Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ina Rama: Me ministrin do tė shihemi nė gjykatė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

Ina Rama: Me ministrin do tė shihemi nė gjykatė Empty
MesazhTitulli: Ina Rama: Me ministrin do tė shihemi nė gjykatė   Ina Rama: Me ministrin do tė shihemi nė gjykatė EmptyWed 26 Nov 2008, 13:19

Ina Rama: Me ministrin do tė shihemi nė gjykatė FotoNews_3983
TIRANE-Prokuroria e Pėrgjithshme nuk ka bėrė asnjė koment lidhur me reagimin e avokatit tė ish-ministrit tė Transporteve, Lulzim Basha, qė e cilėsoi si prapavijė politike marrjen e klientit tė tij nė cilėsinė e tė pandehurit. “Nuk kemi asnjė koment pėr tė bėrė. Tė gjitha pretendimet tona do t’i bėjmė tė ditura nė gjykatė”, - tha Holta Zhiti, zėdhėnėse e Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Zyrtarisht, organi qendror i akuzės deklaroi se nuk po kryen hetime tė mėtejshme pėr shefin e diplomacisė shqiptare, por po i jep zgjidhje pėrfundimtare dosjes sė shumėpėrfolur ‘Durrės-Kukės’. Dy ditė mė parė, avokati i Lulzim Bashės akuzoi prokurorinė pėr prapavijė politike, si dhe shkelje tė hapur tė ligjit. Por, organi qendror i akuzės nuk ka reaguar nė lidhje me kėto akuza qė mbrojtėsi ligjor i shefit tė diplomacisė shqiptare ka hedhur nė drejtim tė tij. “Kemi vendosur konform ligjit. Avokati ka tė drejtė tė ngrejė pretendime, por gjithēka do tė sqarohet nė gjykatė”, - sqaroi zyrtarisht prokuroria.
Shkeljet
Nė dosjen voluminoze tė Durrės-Kukės, prokuroria ka renditur shkeljet e kryera nga ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, i vėnė tashmė nėn akuzėn e “shpėrdorimit tė detyrės”, ku nė bazė tė ligjit rrezikon dėnimin nga gjobė, deri nė 5 vjet burg. Njė ndėr shkeljet kryesore me tė cilėn do tė pėrballet Basha, ėshtė lidhja e kontratės dhe miratimi i saj pa pasur njė projekt pėrfundimtar pėr ndėrtimin e rrugės Durrės-Kukės, pjesė e sė cilės ėshtė segmenti Rrėshen-Kalimash. Nė listėn e shkeljeve tė kryera nga Basha ėshtė dhe mungesa e njė fondi limit. Nė bazė tė ligjit, kur bėhet njė tender, ka njė fond limit qė do tė lėvrohet nga buxheti i shtetit, por qė nė kėtė rast mungon. Njė tjetėr shkelje ėshtė dhe ēmimi i synuar prej 418 milionė eurosh pėr tė mbyllur pėrfundimisht rrugėn, por qė nė fakt nuk rezulton tė jetė i tillė. Pasi fondi pėr ndėrtimin e segmentit Rrėshen-Kalimash ėshtė rritur disa herė mė shumė. “Shkelje tjetėr ėshtė fakti se pėr 4 vendimet e qeverisė nė vitin 2006, ka pasur vėrejtje nga Ministria e Financave, Ministria e Drejtėsisė dhe Agjencia e Prokurimit Publik”, - thuhej nė kėrkesėn qė prokuroria i dėrgoi Kuvendit, shkelje qė nė fakt ėshtė vėrtetuar pas hetimeve tė kryera.
Hetimet
Pėr tė vėrtetuar akuzat ndaj ish-ministrit tė Transporteve, Lulzim Basha dhe ish-drejtorit juridik tė kėtij institucioni, Andi Toma, prokuroria pretendon se ka njė sėrė provash dhe faktesh. Procedura e tenderit tė pėrzgjedhjes sė firmės fituese pėr ndėrtimin e rrugės, pagesat e bėra, aktet e tjera tė firmosura nga kreu i Ministrisė sė Transporteve nė atė kohė, si dhe njė raport voluminoz i ekspertėve tė pajtuar nga prokuroria pėr vlerėsimin e dėmit tė shkaktuar, janė vetėm disa nga provat me tė cilat prokuroria do tė vėrtetojė akuzat ndaj Lulzim Bashės dhe Andi Tomės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Ina Rama: Me ministrin do tė shihemi nė gjykatė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ina Rama: Nuk ndjehem e kercenuar
» Rama: PS baashkohet me shqetesimin e SHBA dhe te BE
» Rama: PS, e vetme ne zgjedhjet e 2009-es
» Rama hap librin e programit per arsimin
» Rama: Meta, zedhenes i politikes se vjeter

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: