Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 “Alberta” zbulon “miqesine” kriminale

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

“Alberta” zbulon “miqesine” kriminale Empty
MesazhTitulli: “Alberta” zbulon “miqesine” kriminale   “Alberta” zbulon “miqesine” kriminale EmptyTue 23 Sep 2008, 01:13

“Alberta” zbulon “miqesine” kriminale Trafiku-alberta

Operacioni Alberta qe arrestoi nje grup te gjere trafikantesh ne aksin Shqiperi-Kosove, zbulon miqesine mes grupeve kriminale serbe dhe shqiptare. Rrjeti mbushte nevojen e tregjeve te tre vendeve, duke u furnizuar nga trafikante turq dhe serbe te armeve.

Prokuroria e Krimeve te Renda u njoh me trafikun nderkombetar te armeve ne dy vitet e fundit rastesisht duke pergjuar nje grup ushtarakesh nga Berati, Lushnja dhe Tirana, i cili gjate procesit gjyqesor deklaroi se do te nderronte me nje grup trafikantesh kosovare 100 mije fisheke per 100 pistoleta “mini blow” dhe qe pika e takimit ishte Durresi.

Ketu do te kishte edhe njohje me trafikun e armeve se si kishte nderruar kahun e saj. Fisheket qe kerkoheshin ne Kosove nga Shqiperia ishin kerkese e 2006-es, per pistoleta “TT”, si edhe kallashnikove.

Pas zberthimit te ketij grupi, jo vetem prokuroria por edhe policia do ta kishte te lehte te operonte ne tregun e armeve te pistoletave me origjine turke “mini blow” dhe “zastava”-t jugosllave, te cilat kushtojne vetem 300 dollare edhe ne tregun shqiptar, por jane te nje cilesie te ulet. Vetem ne dy vitet e fundit jane bllokuar me teper se 600 pistoleta “mini blow” dhe “zastava”, te cilat vijne nga Kosova drejt Shqiperise.

Disa operacione te koduara “Cikloni” nga policia shqiptare kane kapur sasi te konsiderueshme te ketyre lloj pistoletave nga Kosova dhe Mali i Zi ne Shqiperi, per nje perdorim te brendshem ne tregun shqiptar. Nderkohe qe eshte goditur me teper rrjeti qe sillte arme nga Kosova ne Shqiperi se sa ai qe nis anasjelltas.

Te pakten 200 “berreta” amerikane, qe kane nje cmim qe i kalon 1 mije dollaret jane kapur kohet e fundit nga policia shqiptare me drejtim Kosoven. Rasti i fundit me kete lloj destinacioni ishte kapja ne maj te ketij viti ne kryeqytet te 75 pistoletave “berreta” me drejtim Kosoven.

Gjithcka mbi kete trafik mbyllet me faktet se pavaresisht nje lufte kombesh midis shqiptareve dhe serbeve, e cila ekziston per kohe te gjate, kur vjen ceshtja per ngritjen e rrjeteve kriminale te trafikut te droges, te thyerjes se embargos se karburanteve, te cigareve apo edhe te armeve, nuk njihet asnje armiqesi.

Edhe pse lidhja serbo-shqiptare midis trafikanteve nuk perben ndonje veper te vecante penale, kjo eshte vetem nje cudi per ekzistencen e korridoreve te tilla.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://angels.albanianforum.net
 
“Alberta” zbulon “miqesine” kriminale
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kërce tek: