Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Monumente nga Shqiperia.

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Klajdi_Dr
Admin
Admin
Klajdi_Dr


Male Numri i postimeve : 1078
Age : 34
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : Futboll
Registration date : 23/08/2008

Monumente nga Shqiperia. Empty
MesazhTitulli: Monumente nga Shqiperia.   Monumente nga Shqiperia. EmptySat 01 Nov 2008, 14:51

Minerva , nje tjeter zbulim befasues ne Butrint



Finesa e statujės sė bukur, derdhur e tėra nė mermer, ėshtė soditur gjatė dje pas pėrfundimit tė gėrmimeve dhe pas daljes nė dritė tė tė gjithė statujės.Cilėsuar si gjetja mė e rrallė e zbuluar nė 70 vjet gėrmime nė kėtė qendėr tė zhvillimit tė jetės nė antikitet, dje ky zbulim ėshtė diskutuar gjatė mes arkeologėve. Nė mbrėmjen e djeshme, perėndesha romake Minerva, perėndeshė e dijes dhe e mbrojtjes, u ringrit mė kėmbė dhe arkeologėt qė e sollėn atė nė dritė, njerėz tė mediave tė ndryshme, qė ishin tė pranishėm, i gėzoheshin shtatores mbinjerėzore tė derdhur nė mermer. Tani flitet mė saktėsisht edhe pėr pėrmasat e saja, tė cilat, sipas drejtorit tė departamentit tė arkeologjisė nė Butrint, dr. prof.as. Dhimitėr Ēondi, jane 2.16 m e gjatė dhe me gjerėsi 0.65m. Banesa romake, fare pranė amfiteatrit tė qytetit antik, aty ku ekspedita arkeologjike shqiptare e drejtuar nga Ēondi, ku ėshtė duke kryer gėrmime, sipas njė plani shkencor, ėshtė vendi i zbulimit tė shtatores sė rrallė. Autorė tė zbulimit tė rrallė janė drejtori Ēondi dhe arkeologėt e rinj Saimir Shpuza e Sabrina Veseli.

Ēfarė paraqet shtatorja e Minervės
Ajo ėshtė njė skupturė masive, e pashembullt me asnjė zbulim tjetėr tė deritanishėm, qė prej viteve 1922, vit kur aty nisi gėrmimet arkeologu italian Ugolini. Shtatorja ėshtė ende e pėrbaltur, e padallueshme mirė nė tipare tė fytyrės. Nė tėrė gjatėsinė e saj shtatorja ka gjurmė dėmtimesh, edhe mė tė dallueshme nė pjesėn e kokės e tė fytyrės, tė cilat shpjegohen si gjurmė goditjesh qė ka marrė skulptura. Kėmba e majtė e saj ėshtė disi e pėrthyer, e mbėshtjellė me veshje (emation), qė e mbėrthen njė rrip nė mesin e trupit. Lartėsia mbinjerėzore e shtatit, qėllimshėm i tejkalon pėrmasat njerėzore, pėr tė dhėnė imazhin mbitokėsor tė perėndisė.Ēondi thotė se njė ditė para zbulimit tė bujshėm, ekspedita e drejtuar prej tij kishte hasur nė njė gisht qė kuptohej se i pėrkiste njė skulpture me madhėsi natyrore. Kjo gjetje, edhe ajo e pakrahasueshme me tėrė pėrmasat e objekteve tė rezultuara nga gėrmimet nė Shqipėri, shėrbeu si njė "parathėnie" pėr atė qė do tė vinte mė pas, pėr shtatoren e Minervės sė bukur. Shkallė-shkallė u zbuluan edhe njė mbishkrim, njė vulė e stampuar mbi njė tullė me shkrim latin. Zbulimi i fundit i shtatores madhėshtore, i bashkohet burrit me togė, qė pėrfaqėson perėndinė romake tė shėndetėsisė, Ekulapit, shtatit tė njė gruaje tė ekspozuar nė portikun e Muzeut tė Butrintit dhe shtatoreve tė Apolonit e tė Dionizit, tė gjetura te Nimfeu nė Butrint, ndonėse tė pėrmasave mė tė vogla.Mendohet qė mermeri me tė cilin ėshtė punuar shtatorja tė jetė romake e tė jetė punuar po aty, pėrderisa specialistėt thonė me bindje se ajo nuk i pėrket shkollės sė skulpturės sė kryeqendrės sė asaj kohe, Finiqit. Njėherėsh mendohet qė vepra u pėrket disa brezave skuptorėsh dhe se ėshtė njė skulpturė nė lėvizje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.AnGeLs.ToP-FoRuM.NeT
Klajdi_Dr
Admin
Admin
Klajdi_Dr


Male Numri i postimeve : 1078
Age : 34
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : Futboll
Registration date : 23/08/2008

Monumente nga Shqiperia. Empty
MesazhTitulli: Re: Monumente nga Shqiperia.   Monumente nga Shqiperia. EmptySat 01 Nov 2008, 14:51

Perėndesha e Butrintit (Dea), kokė mermeri burri nė njė shtat gruaje 2.5 m tė lartė, ėshtė zbuluar nė vitin 1928, gjatė gėrmimeve arkeologjike tė misionit italian nė Butrint. Dėshmohet se objekti, me vlera tė rralla kulturore dhe historike, u grabit dhe u dėrgua nė Itali, i ligjėruar nga mbreti, Ahmet Zog, si dhuratė. U rikthye nė vendin tonė nga qeveria italiane nė vitin 1981. Gjendet i ekspozuar nė Muzeun Historik Kombėtar.

