Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Besimi krishter ne trevat Shqiptare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Klajdi_Dr
Admin
Admin
Klajdi_Dr


Male Numri i postimeve : 1078
Age : 33
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : Futboll
Registration date : 23/08/2008

Besimi krishter ne trevat Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Besimi krishter ne trevat Shqiptare   Besimi krishter ne trevat Shqiptare EmptyThu 30 Oct 2008, 20:24

Krishterimi ėshtė apostolik, d.m.th ai ėshtė pėrcjellė tek arbėrit direkt nga goja e vetė apostujve tė Jezus Krishtit dhe filloi tė pėrhapej nė Iliri qė nė shek. I-rė tė e.s. si fe e ligjshme. Apostulli Pal rreth vitit 57 shkruan “Kėshtu prej Jeruzalemit e pėrqark e deri nė Iliri kam kryer shėrbimin e ngjalljes se Krishtit, duke u pėrpjekur tė ungjillėzoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit”.. Pėrveē Palit nė trevat ilire kanė predikuar edhe shumė shenjtorė tė tjerė dhe prej kėtej kanė kaluar nė hapėsirėn ballkanike nėpėrmjet rrugės Egnatia duke hyrė nė Durrės (Dyrrachium) pėr tė kaluar nė lindje. Dokumentet tregojnė se nė Durrės, nė vitin 58 ka pasur 60 familje tė krishtera.Nė Iliri nisin aktivitetin peshkopėt mė tė hershėm tė krishterė, duke filluar me peshkopin Qesar tė Durrėsit nė vitin 70 e mė pas, Shėn Astin nė vitin 98. Shėn Asti u dėnua me vdekje nė vitin 116, nga perandori Trajan dhe sundimtari vendas, Agrikoli, pasi nė kėtė kohė Krishterimi ishte i paligjshėm dhe dėnohej nga Roma.
Qendrat e para tė krishtera tė themeluara nga veprimtaria predikuese e apostujve dhe pėrkrahėsve tė tyre ilirė nga shekulli I deri nė shekullin e IV (kur krishterimi u bė fe zyrtare) vėrtetohen nėpėr qytete si Durrėsi, Butrinti, Onhezmi (Saranda), Jerikoja, Vlora, Apolonia, Amantia, Bylisi (Balshi), Antipatrea (Berati), Skampis (Elbasani), Scodra (Scutari, Shkodra), Albanopolis, Lyhnidi (Ohri) etj.
Ndėr mozaikė e nė ndėrtime tė vjetra kishash, si nė Shėn Kollin e Kurjanit nė Fier, nė bazilikėn e Ballshit, etj janė ruajtur simbole paleokristiane (tė krishterimit tė vjetėr) enigmatike siē janė ato tė bimėve me gjethe nė formė zemre (shiko mozaikėt e Butrintit e gjetkė), figura e kryqit nė mozaikėt e Sarandės, figura e peshkut nė gdhendjet e Ballshit apo nė mozaikė tė tillė si ai i Linit ne Pogradec e gjetkė.
Kėto dėshmojnė se Iliria u bė qė nė fillim njė nga trevat kryesore tė pėrhapjes sė fesė sė krishterė pėr vetė lashtėsinė dhe shtrirjen e madhe tė popullsisė sė saj, zhvillimin e madh qytetės me kryeqendra tė tilla si Durrėsi, Apolonia, Shkodra etj; dhe pozitėn gjeopolitike mjaft tė favorshme duke u qenė njė korridor natyral ndėrmjet lindjes dhe perėndimit si pėr tė pėrēuar vlerat morale tė krishterimit ashtu edhe pėr tė transportuar ushtri dhe beteja pa fund.
Nė shek. IV . Krishterimi u shpall fe shtetėrore nga perandori Konstantini i Madh , u kodifikua nė Bibėl dhe u krijuan institucionet e tij : kishat dhe manastiret dhe njėkohėsisht hierarkia (kryesia) e tij : peshkopėt, kryepeshkopėt, abatėt dhe dioqezat e tyre me qendėr nė Romė. Kthimi i plotė i nė Krishterim nė trojet ku sot banojnė shqiptarėt, u krye gjatė shekujve V-VI tė e.s.Shėn Jeronimi (Hieronymus) i Ilirisė bėri pėrkthimin e parė tė biblės latinisht ( La Vulgata) duke i dhėnė botės pėr herė tė parė librin e shenjtė nė mesin e shekullit IV. Kėshilli i Parė Ekumenik i Nikesė nė vitin 325, ishte i pari qė formuloi parimin bazė tė krishterimit: “Besoj nė njė Perėndi, Atin e tėrėfuqishėm, krijuesin e qiellit e tė dheut dhe tė gjithė tė dukurave e tė padukurave”. Shėn Niketa I Dardanisė (Remesianes) ėshtė krijuesi i kryelutjes (lutjes mė tė lartė) sė krishterimit TE DEUM LAUDAMUS (Ty zot tė lavdėrojmė) qė vazhdon tė jetė kryelutje edhe sot pas mė se 15 shekujsh. Konstantini i Madh nė luftė kundėr fiseve barbare urdhėroi ngritjen e disa bazilikave madhėshtore. Tipi i kėtyre bazilikave konstantiane ishte me dysheme drejtkėndėshe dhe nuk pėrjashtohej shtrimi i sipėrfaqes sė saj me mozaikė. Nė anėn e jashtme, ato kishin kolonada, ku sajohej hajati i kishės. Bazilika tė kėtij lloji janė hasur edhe nė Shqipėri, nė Butrint, Bylis, Antigonė, Tepe nė Elbasan e ndoshta edhe gjetkė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.AnGeLs.ToP-FoRuM.NeT
 
Besimi krishter ne trevat Shqiptare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Besimi dhe dija
» Fotografia Shqiptare
» Moda Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..:: Tema Shoqerore ::..ஜ :: Besimet Fetare-
Kėrce tek: