Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Mavraj-Kombėtare, nė mes qėndron Gjermania

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

Mavraj-Kombėtare, nė mes qėndron Gjermania Empty
MesazhTitulli: Mavraj-Kombėtare, nė mes qėndron Gjermania   Mavraj-Kombėtare, nė mes qėndron Gjermania EmptyFri 07 Nov 2008, 16:04

Mavraj-Kombėtare, nė mes qėndron Gjermania Kombetarja-gezim

Mėrgim Mavraj dhe Federata Shqiptare e Futbollit janė pėrfshirė ditėt e fundit nė njė lojė fjalėsh, ku secila palė ia hedh fajin njėra-tjetrės. Njėra palė akuzon, tjetra mohon dhe nė fund rezultati ėshtė i thjeshtė: shumė zhurmė pėr asgjė.

Akuza e Mavrajt
Mbrojtėsi 22-vjeēar pėrflitet prej ditėsh si njė nga kandidatėt mė tė mundshėm pėr t’u afruar nė Kombėtaren e Ari Hanit. Por, nėpėrmjet njė deklarate tė bėrė publike nė faqet e tė pėrditshmes kosovare “Koha Ditore”, ai do tė akuzonte Federatėn Shqiptare tė Futbollit se po ushtron presion ndaj tij, pėr ta detyruar tė vendosė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur (“brenda disa orėve”), nėse dėshiron apo jo tė luajė me Kombėtaren e Shqipėrisė.
“Menaxheri bisedoi me njė zyrtar tė FSHF-sė, i cili e pyeti nėse kam vendosur apo jo tė luaj pėr Shqipėrinė. Menaxheri i bėri tė qartė qėndrimin tim, duke thėnė shprehimisht se unė, pa kontaktuar vetė Ari Hanin nuk mund tė vendos pėr kėtė ēėshtje.Mė lanė shumė pak kohė pėr tė menduar dhe unė vendosa tė mos luaj pėr Shqipėrinė”, ka thėnė Mavraj.
Kėrkesa e Mavrajt pėr njė ftesė vetėm nga trajneri holandez i kuqezinjve, ėshtė i lidhur me njė fakt interesant, pasi ai pretendon se ėshtė “djegur” mė parė nga njė ftesė e njė zyrtari tė FSHF-sė nė kohėn e trajnerit Oto Bariē: federata e kėrkoi, ndėrsa Bariēi nuk e grumbulloi kurrė.

Mohimi i FSHF-sė
Menjėherė pas kėsaj deklarate tė qendėrmbrojtėsit, i cili qė nga korriku i vitit tė kaluar ėshtė pjesė e ekipit tė Bundesligės gjermane, Bokumin, ka ardhur edhe reagimi i Federatės Shqiptare tė Futbollit, nėpėrmjet zyrės sė saj pėr shtyp.
Ata e kanė hedhur totalisht poshtė mundėsinė e ushtrimit tė presionit ndaj futbollistit nga ana e ndonjėrit prej zyrtarėve tė federatės, mė synimin qė ta detyrojė lojtarin tė bėjė njė zgjedhje tė shpejtė, ashtu sikurse citohet nga vetė Mavraj.
Sipas FSHF-sė, ėshtė e vėrtetė qė mbrojtėsi ėshtė njė nga kandidatėt pėr Kombėtaren dhe pėr kėtė arsye ai ėshtė kontaktuar. Por, megjithatė, pritet ardhja e trajnerit Ari Han kėtė fundjavė, pasi ai do tė japė sqarime tė mėtejshme rreth kėsaj ēėshtjeje.

Strategjia

Megjithatė, edhe pse nuk thuhet zyrtarisht, strategjia e Mavrajt ėshtė bėrė e lexueshme pėr tė gjithė. Mbrojtėsi, i cili ka nė xhepin e tij dy pasaporta (atė gjermane dha shqiptare), ka prej rreth dy vitesh qė po mundohet tė luajė me “dy porta”.
Do tė ishte e vėshtirė tė gjejė njė futbollist tė ri, i cili do tė refuzonte Kombėtaren e vendit tė tij. Por rasti nė fjalė ka njė specifikė tė ndryshme.
Nė shkurt tė 2007-ės, ai ėshtė grumbulluar vetėm njė herė nė Kombėtaren U-21 tė Gjermanisė pėr ndeshjen miqėsore me Italinė 0-0, ku u zėvendėsua nė minutėn e 67.
Mavraj, i cili duket se preferencė tė parė ka Gjermaninė, e mban me FSHF “tėrhiq e mos e kėput”, me qėllim qė tė fitojė kohė, pasi, nė rast se nuk do tė grumbullohet mė nė Gjermaninė U-21, ai nuk do tė kishte dėshirė tė humbiste shansit pėr tė luajtur me Kombėtaren tonė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Mavraj-Kombėtare, nė mes qėndron Gjermania
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Siguria e vetme dhe e vertet ne jete qendron ne kenaqesin dhe pasigurin e jetes?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: