Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 KQZ, te medhenjte arrijne paktin

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Klajdi_Dr
Admin
Admin
Klajdi_Dr


Male Numri i postimeve : 1078
Age : 33
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : Futboll
Registration date : 23/08/2008

KQZ, te medhenjte arrijne paktin Empty
MesazhTitulli: KQZ, te medhenjte arrijne paktin   KQZ, te medhenjte arrijne paktin EmptyFri 31 Oct 2008, 19:27

KQZ, te medhenjte arrijne paktin Kqz

KQZ, te medhenjte arrijne paktin
Simboli krahasues i periudhave te ndryshme te demokracise shqiptare ka patur gjithmone nje emer: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Organi dikur kushtetues qe mbikeqyr procesin dhe certifikon rezultatet elektorale, eshte kthyer jo thjesht ne arene perplajsesh politike dhe institucionale, por jo rralle ka qene arsye e mjafte per te organizuar nga partite, protesta ne rruge.

Ndaj nuk duket aspak e parendesishme te thuhet, se megjithese reforma zgjedhore do ende pak kohe te konturohet, dy partite e medha, kane rene dakort per thelbin e saj, KQZ-ne.

Top Channel eshte njohur me ndryshimet ne kodin aktual, te cilat duket te jene thelbesore. Duke nisur qe nga organi qe zgjedh anetaret e KQZ-se.

Se pari, numri 9 i anetareve, i percaktuar ne ndryshimin e pare te Kushtetutes per te favorizuar LSI-ne dhe PDK-ne, tani qe KQZ-ja nuk eshte me organ kushtetues, kthehet serish ne 7.

Se dyti, qe te shtate anetaret do te zgjidhen vetem nga parlamenti dhe presidenti apo Keshilli i Larte i Drejtesise, nuk do ta kene me kete kompetence ne Kodin e ri.

Se treti, mandati i KQZ, ulet nga 7 ne 4 vjet, ne menyre qe te perkoje gjithmone me mandatin e Parlamentit, duke garantuar keshtu balancen politike ne KQZ.

Se katerti, kryetari i KQZ zgjidhet ne parlament me nje procedure vecmas nga anetaret e tjere dhe do t’i perkase mazhorances. nenkryetari zgjidhet ne KQZ dhe do t’i perkase opozites.

Se pesti dy grupet e medha parlamentare, ne kete rast, PD dhe PS do te kene te sanksionuar ne kod te drejten per te patur nga dy anetare te propozuar direkt prej tyre.

Se gjashti, dy anetare te tjere do te propozohen nga deputetet e grupeve te tjera parlamentare, perkatesisht, njeri nga pala e opozites, tjetri nga ajo e mazhorances.

Por propozimi nuk do te thote automatikisht edhe miratim. Vota per 2 kandidatet e tjere do te jepet, vetem pasi te jete marre pelqimi perkatesisht ai i opozites nga Partia Socialiste dhe ai i mazhorances nga Partia Demokratike.

Por ndersa dy partite e medha me kete ujdi per KQZ-ne, duket se sqarojne dhe konfliktet e tyre te brendshme ne kampet respektive, zerat e pakenaqur nuk duket se do te jene te pakte.

Dhe nese reagimi i kreut te shtetit per heqjen e mundesise qe ai te propozoje dy prej anetareve ne KQZ, mund te jete i permbajtur dhe institucional, nuk pritet te jete keshtu reagimi i partive te treta dhe te katerta, te cilat tashme jo vetem nuk kane nje vend te garantuar ne KQZ, por se nese duan ta kene, kane vetem nje mundesi: te bien dakort me dy te medhenjte.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.AnGeLs.ToP-FoRuM.NeT
 
KQZ, te medhenjte arrijne paktin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: