Itali, pranga 24 anetareve te trafikut te droges
Gjate nje operacioni te "Guardia di Finanza" kryesisht ne Kalabri dhe rajonet e tjera te Italisė, kane perfunduar ne pranga 24 persona qe benin pjesė nė nje organizate qe drejtonte trafiku e droges qe vinte nga Shqipėria dhe ishte e destinuar pėr tregun italian dhe europian. (UPDATE)
Sipas agjencisė italiane tė lajmeve ANSA, organizata kishte si pjesetare italiane, shqiptare dhe rumune qė vepronin ne kontakt te ngushtė me mafian vendase.
Nė krye tė grupit, sipas akuzės, ishte Saverio Magliaro, 58 vjec, i cili sipas burimeve mediatike italiane kishte ndėrtuar njė raport ekskluziviteti nė furnizimin e substancave narkotike qė vinin nga Shqipėria dhe kryesisht nga Shkodra.
ANSA duke ju referuar policise italiane publikon se, 10 prej atyre qe u eshte prere fleta e arrestit nga prokuroret italiane jane shqiptare.
Gjithashtu si persona te cilet kishin influencen me te madhe te ketij trafiku ishin vellezerit Smalji nga Shkodra.
Policia italiane ka bėrė tė ditur se qendra e pėrpunimit tė drogės qė vinte nga Shqipėria ishte nė Altomonte, ku jane zbuluar disa apartamente ku grumbullohej dhe pėrpunohej droga pėrpara se tė dilte nė tregun italian.