Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ziso Kristopulli deshmon ne proces

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

Ziso Kristopulli deshmon ne proces Empty
MesazhTitulli: Ziso Kristopulli deshmon ne proces   Ziso Kristopulli deshmon ne proces EmptyTue 09 Sep 2008, 20:53

Ziso Kristopulli deshmon ne proces Ziso-kristopulli

Nje nga deshmitaret kryesore ne procesin ndaj ish zyrtareve te SHIK-ut qe akuzohen per torturimin dhe vrasjen e biznesmenit Remzi Hoxha, tregon torturat qe i jane bere ne mjediset e sherbimit sekret.

Ziso Krostopulli deshmoi para gjykatesve duke thene se e kishin detyruar me dhune te firmose se kishte qene pjese e planeve per vrasjen e ministrit te Brendshem dhe sabotimit te Kushtetutes.

“Jam goditur dhe rrahur vend e pa vend. Ne shputat e kembeve, ne bark dhe me pas te gjunjet”, thote Kristopulli, nje prej te mbijetuarve te rrembyer nga SHIK-u ne vitin 1995.

Ai deklaroi per mbi dy ore e gjysme te gjitha rrethanat e rrembimit te tij, mbajtjes peng ne Vain te Lezhes dhe torturimin qe ju be pergjate pese diteve nga agjente te SHIK-ut.

Deshmitari ka akuzuar direkt per dhunen e paprecedente dy te pandehurit, Budion Mece dhe Ilir Kumbaro, qe sipas tij e kishin keqtrajtuar ne menyre cnjerezore. Kristopulloi u tha gjyqtareve se Avdyl Loshajn e njihte, per shkak se ai kishte bere pushime ne lokalin e tij, kurse per Remzi Hoxhen kishte degjuar ne dhomat ku ai torturohej dhe se i kishte degjuar te bertiturat.

Deshmitari shtoi se agjentet e SHIK-ut e kishin detyruar me dhune te firmoste dokumenta ne baze te te cilave akuzohej per trafik armesh me Serbine, falsifikim te kushtetutes dhe tentative vrasjeje te ish ministrit te Brendshem, Agron Musaraj.

Gjate marrjes ne pyetje nga SHIK, Kristopulli u tha gjyqtareve se ngaqe nuk u duronte dot me tej torturat ka firmosur qe e njihte edhe Remzi Hoxhen me te cilin ishte bashkepuntor.

I pyetur nga gjykata per secilin nga te pandehurit Kristopulli tha per Avni Koldashin, se nuk kishte asnje akuze kunder tij, pasi ishte sjelle shume mire me te.

Ndersa perkunder deklaratave dhene prokurorise deshmitari mohoi ta njihte, Arben Sefgjinin. Ne kohen qe Ziso Kristopulli dha deshmine e tij mbi rrembimet e trefishta me pasoje zhdukjen e Remzi Hoxhes, ne sallen e gjykates nuk ishte asnjeri nga te akuzuarit e prokurorise, as drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Arben Sefgjini dhe as ish shefi i bazes vezhguese te SHIK, Avni Koldashi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Ziso Kristopulli deshmon ne proces
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Skandali i pedofilise, deshmon femija

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: