Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Durres- Kukes, 1 kilometėr kushton 22 mln euro

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

Durres- Kukes, 1 kilometėr kushton 22 mln euro Empty
MesazhTitulli: Durres- Kukes, 1 kilometėr kushton 22 mln euro   Durres- Kukes, 1 kilometėr kushton 22 mln euro EmptySat 18 Oct 2008, 12:53

Durres- Kukes, 1 kilometėr kushton 22 mln euro BLOGphoto

Ekspertėt kontabėl tė Prokurorisė tregojnė abuzimin me kontratėn pa fond litim tė segmentit Rrėshen-Kalimash. Sipas pėrllogaritjeve 1 km autostradė po ndėrtohet me njė kosto 22 mln euro, ndėrkohė qė e njėjta kompani, nė kushte tė ngjashme, ndėrton nė Kroaci me 4-5 milionė euro/km. Sipas burimeve zyrtare tė akuzės, muaji nėntor do tė jetė dhe muaji brenda tė cilit do tė vendoset pėr fatin e Lulzim Bashės dhe ish-zyrtarėve tė tjerė tė Ministrisė sė Transporteve, nė lidhje me hetimin e abuzimeve me ndėrtimin e rrugės Durrės- Kukės.

TIRANE- Kostoja e rrugės Durrės-Kukės-Morinė duket se po kalon edhe parashikimet mė pesimiste, tė shprehura deri tani nga specialistė apo nga opozita politike shqiptare. Sipas ekspertėve kontabėl, tė pajtuar nga Prokuroria e Pėrgjithshme pėr tė analizuar koston e kėtij objekti tė infrastrukturės, del se vetėm pėr tė ndėrtuar rrugėn nga Rrėsheni nė Kalimash, shteti shqiptar duhet tė shpenzojė 1 miliard e 300 milionė euro. Ky ėshtė vetėm njė nga segmentet e rrugės, e cila pėrfshin veē tij, edhe pjesėt nga Kukėsi nė kufi dhe nga Miloti nė Rrėshen. Sipas kėtyre pėrllogaritjeve, rrezikon qė e gjithė rruga tė afrohet me 2 miliardė eurot, qė duket qartė se nuk i ėshtė nėnshtruar asnjė lloj analize fizibiliteti, pasi ėshtė tepėr e vėshtirė pėr njė vend si Shqipėria t'i lejojė luksin e shpenzimeve tė tilla, qoftė edhe pėr investime infrastrukturore.
Sipas Ministrisė sė Transporteve, nė tė dhėnat e pėrgjithshme pėr kontratėn midis saj dhe kompanisė 'Bechtel&Enka' pėr segmentin nė fjalė, pėrfshihen gjatėsia 59 km, fillimi i punimeve 30/10/2006, pėrfundimi i punimeve 30/06/2009 dhe ndėr tė tjera, vlerėsimi paraprak (target price), 418 milionė euro pa TVSH. Por pas kėsaj, qeveria shqiptare ka pranuar se kostoja e rrugės Durrės-Kukės-Morinė do tė kushtojė shumė mė tepėr se sa kontrata fillestare. Nė njė letėr qė ajo i ka dėrguar mė pas Fondit Monetar Ndėrkombėtar, ėshtė pranuar fakti se kosto e rrugės do tė jetė, tė paktėn, 200 milionė euro mė shumė se sa projekti fillestar. Por fakti qė tani po flitet pėr 1,3 miliardė euro, vetėm pėr njė nga segmentet e rrugės, bėn qė llogaritja tė pėrmbyset krejtėsisht. Njė km autostradė i bie se po ndėrtohet me njė kosto 22 mln euro, ndėrkohė qė e njėjta kompani, nė kushte tė ngjashme, ndėrton nė Kroaci me 4-5 milionė euro/km.

Basha hesht
Prej katėr ditėsh, shefi i diplomacisė shqiptare, ish ministri i Transporteve, ka nė dorė raportin e dy ekspertėve kontabėl, tė cilėt kanė vlerėsuar koston reale tė aksit rrugor Rrėshen-Kalimash, si dhe kanė evidentuar dėmin e shkaktuar shtetit. Burime zyrtare tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme bėnė me dije, se ish-kreu i Transporteve ka kėrkuar kohė pėr tė dhėnė shpjegime lidhur me shkeljet e evidentuara nė raport. Nė bazė tė ligjit, Lulzim Basha nuk ėshtė i detyruar tė japė shpjegime, por kėtė herė, moralisht, duhet tė sqarojė se nė xhepat e kujt kanė pėrfunduar miliona euro. Duke iu referuar burimeve zyrtare tė organit qendror tė akuzės, muaji nėntor do tė jetė dhe muaji brenda tė cilit do tė vendoset pėr fatin e Lulzim Bashės dhe ish-zyrtarėve tė tjerė tė Ministrisė sė Transporteve. "Jemi nė pėrfundim tė hetimeve dhe do tė vendosim pėr dosjen", - tha njė burim zyrtar. Hetimet pėr Durrės-Kukės janė drejt fundit. Gjasat janė qė ndaj Bashės tė ngrihet akuzė konkrete, pasi raporti i ekspertėve kontabėl, tė cilėt kanė llogaritur dėmin e shkaktuar pėr shkak tė keqmenaxhimit tė fondeve, pėrmban mjaft fakte qė flasin kundra ish-kreut tė Transporteve dhe ish-zyrtarėve tė tjerė. Deri mė tani, nė duart e prokurorėve tė ēėshtjes nuk ka mbėrritur asnjė shpjegim nga ana e shefit tė diplomacisė shqiptare, i cili prej tė paktėn nėntė muajsh ėshtė pa imunitet. Shpjegime nuk kanė dhėnė as ish-zyrtarėt e tjerė, ish-zv/ministri Armand Teliti, ish-drejtori juridik nė kėtė dikaster, Andi Toma, apo ish-drejtoresha e pėrgjithshme e Rrugėve, Lejla Saraēi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Durres- Kukes, 1 kilometėr kushton 22 mln euro
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Durres-Kukes, 5 zyrtare para togave te zeza
» Durres, kapet 4.2 kg heroine, 3 ne pranga
» Durres, vritet vellai i Klodian Saliut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: