Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Hajdari shfuqizon Prokurorine

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Klajdi_Dr
Admin
Admin
Klajdi_Dr


Male Numri i postimeve : 1078
Age : 33
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : Futboll
Registration date : 23/08/2008

Hajdari shfuqizon Prokurorine Empty
MesazhTitulli: Hajdari shfuqizon Prokurorine   Hajdari shfuqizon Prokurorine EmptyMon 15 Dec 2008, 17:40

Hajdari shfuqizon Prokurorine Gjykate4

Hajdari shfuqizon Prokurorine
Gjykatesja, Fatmira Hajdari, vendosi sot te kosnideroje te pavlefshme flete-thirrjen e Prokurorise se Pergjithshme per ministrin e Jashtem, Lulzim Basha si dhe veprimet e kryera pas dates 6 nentor. (UPDATE)

"Deklaroj te pavlefshme aktet proceduriale te hetimeve paraprake, akt-njoftimin dhe njoftimin e akuzes per Lulzim Bashen", u shpreh gjykatesja Hajdari.

Thene ndryshe, gjyqtarja Fatmira Hajdari, pervecse i ka dhene te drejte kerkeses se ministrit te Jashtem, Lulzim Basha, per pavlefshmerine e flete-thirrjes se Prokurorise per t'i komunikuar akuzen, nuk e cileson me te pandehur Bashen ne dosjen Rreshen-Kalimash, cka pritet te reflektoje perplasje te forta mes prokurorise dhe gjykates.

Por shqyrtimi i ketyre kerkesave nga gjyqtarja Hajdari ka krijuar perplasje me nje vendim tjeter te dhene nga e njejta gjykate rrethi, perkatesisht vendimi i gjyqtarit Sokol Tona, i cili shpalli se nuk eshte kompetence e kesaj gjykate te trajtoje ceshtjen e Lulezim Bashes, aktualisht minister i Jashtem.

Pas debateve mbi shortin por edhe kembenguljes se prokuorit te ceshtjes Arben Kraja qe edhe ne kete seance ka perseritur se nuk mundet nje gjykate e shkalles se pare te shqyrtoje kerkesen e nje ministri pasi kjo eshte kompetence e Gjykates se Larte, eshte dashur vetem nje seance gati dy oreshe per te shpallur mandej vendimin sipas te cilit eshte i pavlefshem jo vetem akt njoftimi i Prokurorise se Pergjithshme drejtuar Bashes, por edhe te gjitha aktet proceduriale te ndermarra pas 6 nentorit, cka nenkupton pavlefshmeri te veprimeve te prokurorise edhe ne dergimin e dosjes ne Gjykaten e Larte.

Por ndersa Prokuorira nuk ka bere asnje koment mbi vendimin e gjykates, pas nje jave nje tjeter gjykate, ajo e Apelit do te shprehet mbi vendimin e gjykatesit Sokol Tona, i cili deklaroi pavlefshmeri te zgjatjes se afateve hetmore edhe nje muaj tjeter.

Ne fakt kete vendim e ka pranuar ne dosje edhe gjyqtarja Fatmira Hajdari, pavareisht se ai nuk konsiderohet i formes se prere.

Nga ana tjeter, Gjykata e Larte ka ne sirtar dosjen prej shtate volumesh me dy te pandehur, Lulezim Bashen dhe Andi Tomen, por per shkak se peseshja e kolegjit penal po studion fashikujt ende nuk eshte caktuar nje date se kur do te nise procesi , i kthyer tashme ne nje molle sheri mes Prokurorise dhe Gjykates se Tiranes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.AnGeLs.ToP-FoRuM.NeT
 
Hajdari shfuqizon Prokurorine
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Reforme e turpshme ne Prokurorine e Pergjithshme
» Ligji per Prokurorine, miratohet drafti
» Ambasadori Widhers kunder qeverise : Lereni prokurorine te beje punen e saj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: