Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Bukuria shkon, lumturia duhet gjetur...

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Cun_Lacian
Antare aktiv
Antare aktiv
Cun_Lacian


Male Numri i postimeve : 200
Age : 39
Vendbanimi : Kudo
Registration date : 20/08/2008

Bukuria shkon, lumturia duhet gjetur... Empty
MesazhTitulli: Bukuria shkon, lumturia duhet gjetur...   Bukuria shkon, lumturia duhet gjetur... EmptySun 07 Sep 2008, 23:05

Stina e bukur e verės ėshtė nė kulmin e saj, dhe ato qė e vuajnė mė shumė jemi ne femrat qė edhe pse ėshtė njė stinė e bukur, ne e shikojmė edhe si stinė tė frikshme. Stina ku natyra jonė e jashtme ėshtė mė nė pah se kurrė, ku neve na mbulojnė ndjenjat e frikės dhe pakėnaqėsisė ndaj vetes tonė. Nuk kam dėgjuar deri mė sot njė femėr qė tė jetė tėrėsisht e kėnaqur nga fiziku qė i ka dhėnė natyra. Edhe nė intervistat e modeleve mė tė famshme tė gjithė mund tė vėmė re se janė tė pakėnaqur nga trupi i tyre. Pėrse kėtė problem nuk kam dėgjuar ta kenė meshkujt, sado tė jenė tė kujdesshėm pėr pamjen e tyre, arrijnė ta gjejnė konfortin me vetveten dhe tė jenė mirė me tė. Ta kesh problem pamjen tėnde ėshtė gabimi mė i madh qė bėn ēdo femėr, ėshtė njė mungesė e thellė besimi nė vetvete. Kush na garanton neve qė modelet mė tė bukura janė tė kėnaqura, janė tė lumtura, kanė gjetur dashurinė e vėrtetė? Lumturinė nuk e sjell dhe as merr bukuria jote e jashtme.
Ndoshta keni edhe tė drejtė shumė herė e kemi dėgjuar kėtė edhe na duket tė gjithėve edhe mua bashkė me ju si njė frazė e gatshme thjesht pėr tė dhėnė pak kurajė kur nuk je e bukur. Po nėse ne e mendojmė ėshtė e vėrtetė qė bukuria e jashtme ėshtė njė kartėvizitė e cila bėn paraqitjen tėnde tė parė tek njerėzit qė nuk tė njohin, ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė tė kesh njė fytyrė tė bukur dhe trup tė bukur nuk tė bėn dėm. Nuk ėshtė e vėrtetė qė po je njė femėr e bukur duhet tė jesh domosdoshmėrisht “e trashė” dhe po je njė femėr mė pak e bukur duhet tė jesh domosdoshmėrisht “e zgjuar”. Ka vajza tė bukura dhe tė zgjuara ashtu siē ka tė shėmtuara edhe tė trasha. Sepse nuk ekziston asnjė lidhje mes bukurisė sė jashtme edhe asaj qė ti je.
Kėto janė gjėra tė cilat ne i kemi sajuar vetė dhe kemi bėrė gabim, sepse qėllimi ka qenė tė jepnin kurajė vajzave mė pak tė bukura, por realisht kemi gabuar sepse krijojmė njė lidhje artificiale tė pamjes sė jashtme me cilėsitė e brendshme tė femrave. Duhet tė mėsojmė tė mos krahasohemi me modelet apo artistėt qė dalin nė televizion, televizioni gėnjen mė shumė se ēdo gjė tjetėr, kanė staf tė madh truku, kompjuterik qė edhe mostrin e Frankejshtanit tė duket i bukur nga televizioni.
Tė mėsojmė ta duam veten pėr atė qė jemi, pėr atė qė e ndjejmė veten. Mos ta lejojmė pamjen e jashtme tė na kushtėzoj jetėn, tė na bėj rob tė saj, tė na mbushi me frikė, qė nuk na lejon ta bėjmė jetėn si e duam. Ne meritojmė tė na duan pėr atė ēka jemi, pėr atė ēka ndjejmė, ēka mendojmė, dhe jo pėr pamjen e jashtme tė cilėn na e kanė dhuruar dhe nuk e kemi krijuar vetė. Tė duam vetėn ėshtė hapi i parė pėr tė dashur tė tjerėt dhe pėr tė qenė i lumtur. Lumturia nuk blihet e bukurinė e trupit tėnd, nuk blihet as me paratė e kirurgjisė plastike. Ajo krijohet ditė pas ditė, me vlerat tuaja, me mundimin tuaj pėr tė bėrė gjėrat e duhura nė jetė. Gra tė mrekullueshme qė kanė njė familje tė mirė, njė punė tė mirė dhe dashuri rreth tyre dhe qė nuk ndjehen mirė sepse nuk i pėlqen pamja e tyre fizike, vajza tė mrekullueshme qė studiojnė, punojnė, kanė njė jetė tė bukur dhe nuk ndjehen mirė se nuk i pėlqen pamja e tyre fizike. Kjo ėshtė tė shkatėrrosh lumturinė mė duart e tuaja.
Unė nuk ju them qė tė jeni gra mendjelehta dhe tė mos kujdeseni pėr pamjen e jashtme, sepse ju duhet tė kujdeseni pėr pamjen tuaj. Ashtu siē kujdesemi pėr botėn tonė tė brendshme duke studiuar, lexuar, punuar, biseduar, ashtu duhet tė kujdesemi pėr pamjen tonė tė jashtme. Por tė lejojmė qė jeta jonė tė kushtėzohet nga njė defekt i vėrtetė apo njė defekt i sajuar nga truri ynė ėshtė ēmenduri dhe mendjelehtėsi.
Ku janė kėta burra perfekt, tė cilėt nuk kanė asnjė defekt dhe kanė njė bukuri hyjnore? Unė nuk kam parė ndonjė, edhe ju jam e sigurt nuk e keni parė sepse nuk ekziston. Ashtu siē nuk ekziston edhe femra perfekte. Ekzistojmė vetėm ne qė jemi qenie tė ndryshme nga njėra-tjetra dhe duhet tė jemi krenare pėr atė qė jemi, ashtu si edhe meshkujt pėr atė qė janė.
Hidhini njė sy tė gjitha reklamave qė jep televizioni dhe do tė vini re qė tė gjitha produktet qė reklamohen, kanė njė tė pėrbashkėt japin tė gjithė publicitet aftėsive tė tyre pėr tė mos tė shėndoshur, pėr tė mbajtur trupin nė formė apo pėr tė dobėsuar. Nėse kjo do tė ishte e vėrtetė si ka mundėsi qė ne duke ngrėnė ato produkte, ose duke pėrdorur ato mjete qė reklamohen nuk bėhemi modele siē janė ato nė reklamė. Nuk e kuptoni pse bėhet kėshtu reklamimi? ėshtė shumė e thjesht, duke qenė se ata qė pėrgatisin reklamat jetojnė me realitetin e pėrditshėm, e dinė fare mirė qė pika jonė e dobėt ėshtė njė pamja sa mė e mirė fizike, kjo i ēon ata nė bindjen e plotė se duke na prekur nė kėtė pikė tė dobėt do tė shesin ēfarėdolloj produkti qoftė. Se ne jemi tė sėmura nga mendja, mendjelehta duam vetėm tė jemi me masė 38-40.
Shėndeti i tepėrt nuk ėshtė njė mungesė e ushqimeve tė duhura, por ėshtė njė ēėshtje shumė mė e thellė se kaq. Dhe arsyen kryesore e gjejmė tek bota jonė e brendshme, tek pesimizmi, tek stresi, tek lodhja, tek problemet, tek organizmi juaj, tek origjina familjare. Tė cilat nuk zgjidhen duke bėrė lloj - lloj dietash, duke blerė lloj - lloj produktesh qė tė dobėsojmė, por duke u ndjerė mirė mė veten. Duke u munduar tė kuptojmė mė shumė pėr atė ēka na bėn tė ndjehemi mė mirė brenda, dhe kur t’ja kemi arritur qėllimit, atėherė duhet tė dalim para pasqyrės dhe tė jeni tė bindura qė veten atėherė do jeni shumė tė bukura dhe tė kėnaqura me atė qė jeni.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Bukuria shkon, lumturia duhet gjetur...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» PoeZi - Bukuria
» A duhet ti zejme bese femres?
» Dashurine duhet ta presim apo ta kerkojme?
» Diabeti, si duhet te kombinojne ilacet me ushqimin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..:: Arti dhe Kultura ::..ஜ :: Moda dhe estetika-
Kėrce tek: