miku i verės

Dihet qė nė verė lėkura dehidratohet shumė lehtė, pėr shkak tė nxehtėsisė sė diellit dhe djersės. Ndaj, edhe natyra duket se e ka "krijuar" shalqirin si frutin pėr tė shėruar tė gjitha tė "kėqijat" e verės

Lėkura e thatė

Zemrėn e shalqirit lėreni pėr dhjetė minuta nė njė vend tė freskėt dhe pastaj lėngun e tij vendoseni ngadalė nė lėkurė dhe qafė. Pasi lėkura ta ketė pėrthithur, shpėlajeni me ujė tė ftohtė.

Nxirja

Ndoshta jo tė gjithė e dinė se pėrveē karotės, ėshtė edhe shalqiri qė pėrdoret si mjet natyror pėr njė nxirje perfekte qė zgjat shumė. Para se tė ekspozoheni nė diell, hani sa mė shumė tė jetė e mundur shalqi.

Flokėt

Ėshtė mirė tė pėrdorni kėtė recetė: merrni tė gjitha farat e fetės qė sapo keni ngrėnė dhe grijini me vajin e farave tė tij. Pastaj pėrbėrjen vendoseni nė flokė dhe lėreni pėr 30 minuta. Nė fund lajeni flokun me shampo normale.

Fruti

Shalqiri ėshtė i pasur me beta karoten, vitaminė C dhe kalium, qė ndihmon nė rregullimin e funksionimit tė zemrės dhe tė tensionit tė gjakut. Substanca beta karoten luan njė rol tė rėndėsishėm nė pėrmirėsimin e shikimit dhe funksionimin e mirė tė syve

Zėvendėsuesi

Tė shalqiri, sipas njė studimi tė fundit zhvilluar nė Teksas, gjendet zėvendėsuesi natyror i viagrės dhe pėr kėtė arsye ky frut mund tė jetė njė zėvendėsues i denjė i saj. Nė thelb tė zgjerimit tė enėve tė gjakut qėndron citrulina

Diabetik

Pėrkrah llojeve klasike, kohėt e fundit janė shfaqur nė treg edhe disa lloje tė tjera qė pėrmbajnė mė pak sheqer dhe janė tė domosdoshme pėr t‘u pėrdorur nga personat qė vuajnė prej diabetit

Konsumi
Nė Kinė, farat e shalqirit tė pjekura konsumohen aq shumė, sa kanė konkurruar edhe farat e lulediellit apo ato tė kungullit. Nė Afrikėn Pėrėndimore, ato pėrdoren pėr vaj, pėr njė lloj supe (egusi) dhe pėr pjata tė tjera

Vetitė

I pasur me ujė dhe fruktozė, shalqiri pėrmban njė varietet tė madh vitaminash, nė veēanti vitaminėn A, vitaminėn C dhe kalium. Pėr shkak tė pėrbėrjes sė tij, shalqiri ėshtė njė frut shumė hipokalorik, i pėrshtatshėm pėr sezonin e verės, pėr aftėsinė e tij nė shuarjen e etjes
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Shalqiri, fruti i pasionit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cili Esht Fruti Juaj Me i Preferuar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..:: Arti dhe Kultura ::..ஜ :: Kuzhina Shqiptare-
Kėrce tek: