Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ekonomi, BSH: Ja rreziqet per Shqiperine

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

Ekonomi, BSH: Ja rreziqet per Shqiperine Empty
MesazhTitulli: Ekonomi, BSH: Ja rreziqet per Shqiperine   Ekonomi, BSH: Ja rreziqet per Shqiperine EmptyFri 26 Sep 2008, 11:25

Ekonomi, BSH: Ja rreziqet per Shqiperine Bankaeshqiperise
Banka e Shqiperise publikon per here te pare nje raport ku merr ne analize rreziqet per ekonomine. Sipas raportit, spektri i rreziqeve gjate vitit te kaluar eshte zgjeruar dhe kjo tendence pritet te vazhdoje edhe kete vit.

Duke iu referuar edhe krizes se fundit financiare qe buron nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes por qe po transmetohet tek te gjitha ekonomite boterore, Banka e Shqiperise veren se ekziston rreziku qe ajo mund te mberrije ne Shqiperi.

Ne raport thuhet se kanalet se si kjo krize mund te transmetohet jane disa. I pari ka te beje me ndryshimin e shpejte te diferences midis normes se interesit te euros dhe dollarit ne raport me lekun, cka do te nxiste edhe me kredine ne valute dhe ky eshte nje rrezik per publikun, i cili te ardhurat i ka ne monedhe vendase por qe sipas bankes nuk ka as informacionin e duhur per monedhen me te cilen merr kredine apo dhe madhesine e interesit.

Nje tjeter kercenim eshte kursi i kembimit, pasi perparesite e bankave ne varesi te monentit mund te shkaktojne edhe vlera ekstreme te paparashkiueshme dhe corientuese. Nderkohe spas BSH, perzierja e krizes financiare me ate te cmimeve do te sillte veshtiresi likuiditeti per bankat dhe renie ekonomike edhe per vende te vogla si Shqiperia. Kjo do te sillte ulje te te ardhurave dhe punesimit, cka do te perkeqesonte jo vetem aftesine paguese te publikut per te kthyer kredite, por do te ulte edhe depozitat.

Banka qendore veren gjithashtu se kriza aktuale financiare do te detyronte bankat qe te rishikonin strategjite e tyre per te perballuar rreziqet duke reflektuar interesat e tyre sesa te mjedisit ku veprojne, qe per pasoje mund te sjelle dhe tkurrje te investimeve te huaja.

Megjithate, Banka e Shqiperise siguron se nga analizat e saj del se pergjithesisht sistemi financiar paraqitet i mbrojtur nga rreziqet dhe per momentin nuk identifikohet ndonje rrezik i cili mund te demtoje ne menyre te menjehershme dhe te rende, sistemin financiar vendas.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Ekonomi, BSH: Ja rreziqet per Shqiperine
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: