Demtimet ne pyje
Gjate vitit 1998 jane evidencuar prerje masive te pyjeve ne 2450 ha, prej te cilave 1040 ha ne pyllezime. Me 1998 ka nje pakesim te theksuar te demtimeve masive ne pyje, te cilat zene nje siperfaqe prej 107 ha. Raste me te theksuara te demtimit te pyjeve jane identifikuar ne rrethet Lushnje (1000 ha), Fier (316 ha), Kruje (187 ha), Mirdite (128 ha), Kukes (64 ha), Elbasan (60 ha), Kolonje (40 ha), Bulqize (39 ha) etj. Jane identifikuar 745 raste te zenies forcerisht te fondit pyjor ne nje siperfaqe prej 531 ha, nga te cilat 191 raste te miratuara dhe 554 raste pa miratim. Me shqetesuese kjo dukuri eshte per zonen bregdetare te Kavajes, Lushnjes, Durresit, Lezhes, Shkodres, si dhe ne disa zona te mbrojtura e me perparesi zhvillimi te turizmit, ne rrethin e Elbasanit e te Tiranes.
Shfrytezimi i pyjeve
Eshte nje fakt pozitiv qe vellimi i lendes drusore ne kembe i prezantuar per shitje nuk e ka kaluar mundesine vjetore te shfrytezimit, madje ka ardhur duke u ulur. Per vitin 1997 jane nxjerre ne shitje 156 mije m3 lende punimi dhe 203 mije m3 dru zjarri. Nga kjo sasi u shiten me ankand 167 mije m3 lende ne kembe, nga e cila 59 mije m3 lende punimi dhe 108 mije m3 dru zjarri, qe perfaqeson 42 per qind te vellimit total te prezantuar. Nje ēeshtje tjeter qe shtrohet per tu zgjidhur ne shfrytezimin e pyjeve eshte edhe tregtimi i paligjshem i materialit drusor. Permiresimi i gjendjes kerkon ne menyre te ngutshme riorganizimin e sherbimit pyjor te shoqeruar me plotesimet ligjore perkatese; nga ana tjeter duhen shtuar kontrollet per te vene para pergjegjesise keqberesit, ne bashkeveprim me te gjithe organizmat shteterore e te pushtetit lokal. Per sa i takon konsumit te druve te zjarrit, DPPK ēdo vit e ka ulur sasine e nxjerre ne ankand. Mungesa e alternativave te tjera energjetike e ka bere te pamundur disiplinimin dhe kontrollin e marrjes se druve te zjarrit nga fshataresia. Kjo situate perben nje problem teper te mprehte edhe per vitet e ardhshme.
Semundjet dhe demtuesit ne pyje
Semundjet e demtuesit ne fondin pyjor per sezonin 1997/1998 preken nje siperfaqe te pergjithshme rreth 50 mije ha. Nga vrojtimet e kryera ka rezultuar se semundjet e demtuesit e mesiperm jane shkaktare ne me shume se 60% te rasteve te demtimeve te druret pyjore. Mund te thuhet se ne shkalle vendi gjendja fitosanitare e pyjeve paraqitet disi problematike, ne menyre te veēante per llojet dushk e pishe e zeze.
Menaxhimi i pyjeve dhe i biodiversitetit
Pemet dhe pyjet jane kritike per shendetin dhe funksionimin e duhur te luginave. Pyjet mbrojne furnizimin e ujit, frenojne permbytjet, mbushin rrjedhat ujore nentokesore, sigurojne ambjente ēlodhese per njeriun dhe te rendesishme per kafshet e egra dhe nje numur te madh produktesh druri. Nepermjet filtrimit te ndotesve nga ajri dhe uji, ruajtjes se ujit dhe perberesve ushqimore, mbrojtjes se dherave, fushave lymore dhe perrenjve dhe duke siguruar nevojat estetike dhe ato te tjera njerezore, pyjet sjellin perfitime te dukshme per tokat, ujerat dhe komunitetet.
Prandaj, degradimi i pyjeve apo shpyllezimi, vecanerisht i rrepirave, i pjerresive te paqendrueshme, ka shume pasoja serioze dhe te pafavorshme. Efekti i drejtperdrejte i shpyllezimit ka rritur erozionin e dherave, humbjen e perberesve ushqimore, dhe reduktimin e kapacitetit mbajtes te ujit ne lugine. Derdhja e shpejte e ujit dhe ngarkesat e rritura te pikut pas rreshjeve te medha te shiut mund te shkaktojne permbytje, kryesisht nga perrenjte malore qe rrokullisen nga rrepirat e thikta per ne fushe. Pasoja tjeter eshte depozitimi i sedimenteve ne rezervuare, duke reduktuar kapacitetin e tyre mbajtes dhe rregullues, si dhe demtimet ne stacionet dhe kanalet e vaditjes.
Sektori i pyjeve ne pjesen Shqiptare te Pellgut Ujembledhes perballet me problemet e shpyllezimit dhe te menaxhimit. Qeveria Shqiptare e pasluftes ka investuar shume persa i perket pyllezimit, megjithate, shume nga keto perpjekje u kompensuan nga pastrimi i pyjeve dhe kullotave per te arritur objektivin e pavaresise ne prodhimin e ushqimit. Varesia nga druret per ngrohje kontribuon me shume ne perdorimin e madh te pyjeve. Nderprerjet e energjise gjate dimrit per shkak te disa krizave energjitike ne Shqiperi dhe mungesa e burimeve alternative te energjise e ka perkeqesuar me tej situaten. Varferia rurale ka nxitur me tej prerjen e pakontrolluar duke qene se nje pjese e drureve per lende djegese jane shitur.
Ne 1997 Qeveria Shqiptare formuloi Strategjine e Zhvillimit Bujqesor e njohur edhe si Strategjia e Gjelber ku Tranzicioni drejt nje Ekonomie te drejtuar nga Tregu ne Sektorin e Pyjeve eshte nje nga 6 strategjite te politikave specifike. Hidhet supozimi se te drejtat e pafuqishme te pronesise jane arsyet per shpyllezimin ne shume zona, dhe gjithashtu inkurajojne aktivitetet shteruese te resurseve. Ne mbeshtetje te kesaj strategjie, ekziston nje projekt ne vazhdim Programi i Zhvillimit te Pyjeve Private ne Shqiperi mbeshtetur nga USAID. Ne kuadrin e ketij projekti, ne bashkepunim me Sektorin e Pyjeve te Rrethit Pogradec, plantacionet e geshtenjave (te konsideruara per te qene drure frutore) rreth fshatit Stropcke u jane rikthyer ish-pronareve.
Ne pjesen Maqedonase te Pellgut Ujembledhes pylli menaxhohet nga Parku Kombetar i Galicices. Pjesa Maqedonase e Malit te Galicices (227 km2) eshte deklaruar Park Kombetar me 1958, per bukurite e tij te rralla natyrore, peisazhet dhe vlerat e tij estetike si dhe per floren dhe faunen e pasur dhe te jashtezakonshme. Pengesa kryesore per perdorimin mbeshtetes te pyllit eshte skema ekzistuese financiare ku prerja dhe transporti i trupave sanitare perben te vetmet te ardhura te parkut kombetar. Eshte nje problem i ngutshem qe Parku Kombetar i Galicices zhvillon nje plan te integruar menaxhimi ne bashkepunim me ministrite perkatese dhe me nje perfshirje te gjere te OJQ-ve mjedisore dhe komuniteteve lokale.
Vec kesaj, pjesa Maqedonase e Liqenit te Ohrit eshte deklaruar gjithashtu nje Zone e Mbrojtur sipas Konventes se Kombeve te Bashkuara mbi Vendet e Trashegimise Boterore. Megjithate, statusi i mbrojtur i Liqenit te Ohrit dhe i pjeses Maqedonase te Pellgut Ujembledhes te Lumit te Ēerraves, ka provuar te jete i pamjaftueshem per ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiversitetit te zonave. Per shembull, per shkak te perkeqesimit te cilesise se ujit, diversiteti i peshqve cyprinus ne bregun e liqenit ne gryken e Lumit te Ēerraves eshte me i paket krahasuar me seksionet e pastruara te bregut te Liqenit te Ohrit.