PubliC_EnemY Antare aktiv
Numri i postimeve : 168 Age : 33 hobi juaj : sex,tv,libra Registration date : 22/08/2008
| Titulli: Xupat (ReceTa) Wed 03 Sep 2008, 21:36 | |
| Pergatitet me pare pandespanja. Rrihen 2 veze derisa masa te fryhet, hidhen 2 luge sheqer, rrihet derisa te shkrije sheqeri. Hidhen 2 luge gjele plot me miell, masa vihet ne kaush prej letre dhe ne forme disku nxirren ne tepsi te lyer me pak gjalpe ose ne leter, piqen dhe lihen ne nje ane. Valohet qumeshti dhe lihet te ftohet pak. Rrihen vezet me sheqer, hidhet miell, zihet derisa te dalin flluskat e para, hiqet nga zjarri dhe hidhet vanilje. Kremi ndahet ne dy pjese dhe lyhet sipas deshires. Copat e pandespanjes njomen me shurup te aromatizuar me limon ose portokall, liker ose konjak. Ne gota me fron ose tasa vendoset pak krem, sperkatet me arra, vendoset pandespanja, vihen arra e recel siper, hidhet shtrese kremi dhe zbukurohet me te bardhe veze te bere marenge. Siper hidhet arra te grira dhe lihet ne frigorifer. Gjate servirjes i hidhet siper pak konjak ose liker vishnje. | |
|