Sejdiu, vizitė zyrtare nė Tiranė
Me ftesė tė Presidentit tė Republikės, Bamir Topi, ditėn e hėnė, mė 3 nėntor 2008, vjen pėr njė vizitė zyrtare treditore nė Shqipėri, Presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, bėnė tė ditur burime tė Zyrės sė Shtypit tė Presidencės.
Sipas kėtyre burimeve, Presidenti Sejdiu dhe delegacioni qė e shoqėron do tė zhvillojė bisedime zyrtare me Presidentin Topi nė Pallatin e Brigadave.
Presidenti Topi dhe Presidenti Sejdiu do tė shkėmbejnė mendime edhe pėr ēėshtje tė integrimit euroatlantik tė dy vendeve, pėr bashkėpunimin rajonal, si dhe pėr perspektivėn e tė ardhmes sė shtetit tė ri tė Kosovės nė nismat rajonale.
Tė dy Presidentėt do ndalen edhe nė ecurinė e procesit tė njohjes sė Kosovės pėr tė shtuar dhe koordinuar mė mirė pėrpjekjet dypalėshe nė kėtė drejtim.
Nė ditėn e parė tė vizitės nė Shqipėri, Presidenti Sejdiu do t'u drejtohet me njė mesazh deputetėve tė Kuvendit tė Shqipėrisė
dhe do tė ketė takime tė veēanta me Kryetaren e Parlamentit, znj.Jozefina Topalli dhe Kryeministrin e vendit, Sali Berisha.
Nė ditėn e dytė tė kėsaj vizite, Presidenti Topi dhe Presidenti Sejdiu do vizitojnė segmentin Rrėshen-Kalimash,pjesė e rrugės Durrės-Kukės, qė do lidhė Shqipėrinė me Kosovėn.
Po nė ditėn e dytė tė vizitės nė Shqipėri, Presidenti Sejdiu do tė vizitojė qytetin e Shkodrės.