Luis Hamilton eshte fitues i Cmimit te Madh te Belgjikes ne Formula 1. Piloti i McLaren Mercedes ka dale i pari pas daljes nga pista te pilotit te Ferrarit Kimi Raikkonen per shkak te pistes se lagur nga shiu.
Ne vend te dyte doli piloti i Ferrarit, Felipe Massa, ndersa ne vend te trete ne kete gare ka dale piloti i BMW-se, Nik Heidfeld.
Pas kesaj gare ne klasifikimin e pergjithshem te piloteve ne vend te pare eshte Hamilton me 80 pike, ne te dytin Massa me 72 dhe Kubica me 58.
Ndersa ne klasifikimin e pergjithshem te konstruktoreve vendin e pare e mban Ferrari me 129 pike, te dytin McLaren Mercedes me 123 dhe vendin e trete e mban BMW me 105 pike.
Nderkohe do te kete nje hetim ne lidhje me incidentin ne dy xhirot e fundit te gares mes Hamilton dhe Raikkonen ku dyshohet per nje perplasje mes tyre.