Angel Super admin
Numri i postimeve : 1618 Age : 40 Vendbanimi : Durres hobi juaj : operator / futboll Registration date : 20/08/2008
| Titulli: Erion Isufi: Une, jo ortak me Fazllic Tue 07 Oct 2008, 21:00 | |
| Nje nga njerezit me te perfolur ne ceshtjen Fazllic, Erion Isufi, ose sic njihet ne publik kunati i ministrit te Jashtem Lulzim Basha, i ka cilesuar shpifje dhe spekulime gjithcka eshte thene ne media per lidhjet e tij me biznesmenin boshnjak, Damir Fazllic. Ne nje deklarate publike, nje dite pas intervistes se zotit Fazllic per Top Channel, kunati i ministrit Basha thote se nuk ka ushtruar ansje aktivitet ekonomik te perbashket me Damir Fazllic dhe se nuk ka qene asnjehere partner apo ortak me te. Kjo deklarate, e njejte me ate qe beri ne te njejten dite si Damir Fazllic dhe ministri Basha, pasohet nga pohimi se zoti Isufi, rreth te 30-ave, ka qene administrator prane kompanise SRF Developments, e cila sipas tij nuk ka kryer asnje aktivitet ekonomik gjate kohes qe kunati i ministrit Basha ka kryer kete detyre. Kunati i zotit Basha, Erion Isufi pohon gjithashtu se dy kompanite e tjera, Virtu Acqisitions dhe Crown Acquisitions nuk jane bere ansjehere aktive dhe nuk kane kryer asnje aktivitet ekonomik gjate kohes qe ai ka qene administrator. Zoti Isufi thote se ka dhene doreheqjen nga keto dy kompani me 30 dhjetor 2006, ndersa nga kompania tjeter me 20 mars 2007. Duke thene se cdo gje tjeter e thene ne adrese te tij eshte e pavertete, kunati i ministrit Basha, Erion Isufi, kerkon nga media pergenjeshtrimin e atyre qe ai i quan spekulime dhe shpifje. | |
|