Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 PolitikE-“Spiunet”, Topalli: Pershendes deklaraten e Rames

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PubliC_EnemY
Antare aktiv
Antare aktiv
PubliC_EnemY


Male Numri i postimeve : 168
Age : 32
hobi juaj : sex,tv,libra
Registration date : 22/08/2008

PolitikE-“Spiunet”, Topalli: Pershendes deklaraten e Rames Empty
MesazhTitulli: PolitikE-“Spiunet”, Topalli: Pershendes deklaraten e Rames   PolitikE-“Spiunet”, Topalli: Pershendes deklaraten e Rames EmptyThu 04 Sep 2008, 13:23

PolitikE-“Spiunet”, Topalli: Pershendes deklaraten e Rames Topalli

Kryeparlamentarja vlereson si nje kthese qendrimin e kryetarit te socialisteve dhe shprehet optimiste se ligji brenda shtatorit do te kaloje ne Parlament

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka reaguar menjehere pas deklarates se nje dite me pare ne Top Channel te kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, duke e komentuar kete qendrim si nje kthese te Partise Socialiste ne raport me projektligjin e Partise Demokratike, qe kerkon verifikimin e figures se zyrtareve, nese ata kane qene apo jo bashkepunetore te sigurimit te shtetit.

“Une pershendes ndryshimin e qendrimit te shprehur nga zoti Rama dhe shpresoj shume te jete keshtu dhe te mos jete demagogji. Por kjo sigurisht do te provohet ne sallen e Parlamentit”, ka deklaruar Topalli. Ne intervisten e saj per Top Channel zonja Topalli, e cila vjen nga nje prej familjeve te njohura te Shkodres, te persekutuara gjate regjimit komunist, u pozicionua jo votem pro miratimit, pra ndryshimeve te variantit te Partise Demokratike, por ajo eshte e gatshme te perkrahe dhe te votoje edhe variante te tjera me te ashpra, qe perjashtojne nga jeta politike bashkepunetoret e sigurimit.

“Gjithmone kam besuar se ky ligj duhet te jete nje ligj me tolerance zero ndaj cdo oficeri dhe spiuni te sigurimit te shtetit, pa klauzola lehtesuese, pra nje ligj me nje nen. Dhe kete po jua them si nje njeri qe sigurimin e shtetit dhe spiunet e tij i kam pasur ne kurriz, jo qe nga dita kur kam lindur, por 20 vjet para se te lindja, qe ne 1944-ren", ka pohuar Topalli.

Kryetarja e Parlamentit shqiptar mendon se mazhoranca nuk duhet te beje leshime ne variantin e saj te projektit, ne te pakten dy pika te tij. “Qe verifikimi te nise nga kryetari i Parlamentit e te vazhdoje me te gjithe zyrtaret e larte dhe kryetaret e partive politike. Personalisht mbroj fort idene qe edhe politikanet qe jane verifikuar 2 apo 3 here edhe nga PS edhe nga PD, te riverifikohen. Pa crrenjosur nga jeta publike rrjetin e "gestapos" shqiptar, ky vend nuk ka te ardhme ne Evrope”, eshte shprehur Topalli.

Duke shprehur vendosmeri ne miratimin e ligjit per pastrimin e figures se zyrtareve, zonja Topalli paralajmeron edhe votimin se shpejti ne Parlament. “Duke votuar dhe firmosur kete ligj, si deputete dhe kryetare e Kuvendit do te jete nje dite kur do te jem krenare se po i bej nje sherbim te madh vendit tim per t'u ndare njehere e mire nga e kaluara. Besoj se ne fund te shtatorit ligji do te kaloje per votim”, ka shtuar Topalli.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
PolitikE-“Spiunet”, Topalli: Pershendes deklaraten e Rames
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: