Klajdi_Dr Admin
Numri i postimeve : 1078 Age : 34 Vendbanimi : Durres hobi juaj : Futboll Registration date : 23/08/2008
| Titulli: Letersia, 2600 maturante humbasin universitetin Thu 28 Aug 2008, 20:09 | |
| Rreth 8,1 per qind e maturanteve nuk kane arritur dot qe te marrin note kaluese ne testin modest te letersise. Zyrtarisht, Agjencia Qendrore e Vleresimit te Arritjeve (AVA) ka dhene shifren 91,89 per qind te kalueshmerise, cka do te thote se plot 8,11 per qind e maturanteve kane deshtuar ne Letersi. Megjithate, drejtori i AVA, Edmond Lulja, dha lajmin e mire se sivjet maturantet kane rezultuar me te suksesshem me notat. Keshtu, jane marre me shume 10-a se asnje vit tjeter, ndersa notat kane pasur nje shperndarje normale.
Mbetesit
Jane 2586 maturante ne te gjithe vendin qe nuk kane arritur te marrin noten 5, ose me lart ne testin e Letersise. Por, nga ana tjeter, eshte shtuar edhe numri i maturanteve qe kane arritur te marrin noten maksimale, ne krahasim me vitet e meparshme te implementimit te procesit te Matures Shteterore. Keshtu, te 2586 maturantet qe nuk shpallen kalues, nuk kane te drejte qe te futen ne provimet me zgjedhje. Megjithate, numri i maturanteve qe nuk do te lejohen te plotesojne formularin A2 pritet qe te rritet, duke pasur parasysh faktin se edhe ne provimin e Matematikes mund te kete maturante pakalues. Drejtori i AVA-s, Edmond Lulja, beri me dije dje te gjitha statistikat qe jane nxjerre ne saje te korrigjimit te testeve. Mesohet se nuk kane qene 33 mije e 400 maturante qe jane paraqitur ne provimin e Letersise, por 31880 te tille. Keshtu, sipas perllogaritjeve, 1520 maturante nuk kane denjuar t'u nenshtrohen provimit te pare me detyrim.
Niveli
Sipas drejtorit Lulja, kalueshmeria ne shkalle vendi eshte 91,89 per qind. Nga keta, kane marre nota te nivelit 5-6 rreth 12500 nxenes, ose shprehur ne perqindje, 39,2. Kane marre nota te nivelit 7-8 rreth 13 mije nxenes, ose rreth 41 per qind e totalit, ndersa kane marre nota te nivelit 9-10 gjithsej 3800 nxenes, rreth 12 per qind e totalit te maturanteve. Sipas drejtorit Lulja, rezultatet e arritura do te jene objekt studimesh te metejshme te thelluara nga ana e AVA-s dhe e MASH. Megjithate eshte evident fakti qe kemi nje shperndarje normale te notave, gje qe duket qarte nga trajta e kurbes se shperndarjes. Vec kesaj, rezultatet e ketij viti ne provimin e Letersi-Gjuhe Shqipe te Matures Shteterore jane me te mira se ato te vitit te kaluar ne cilesi. Nje nga treguesit qe deshmon per kete eshte rritja e numrit se nxenesve te vleresuar me noten 10, ne krahasim me vitet e meparshme.
Piket e Matematikes, ne fundqershor
Megjithate shpallja e rezultateve te provimit te Matematikes eshte dhe me 4 korrik, parashikohet qe korrigjimi i testeve te kesaj lende te ndodhe me shpejt. Ne fakt, edhe me letersine keshtu ndodhi. Rezultatet dolen 3 dite para afatit, shenje perkushtimi kjo e 4 qendrave te korrigjimit, te vendosura ne Fier, Elbasan, Shkoder dhe Tirane, pikerisht te shkolla "Sabaudin Gabrani".
8,1% Masa e maturanteve qe nuk kane arritur qe te marrin dot note kaluese ne provimin e pare me detyrim te Letersise. Ne fund te ketij muaji, pritet te dalin edhe rezultatet e provimit te matematikes | |
|