Qeveria vendos te shperbleje pronaret e ligjshem, ndersa titujt e pronesise do tu jepen atyre personave qe kane zaptuar tokat, duke shpresuar te procesi i legalizimit.
Ish pronaret ne Tirane, Shkoder, Vlore dhe Elbasan, qe jane prekur nga ndertimet informale, do te shperblehen brenda ketij viti nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave.
Vlera e pergjithshme e shperblimit te ish-pronareve eshte 252 milione leke.
Keshilli i Ministrave ka caktuar gjithashtu edhe vleren e siperfaqeve takuese te ketyre pasurive. Siperfaqja totale per shperblim eshte 57 mije metra katrore.
Rikthimi i vemendjes se qeverise ne ceshtjen e pronave ne prag fushate eshte pjese e platformes se mazhorances se djathte per te terhequr sa me shume elektorat. Zonat me influente si Tirana, Vlora, Shkodra dhe Elbasani do te jene zonat e para qe do te perfitojne nga ky proces shperblimi.
Pronaret e pasurive te paluajtshme, per siperfaqen e zene nga ndertimet informale, do te shperblehen ne vlere te plote. Vlera e pergjithshme per shperblimin te perballohet nga fondi i kompensimit te pronave, parashikuar nga ligji nr.9235, date 29.07.2004, "Per kthimin dhe kompensimin e prones", te ndryshuar.