Me koken e Aliut te kamarja e turpit dhe me nje djale te porsa lindur ne harrem,sulltan Mahmudi II mund te gezonte dite triumfi.Ai u soll me Hurshid pashane si me heroin e perandorise.I dha titullin Epirotas,i shkroi nje leter me doren e vet,e mbuloi me dhurata te cmuara.
Hurshid Pasha i nxori suliotet nga malet e tyre duke i vene dhe njehere ne rruget e mergimit.Shqiptaret i shperndau pjese pjese duke i kthyer ne shtepi me page ushtari.Si mbaroi pune rreth Janines,serasqeri u vu te shtronte Greqine e Morene.
Ju skllever dhe raja te padishahut te pamposhtur Mahmudi II ju falet jeta!Do te hani ne paqe buken e skllaverise po te dorezoni armet menjehere.Vecanerisht ju suliote dhe armatole,ju do te paguani,njelloj si rajate e tjere,tere tributet dhe taksat qe paguanit para se te vinte ne fuqi Ali Pasha.Te zhvishni ne cast rrobat e shkelqyera qe jane vetem per myslymanet dhe ju i keni perdhosur.Nuk do lini me tiu rriten floket dhe koken do ta mbuloni me festen lekure bualli.Nuk do te hipni kurre ne kuaj,do te ngriheni ne kembe para cdo turku dhe do ti lironi atij vendin.Per tri dite me rradha do te mbani ushtare tane ne shtpite tuaja.
Per greket jeta njeheresh u kthye 30vjet mbrapa.Kishin kujtuar se po arrinin lirine,kurse po u shnderriste prape nder sy jatagani kercenues i turkut.
Sulltani deklaroi crrenjosjen e trashegimise se Aliut.Duhej tu pritej koka bijve dhe niperve te tij,kurse grate te shiteshin sllave.
Veliu rra ne gjunje dhe i zgjati qafen shiritit te zi.U lut dhe qau qe koken tia merrnin ne vend te vecuar.Po fermani kerkoi qe me pare tu priteshin kokat dy djemve te tij,Selim e Mehmetit.Babai duhet te shihte fytyrat e bijve ne castin e dhimbjes,hidherimit dhe pamjes qe sjell frika e vdekjes,te jetonte me zemer zhveshur vuajtjen e fajit si shkaktar i atyre vdekjeve,pra dhimbjen me te thelle qe mund te provoje nje njeri.Veliu pa si u ulen qafat e djemve dhe si u keputen kokat prej tyre.Nuk levizi as qepallat,nuk tha asgje se ishte i vdekur nga brenda dhe merrte fryme vetem qe te arrinte te ulte koken dhe vet,ngadale sic i thoshte xhelati te bente duke u bindur si femije.
Myftari e flaku fermanin.-Hej te shofte zoti!Qysh pandeh se vdes si eunuk shqipatari,- i thirri oficerit-A nuk e di more qen se jam djale i Ali Pashe Tepelenes?Nxorri jataganin dhe e preu oficerin,i deboi te tjeret jashte oborrit,pa u lene kohe te mbroheshin dhe thirri te vetet:Armet vellezer se na hengren ne bese!Jeniceret e rrethuan shpejt sarajin.Myftari kishte aty 10 trima dhe barut te mjaftueshem.U desh te sillnin dy topa per te shembur murret.U vrane disa nga trimat dhe ra i goditur ne gjoks komandanti i vjeter Mece Bono.Nxirrte gjak nga goja dhe i bente shenje Myftarit.Ky kuptoi ate qe donte plaku,i fshiu gojen dhe u nda prej tij.Zbriti ne bodrumet qe i kishte mbuluar me fuci baruti i jati.Myftari hapi nje fuci,hapi kanatin e dritares dhe thirri:Nder perjete Ali Veliu te Tepelenes! dhe shkrehu dy koburet mbi fucine.Ne shperthimin e madh u copetuan disa jenicere dhe u shemben ndertesat rotull.
Vasiliqia shkoi me Thanas Vajen ne Stamboll nen kujdesin e /Patriarkanes.Vasiliqia ishte 22vjece.Njerez te shquar i kerkuan doren,se ishte e veja e Ali Pashes dhe me nje bukuri te rralle.Po njeriu prane te cilit ishte rritur ia kishte pushtuar me madheshtine e tij mendjen pergjithnje dhe e kishte lidhur me dashuri e besnikeri me fuqite e nje magjistari.Nuk donte me gezime ne jete,pergjigjej me urtesi se nuk ekzistonte burre ne faqe te dheut per te ene e Ali Pashes.
Mahmudi II i pa me habi kokat e nipave te Aliut.I perfytyronte si burra te eger e dinake si gjyshi,por ata paskeshin qene cuna te njome e shume te bukur.Ai mot ishte i kokave te prepra e dukej sikur skish te sosur.U prene kokat e Pasha Beut dhe Ismail Pashes per te kenaqur shqiptaret dhe iu pre koka Halet efendiut per te kenaqur jeniceret.Pas tyre u erdhi rradha Hurshid Pashes dhe Omer Vrionit.
Ate vit u nderuan me rradhe ne kamaren e turpit kokat e te gjithe armiqve te medhenj te Aliut,a thua se ai po vazhdonte hakmarrjen e tij te tmerrshme nga varri?Po rane dhe miqte e tij besnik.Qeveria e Mario kordatit shpalli tradhetar heronjte e revolucionit grek,Kolokrotonin,Odisene dhe Karaiskaqin.
Mahmudi II pergatiste varrin e 20000 jenicereve.Vetem nje dite shfarrosi 5000prej tyre ne kazermat e Stambollit.Kjo i hapi rruge te reformonte shtetin dhe ushtrine.Atehere greket pane se cdo renie e ka nje ndalje.Kishin besuar se Turqia e morri rrokullimen,por kjo pati fuqine e perteritjes.Ne 2 shtator 1829 fale ruseve qe depertuan ne Bullgari dhe Adrianopojen,Greqia e dermuar fitoi pavaresine ne aq hapesire sa i jepte Ali Pasha 7vjet me pare.