Deti Adriatik (shk. Adriatiku) eshte nje pjese e Detit Mesdhe, qe ndan Gadishullin Apenin nga Gadishulli Ballkanik. Bregu perendimor i Detit Adriatik eshte Italia, kurse ne lindje deti lag brigjet e Sllovenise, Kroacise, Bosnjen dhe Hercegovines, Malit te Zi dhe se fundi Shqiperise deri ne Vlore, ky qytet ne jug te se cilit gjendet Deti Jon. Ka nji siperfaqe 138.595 km katrore, thellesia me e madhe arrine 1330 m.temperatura mesatare e ujit ne korrik arrine 23,2 grade celsius, ndersa ajo mesatare vjetore 17,5 grade celsius.Ne jug saliniteti arrine 38,32 promila, dukshmeria ne bregdet eshte 5 m ndersa ne brendesi deri 45 m.
Deti Adriatik eshte njeri prej dy deteve qe lag brigjet e Shqiperise. Bregu pergjate tij eshte kryesisht nje breg ranor. Ne kete det derdhen shtate lumenj qe rrjedhin permes tokave shqiptare si: Drini i Bardhe, Drini i Zi, Vjosa, Buna, Mati, Shkumbini dhe Semani.
Karakteristika te pergjithshme te Detit Adriatik
Deti Adriatik duhet te konsiderohet si nje basen gjysem i mbyllur ne Detin Mesdhe. Ai karakterizohet nga nje shellf kontinental i shtrire ne pjesen Veriore dhe Qendrore kundrejt kendit kontinental ne pjesen Jugore ku maksimumi i thellesise arrin ne 1223 m.
Ne Detin Adriatik gjenden te gjitha llojet e sedimenteve fundore, por ato me balte jane kryesisht mbi 100 m thellesi, ndersa ne Adriatikun Verior dhe Qendror fundi i ceket detar perbehet nga rera (Alfirevic, 1981).
Hidrografia e rajonit karakterizohet nga hyrja e ujrave nga Mesdheu Lindor (nepermjet kanalit te Otrantos pergjate Adriatikut Lindor) dhe ujrave te embel nga lumenjte italiane. Kjo sjell qe gradientet sezonale sipas gjatesise dhe gjeresise gjeografike, te shnderohen ne karakteristika hidrografike pergjate basenit. (Buljan and Zore-Armanda, 1979; Artegiani et al., 1981). Te gjithe keta faktore influencojne shperndarjen e komuniteteve biologjike dhe te modeleve te tyre.
Atje ku resurset peshkore kane raporte me njera tjetren, pjesa me e madhe e specieve pelagjike dhe fundore kane nje shperndarje te ndryshme ne vartesi te faktoreve te tyre bio-ekologjike. Keto resurse jane te bashkendara midis flotave te peshkimit te vendeve bregdetare; te dhena shkencore te marra nepermjet vleresimeve te ndryshme te burimeve peshkore jane te disponueshme ne Instututet dhe Laboratoret perreth Adriatikut. Megjithate ne vitet e fundit, Programi MEDITS (MEDiterranean International Trawl Survey) i financuar nga BE u ka lejuar pjeses me te madhe te vendeve te Adriatikut te marrin pjese per here te pare, ne te njejtin program kerkimi (resurset fundore) te peshkimit.
Konsiderata mbi Njesite Menaxhuese Gjeografike te Detit Adriatik
Ne baze te qellimit te Grupeve te Punes AdriaMed te cituara me siper, speciet objekt peshkimi popullatat e te cilave mund te konsiderohen si te bashkendara per qellime menaxhimi, eshte rene dakort dhe jane renditur nga ekspertet rajonale (Tabela 1 dhe 2). Per kete dokument grupi i pare i specieve fundore (Grupi A, prioritet i larte) u zgjodh me qellim pershkrimin e shperndarjes hapsinore ne Adriatik duke perdorur te dhenat e disponueshme nga programi MEDITS.
Rezultatet nga fushta e peshqeve fundore te kryer ne Qershor- Korrik 2000 ne thellesite nga 10-800 m (254 kalata) u analizuan duke perdorur procedurat kriging; u analizuan modelet e variogramave dhe u hodhen ne harte indekset e tyre te abondances (numri i specieve/km2) per disa nga llojet e konsideruara baze per cilesine dhe sasine e te dhenave. Indeksi i dendurise ne numer u zgjodh per percaktimin e NjM. U vu re qe disa nga speciet me interes kane nje shperndarje te pergjithshme ne Detin Adriatik (psh Merluccius merluccius dhe Mullus barbatus, Figurat 2 dhe 3) ndersa te tjerat kane nje shperndarje te kufizuar ose jo te rregullt (p.sh. Merlangius merlangus, Figurat 4). Ne lidhje me Mullus barbatus shperndarja karakteristike sezonale e ketij resursi tregohet ne harten e Figures 3 ku verrehet nje prani e popullatave te te rriturve ne Adriatikun Lindor.
Speciet objekt peshkimi te pelagjikeve te vegjel, veēanerisht Engraulis encrasicolus dhe Sardina pilchardus, kane nje shperndarje te pergjithshme ne Adriatik, por abondanca e tyre pergjithesisht varet nga faktoret hidrografike te lidhur me prodhimtarine primare te basenit. Si rregull i pergjithshem biomasa e popullatave rritet duke ndjekur gradientin e gjeresise gjeografike (Piccinetti, 1970; Sinovcic, 1986, 1991; Cingolani et al., 1998; Marano et al., 1998; Marano et al., ne shtyp), pra vlerat me te larta te biomases i perkasin Adriatikut te Veriut dhe atij Qendror. Nga ana tjeter, ne Adriatikun Jugor biomasa e pelagjikeve te vegjel eshte me e vogel dhe e perbere nga S. pilchardus (Marano et al., 1998). Mbi kete baze sforcoja e peshkimit ndaj pelagjikeve te vegjel eshte e perqendruar kryesisht ne zonen Veriore dhe Qendrore.Duhet te theksohet se modeli i shperndarjes se nje specieje te vetme nuk mund te perdoret per nje percaktim te sakte te nje kufiri gjeografik te NJM. Parimi i shume specieve (psh. shperndarja e bashkesive te specieve fundore) jep nje rezultat te ngjashem (Jukic et al., ne shtyp). Bazuar ne rezultatet e arritura dhe duke konsideruar kriteret e propozuar nga KPPM (GFCM 1999) eshte rene dakort qe NjM te percaktohen si me poshte.
Dy NjM te propozuara me pare nga KPPM konsiderohen te sakta, megjithate eshte e rendesishme te behen disa modifikime te vogla. Kufiri Jugor i NjM 37.2.1.a (me pare nga Vieste deri ne kufirin Mali Zi Shqiperi) duhet te jete nje vije midis grykederdhjes se lumit Saccione (kufiri Verior i distriktit italian te peshkimit te Manfredonias, Lat. 41°55 N Lon. 15°08 E3) dhe kufirit Kroaci Mali i Zi (Kepi Ostro ne Gadishullin Prevlaka, Gjat. 42°24 N Gjer. 18°32 E). Kufiri Jugor i NjM 37.2.2.b (me pare nga Kepi i S. Maria di Leuca deri te kufiri Shqiperi Greqi) duhet te jete nje vije midis Porto Badisco (kufiri Jugor i distriktit Italian te peshkimit te Brindizit Gjat. 40°04 N Gjer. 18°29 E) dhe kufirit Shqiperi - Greqi (Gjat. 39°52 N Gjer. 19°58 E). Kufijte aktuale te propozuar te NjM tregohen ne Figuren 5.
Argumentat qe u perdoren per rishikimin e NjM ishin:
Kufijte e meparshem egzistonin per Njesite Menaxhuese Gjeografike te KPPM. Ndryshimet e fundit gjeo-politike kane ndryshuar kufijte kombetare pergjate Detit Adriatik
Ndarja statistikore kombetare veēanerisht per Italine
Karakteristikat gjeomorfologjike te basenit
Strategjite dhe politikat historike te shfrytezimit te peshkimit.