PortaliForumGalleryPytėsoriLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 “Nata e Bardhė”, mijera te rinj festojne ne Tirane

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
avatar

Male Numri i postimeve : 1618
Age : 34
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

MesazhTitulli: “Nata e Bardhė”, mijera te rinj festojne ne Tirane   Sun 30 Nov 2008, 12:34


Festa ka nisur. Mijėra tė rinj i janė bashkuar atmosferės festive organizuar sonte nga Bashkia e Tiranės me rastin e Natės sė Bardhė, e cila ėshtė kthyer nė njė traditė tashmė prej 5 vitesh


TIRANE- E gjithė Tirana gumėzhin nga njerėzit. Nata e bardhė ėshtė kthyer nė njė festė tradicionale pėr Tiranėn, ku syri tė zė jo vetėm tė rinj e tė reja por edhe moshatarė tė cilėt i gėzohen atmosferės festive nė tė gjitha sheshet kryesore tė Tiranės. Gjatė kėsaj nate, qyteti po jeton me tė gjitha hapėsirat e tij historike, muzetė, por edhe teatrot, sallat e kinemasė dhe dyqanet, me aktivitete qė i kanė dhėnė njė tjetėr kuptim rrugėve dhe shesheve, njė konfiguracion qė ka bashkuar tė gjithė qytetarėt e Tiranės dhe jo vetėm, nė njė ngjarje spektakolare, me kėnaqėsi dhe entuziazėm, duke krijuar njė klimė vėrtet tė pazakontė.

Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, si ēdo vit tjetėr ka pritur nė zyrėn e tij bashkėqytetarė tė shumtė, tė cilėt kanė vizituar gjithashtu edhe ambientet e kėtij institucioni. Mė pas Kryebashkiaku ka qenė i pranishėm nė disa nga aktivitetet qė Bashkia e Tiranės ka organizuar nė qėndrat kryesore tė kryeqytetit.

Duke uruar qytetarėt e Tiranės, Kryetari i Bashkisė u shpreh: “Dua t’u uroj Gėzuar 28-29 Nėntorin tė gjithėve dhe dua t’u uroj njė “Natė tė Bardhė” tė gėzuar, nė radhė tė parė fėmijėve dhe mė tė moshuarve, pastaj edhe tė tjerėve, duke dėshiruar qė “Nata e Bardhė” tė jetė njėkohėsisht edhe njė mundėsi pėr fėmijėt qė tė ėndėrrojnė, pėr tė moshuarit qė tė shikojnė me kėnaqėsi nipėrit dhe mbesat e tyre, nė njė Shqipėri tė lirė dhe pėr tė gjithė tė tjerėt qė tė punojmė sėbashku edhe mė shumė qė e ardhmja e fėmijėve tanė tė jetė si kjo “Natė e Bardhė”.

Nga perėndimi nė agim, Tirana po jeton natėn e madhe, “Natėn e Bardhė”. Ėshtė hapur kėshtu, sipari i qytetit qė nuk shkon tė flejė, i ndjekur nga dritat dhe muzika dhe qė ka jetuar sipas njė ritmi, i lirė nga zhurmat nga mendimet, nga pesha e aktiviteteve tė pėrditshme.

Aktivitetet e nates se sotme

“Kėrcejnė sė bashku” (Bulevardi “Dėshmorėt e Kombit”)

Njė pistė gjigande, e pozicionuar nė Bulevardin “Dėshmorėt e Kombit” ka qenė risia e mbrėmjes. Balerinė profesionistė kanė ftuar nė vallėzim, spektatorė e kalimtarė, duke i bėrė pjesė aktive tė shoė-t tė improvizuar e interaktiv.

“Si unė e shoh” (Sheshi “Skėnderbej”)

Nė sheshin “Skėnderbej”, rreth pavionit tė ekspozimit tė Planit Rregullues, njė ekspozitė e hapur i ėshtė dedikuar pikturės, grafikės, fotografisė – arteve pamore.

“Tė lindur pėr tė lexuar” (lulishtja pranė “Skėnderbeut”)

Tė lindur pėr tė lexuar, fėmijėt kanė larguar gjumin dhe kanė qenė protagonistė tė pėrrallave, vjershave e tregimeve, nė lulishten pranė “Skėnderbeut”, qė ka qenė mė e mbushur se asnjėherė, me fėmijė dhe prindėr. Nėn dritat e projektorėve shumėngjyrėsh, fėmijėt kanė qenė tė shoqėruar dhe janė ftuar pėr tu bėrė protagonistė, nga personazhet mė tė dashura kukulla, dhe ashtu si nė pėrralla, qielli ėshtė mbushur me flluska e tullumbace.

Moderatorėt e pranishėm nė tė gjitha skenat e ndėrtuara pėr fėmijėt, kanė lexuar pjesė tė ndryshme tė njohura pėr fėmijė, por gjithashtu edhe janė kujdesur qė tė gjithė tė mund tė pėrfshihen, duke lexuar apo recituar pjesėt e tyre tė preferuara.

“Ndjesi tė bardha” (Sheshi tek “Ushtari i Panjohur”)

Nė njė nga sheshet urbane mė tė reja tė Tiranės, sheshi tek “Ushtari i i Panjohur”, tė rinj tė veshur me tė bardha, kanė ndėrtuar njė skenė artistike. Nėn tingujt e njė pianoje, janė recituar poezi tė autorėve mė tė njohur shqiptarė dhe tė huaj, por edhe krijime tė vetė tė rinjve. Janė vėnė nė skenė pjesė teatrale, po nga tė rinjtė. Njė kuartet harqesh ka qenė i pranishėm herė pas here nė skenė, pėr tė luajtur pjesė tė ndryshme klasike.

Muzeu i flamujve (Lulishtja tek “Vėllezėrit Frashėri”)

Tek lulishtja “Vėllezėrit Frashėri”, ėshtė realizuar edhe kėtė vit, njė muze me copėza tė historisė sonė, rrethuar nga zjarre qė kanė ngrohur mbrėmjen. Tematika i ėshtė kushtuar 100 - vjetorit tė himnit tė flamurit kombėtar.


“Tirana Rrok” (nė zonėn e Bllokut)

Rinia e kryeqytetit, ėshtė bėrė pjesė e njė atmosfere tė ndezur, nė zemėr tė zonės sė Bllokut. Grupe tė shumta rroku kanė qenė protagonistė, nė skenėn qė ėshtė ndėrtuar enkas pėr ta. Tė gjithė tė apasionuarit e kėsaj rryme muzikore, kanė pasur mundėsi tė ndjekin koncertin “live”, pėr gati 4 orė. Por pėrpara se grupet profesioniste tė rrokut tė performonin, kjo skenė ka mirėpritur edhe artistėt e “hip – hop”-it, shumė tė pėlqyer nga tė rinjtė dhe adoleshentėt.

“Free Hugs – Pėrqafomė” (nė rrugėt e Tiranės)

“Free Hugs” ka qenė katalizatori qė i ka shtuar kėsaj mbrėmjeje, ngrohtėsinė, kujdesin, ndjenjat njerėzore. Shumė tė rinj, tė veshur me bluza dhe pankarta: “Pėrfaqomė” kanė ecur nėpėr rrugėt e qytetit, pėr tė ndarė me kalimtarėt, disa momente njerėzore. Nėse tė gjithė do tė ndaleshin dhe t’i dedikonin fare pak minuta nga koha e tyre, njė personi qė ka nevojė pėr ta, qė ėshtė vetėm dhe ka nevojė pėr njė fjalė tė ngrohtė, apo vetėm njė pėrqafim..., atėherė do tė kishte mė shumė buzėqeshje, mė shumė gėzim, mė shumė dashuri. Dhe pėr tė bėrė kėtė, duhet fare pak... njė pėrqafim. Prandaj, kėta tė rinj kanė ideuar ndėrtimin e njė rrjeti antarėsh, i cili ėshtė pro kėsaj nisme: “Pėrqafomė”.

KONCERTI I MADH

Nė Sheshin “Skėnderbej”, nė shkallėt e Pallatit tė Kulturės, ėshtė zhvilluar koncerti i pėrvitshėm, me muzikė tė lehtė, moderne e turbo - folk , me kėngėtarė tė njohur nė mbarė trevat shqiptare.

Nata e Bardhe, Durrėsi i bashkohet Tiranės

DURRES- Atmosfere e ndezur ne qendėr te Durrėsit pas nisjes se Natės se Bardhe. Festimet ne qytetin bregdetar kane nisur qe prej orės 19 te mbasdites per te vazhduar deri ne orėt e para te mėngjesit. Nen ritmet e muzikės dhe nen shoqėrinė e njeri tjetrit me qindra njerėz janė mbledhur pėr te festuar sebashku e pėr ta bere natėn dite. Shume prej bareve dhe klubeve te nates kane mirėpritur duke mbajtur hapur ambientet e tyre per te gjithė ata qe festojnė natėn e bardhe. Shume nga firmat e ndryshme te agrobiznesit kane ofruar me ēmime te ulta produktet e tyre duke ofruar pėr te gjithė kėnaqėsi dhe me pak shpenzim ne nje nate siē ėshtė nata e bardhe. Kėngėtare te muzikės shqiptare kane ndezur natėn duke shtuar me tepėr adrenalinenen tek qytetaret durrsak dhe jo vetėm, kane performuar duke kėrcyer bashke me ta nen te njėjtat ritme.

_________________
Jam djal perfekt pa defekt me nje projekt indirekt ta marr zemren me rrespekt.



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://angels.albanianforum.net
 
“Nata e Bardhė”, mijera te rinj festojne ne Tirane
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Drita Fejza:DITA MĖ ĖSHTĖ PAK NATA SHUM E GJATĖ...
» Lajme mbi rezultatet e zgjedhjeve:Edhe PD-ja edhe PS-ja kane filluar te festojne fitoren!
» Dr. Mustafa Ceriq: Bosnja ėshtė tokė Ilire dhe unė jam boshnjakė me plis tė bardhė nė kokė (VIDEO)
» Plisi shqiptar- Lashtėsia e kapeles bardhė-PLISIT
» Emrat e rinj tė Asamblesė Kombėtare te PS, ja lista

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: