Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 SporT- Han: Shpresoj qė Ibra tė mos jetė mirė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PubliC_EnemY
Antare aktiv
Antare aktiv
PubliC_EnemY


Male Numri i postimeve : 168
Age : 32
hobi juaj : sex,tv,libra
Registration date : 22/08/2008

SporT- Han: Shpresoj qė Ibra tė mos jetė mirė Empty
MesazhTitulli: SporT- Han: Shpresoj qė Ibra tė mos jetė mirė   SporT- Han: Shpresoj qė Ibra tė mos jetė mirė EmptyThu 04 Sep 2008, 13:26

SporT- Han: Shpresoj qė Ibra tė mos jetė mirė Haan-stervitje

Pas tri ditėve tė para tė grumbullimit, Ari Han bėn njė rezyme tė punės me kuqezinjtė nė prag tė eliminatoreve tė Botėrorit 2010.

Shqetėsimi kryesor i trajnerit ėshtė se Kombėtarja shqiptare nuk i pėrgjigjet filozofisė sė tij pėr lojėn. Kjo bėn qė pėr momentin tė jetė Han ai qė duhet tė pėrshtatet.

“Kemi bėrė njė punė tė mirė, por filozofia ime pėr futbollin ėshtė e ndryshme nga ajo qė Shqipėria ka praktikuar mė parė”, tha Han. “Pėr momentin, jam unė ai qė duhet tė pėrshtatem, pasi nuk kam pasur kohėn e mjaftueshme nė dispozicion pėr tė vėnė nė jetė filozofinė time. Me kėtė dua tė them se skuadra nuk do tė luajė ndryshe nga mė parė”.

Ashtu siē e ka thėnė qė nė momentin e prezantimit nė detyrė, drejtuesi i stolit kuqezi kėrkon tė ndėrtojė njė “Holandė tė vogėl”, me futboll sulmues dhe lojė tė shpejtė.

Por, edhe pse po pėrpiqet qė t’i shpjegojė futbollistėve se ēfarė kėrkon prej tyre, ai ėshtė i shqetėsuar pėr njė nga problemet kryesore: mentaliteti individual.

“Kemi punuar qė futbollistėt tė dinė rolin e tyre nė fushėn e lojės, por pa harruar se duhet ta fitojmė kėtė ndeshje. Suedia nuk ėshtė kundėrshtari mė i fortė i grupit tonė, pasi ne ndodhemi nė njė grup shumė tė vėshtirė. Do tė pėrpiqemi qė ndeshjen e parė ta mbyllim nė avantazhin tonė, pra me rezultat pozitiv, edhe pse e kemi tė qartė se nuk do tė jetė e lehtė”, theksoi ai.

Mė “problematiku” duket se ėshtė Besart Berisha, njė lojtar i nevojshėm pėr lojėn sulmuese nga krahėt, por qė e ekzagjeron me mbajtjen e topit.

“Nuk e njoh mirė, megjithatė nga ky grumbullim mund tė them se ai nuk luan ashtu siē e kėrkoj unė, shpjegoi Han. Kam folur gjatė mė tė dhe shpresoj qė ai tė ndryshojė. Ka kohė pėr kėtė”. Kėto fjalė mund tė interpretohen ndryshe si njė paralajmėrim se kosovari i Rozenborgut mund tė rrezikojė vendin nė formacionin titullar.

Pėr sa i pėrket 11 lojtarėve qė do tė zbresin nė fushė, tekniku pohoi se ka ende disa dyshime. 59-vjeēari tha: “Disa pozicione tė formacionit ende nuk i kam studiuar, por mendoj se nė stėrvitjet e fundit do tė kem njė ide mė tė qartė. Nė sfidėn e sė shtunės pres qė skuadra tė luajė nė mėnyrė tė kujdesshme, pasi si kundėrshtar kemi Ibrahimoviēin. Ai ėshtė njė lojtar i veēantė, por ende nuk e kam menduar se kush do ta mbulojė. Gjithsesi, shpresoj qė nė Tiranė tė mos jetė nė njė ditė tė mirė. Duhet tė luajmė mirė dhe me sa mė shumė fantazi. Nė tė ardhmen na presin ndeshje edhe mė tė vėshtira”.

Prej tri edicionesh radhazi Shqipėria nuk humbet nė ndeshjet e para eliminatore. Nė vitin 2001 kuqezinjtė barazuan 1-1 me Zvicrėn nė Euro 2004. Mė pas, nė 4 shtator 2004, kuqezinjtė fituan 2-1 me Greqinė pėr Botėrorin 2006, qė sapo ishte shpallur kampione e Evropės, ndėrsa nė eliminatoret e Euro 2008 filluan me barazimin 2-2 nė fushėn e Bjellorusisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
SporT- Han: Shpresoj qė Ibra tė mos jetė mirė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mire Se Ju Gjej
» mire se ju gjeta
» Mire se erdhe anetar i ri
» Me mire ne Universitetin e Durresit apo te Tiranes ?
» Mendimi pozitiv ne jete

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: