Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ari Han nė Tiranė pėrgatit terrenin pėr anti-Maltėn

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

Ari Han nė Tiranė pėrgatit terrenin pėr anti-Maltėn Empty
MesazhTitulli: Ari Han nė Tiranė pėrgatit terrenin pėr anti-Maltėn   Ari Han nė Tiranė pėrgatit terrenin pėr anti-Maltėn EmptyWed 04 Feb 2009, 15:45

Ari Han nė Tiranė pėrgatit terrenin pėr anti-Maltėn Haan-stervitje
Pragndeshja me Maltėn hyn nė fazėn e saj mė tė nxehtė. Nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme ka mbėrritur nė kryeqytet, me njė qėllim tė vetėm, pėrgatitjet e skuadrės pėr takimin e 11-shkurtit, tė vlefshme pėr eliminatoret e Botėrorit Afrikė e Jugut 2010.

Me ardhjen e tij nė Tiranė nis edhe konkretizimi i tė gjitha strategjive, tė parashikuara nga tekniku holandez i kuqezinjve nė lidhje me kėtė sfidė, tė konsideruar si shumė tė rėndėsishme dhe shumė delikate pėr ecurinė e pėrfaqėsues sonė nė kėto eliminatore nė grupin 1.

Me tė vėnė kėmbėt nė kryeqytet, trajneri i Kombėtares do tė pėrqendrohet nė evidentimin e formės disa lojtarėve tė pėrfaqėsueses, tė cilėt aktivizohen nė kampionatin shqiptar, por gjithashtu edhe nė zbulimin e ndonjė elementi tė ri, qė nė njė tė ardhmet tė shpejtė mund tė trokasė nė dyert e ekipit kuqezi.

Pėr kėtė arsye, nė axhendėn e tij tė ditės sė sotme ėshtė parashikuar ndjekja nga afėr e derbit Partizani-Dinamo. Ndėrsa ndihmėsi i tij, Vim Surbier, do tė vėzhgojė po sot takimin Lushnja-Elbasani.

Nė qendėr tė vėmendjes do tė jetė forma e mbrojtėsit Endi Vrapi, i cili nė javėt e fundit ėshtė aktivizuar edhe si mesfushor qendror. Nuk pėrjashtohet edhe vėzhgimi i formės sė mbrojtėsit Nevil Dede, i cili pretendon rikthimin nė pėrfaqėsuese. Po ashtu vetė Han nesėr do tė rikthehet sėrish nė stadium pėr tė vėzhguar disa futbollistė tė kombėtares nė takimin Tirana-Shkumbini.

Vetėm pasi tė vėzhgojė kėto sfida, tekniku holandez do tė publikojė tė premten listėn e lojtarėve, qė do tė ketė nė dispozicion mė 11 shkurt, nė ndeshjen eliminatore kundėr Maltės nė La Valeta. Kėtė do ta bėjė nė njė konferencė shtypi. Ditėn e diel, trajneri Han, sė bashku me disa lojtarė do tė niset drejt Maltės, ku do tė bėhet grumbullimi.

Takimi ėshtė parashikuar tė luhet tė mėrkurėn (11 shkurt) nė orėn 19:30 nė stadiumin "Ta'Qali" tė La Valetės dhe do tė gjykohet nga njė treshe gjyqtarėsh nga Rumania.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Ari Han nė Tiranė pėrgatit terrenin pėr anti-Maltėn
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tirane, sulmohet me thike mjeku, mister motivet
» Minatoret, proteste ne Tirane me 6 nentor

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: