Minatoret, proteste ne Tirane me 6 nentor
Kjo jave do te jete e mbingarkuar ne trafikun rrugor. Punonjesit e policise do te jene ne gatishmeri per te ruajtur rendin gjate protestes se minatoreve me 6 nentor.
Duke nisur nga sot deri te enjten, kryeqyteti do te jete i perfshire nga aktivitete per punonjesit e policise. Diten e sotme ata do te jene ne sherbim te plote per delegacionet qe do te mberrijne ne vendin tone.
Drejtoria e Policise keshillon drejtuesit e automjeteve te qarkullojne sa me pak ne rruget kryesore, sidomos ne qender. Ndersa diten e enjte do te jene ne krye te gatishmerise per te ruajtur rendin dhe qetesine gjate protestes se minatoreve.
Punonjesit e nentokes kishin kerkuar te merrnin leje per proteste per diten e sotme, por policia eshte pergjigjur zyrtarisht qe kjo date eshte e planifikuar per te tjera ngjarje. Tubimi do te zhvillohet me date 6, nga ora 10.00 deri me 12.00.
Drejtoria e Policise ka kerkuar nga qytetaret mirekuptim dhe bashkepunim ne drejtim te bllokimit te akseve rrugore, i cili do te kryhet me date 6 nentor.