Nga Wikipedia
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.AnGeLs.ToP-FoRuM.NeT
Klajdi_Dr
Admin
Admin
Klajdi_Dr


Male Numri i postimeve : 1078
Age : 34
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : Futboll
Registration date : 23/08/2008

Monumente nga Shqiperia. Empty
MesazhTitulli: Re: Monumente nga Shqiperia.   Monumente nga Shqiperia. EmptySat 01 Nov 2008, 14:51

Gjirokastra

Eshte shpallur “Qytet Muze” ne vitin 1961 dhe ne 2005 Pasuri Boterore “ UNESCO”. Eshte qyteti kryesor i pjeses jugore te vendit. Ne zanafillen e vet ka qene vendbanim ilir, i lidhur me fisin Argjiroi, Gjirokastra ka edhe nje prejardhje sipas nje legjende, e cila thote se u themelua prej nje princeshe me emrin Argjiro. Gjirokastra permendet ne kujtimet e kronikantit bizantin John Kantakuzenit si fortese e familjes se Zenebisheve.

Me 1417 e shtine ne dore turqit dhe u shnderua ne nje qender te rendesishme te pushtetit osman dhe administrates per qindra vjet, duke u bere qendra e Sanxhakut te Shqiperise se Jugut.
Vizita ne kete qytet te le mbresa dhe impresione qe vijne si rezultat i arkitektures, pamjeve befasuese mbi luginen e Drinosit, si dhe majat e paarritshme gelqerore te vargmaleve te Buretos dhe Lunxherise. Te gjithe atyre qe do ta vizitonin me siguri do t’ju percillte thelbin e vertete te Shqiperise: e bukur, e rrepte, dhe me shpirt te paperkulur.

Gjirokastra ka qene teatri i shume ngjarjeve te rendesishme ne historine e vendit, e vendosur ne nje zone vecanerisht te ndjeshme dhe me rendesi strategjike nga ana ushtarake, duke qene fare afer kufirit me Greqine: ketu ka lindur shkrimtari i njohur Ismail Kadare.

Butrinti
Butrinti ishte nje qytet i lashte ne Epir qe permendet qe ne shek.VII B.C. si nje qender e fortifikuar. Sipas Apollodorit emri BUTHROTON vjen nga greqishtja “ bous – dem” Ndersa sipas Dionist te Halicarnassusit, formimi i Butrintit lidhet me kalimin ketu te princit Trojan Enea, i cili gjate rruges per ne tempullin e Dodones sakrifikoi ketu nje dem qe do te thote (Buthrotos) . Poeti Virgjil ne poemen e tij “Eneida” ne librin e Trete jep pershkrimin e visites se Eneas ne Butrint. Kulmin e tij, Butrinit e arriti ne shek 4 B.C. Ne vitn 228 u kthye ne koloni Romake ,ndersa nje shekull me vone u be pjese e provinces se Ilirise. Ne shekullin e 6 A.D. u shnderrua ne nje qender Peshkopale. Krahas statusit te UNESCOS qe prej vitit 2000 Butrinti eshte shpallur gjithashtu Park Kombetar.

Objektet kryesore per tu vizituar Butrinti jane Tempulli i Aeskulapiusit ( Perendia e shendetit) shek II A.D. , theatri me 1.500 vende (shek III B.C), pagezorja e cila eshte nje monument paloeokristian dhe per nga madhesi eshte e dyta pas asaj se Shen Sofise ne Stamboll, nymfeu, banjat, bazilika, porta e Luanit, porta e liqenit ,kulla Veneciane, kalaja e Ali Pashait etj. Nje seri objektesh gjenden ne Muzeun e Butrinit.

Perla e zbulimeve arkeologjike te Butrintit eshte busti i njohur si “Koka e Deas” 50 cm i larte. Ky bust i vendosur mbi nje shtatore femre i perket shek IV B.C. Ajo u zbulua nga arkeologu Italian Ugolini ne vitin 1938. Fillimisht ai e identifikoi ne hyjneshen e qytetit me emrin Dea. Me pas e identifikoi me koken e Apollonit. Ky bust sot ndodhet ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane.

Pervec vlerave arkeologjike dhe arkitekturore Butrinti shquhet per ekosistemi e tij te shkelqyer .Ai eshte i pozicionuar ne mes te nje xhugle te vertete subtropikale me gjelberim te perhershem , ku bien ne sy dafinat, druret e larte dhe lianat.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.AnGeLs.ToP-FoRuM.NeT
Klajdi_Dr
Admin
Admin
Klajdi_Dr


Male Numri i postimeve : 1078
Age : 34
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : Futboll
Registration date : 23/08/2008

Monumente nga Shqiperia. Empty
MesazhTitulli: Re: Monumente nga Shqiperia.   Monumente nga Shqiperia. EmptySat 01 Nov 2008, 14:52

Manastiri i Mesopotamit

Manastiri i Mesopotamit ndodhet n? pj?s?n jugore t? fshatit Mespotam nė rrethin e Sarandės, fare pran? Finiqit. Ne fillim ka egzistuar nj? tempull pagan dhe mbi rr?nojat e tij ?sht? nd?rtuar Kisha e Sh?n Kollit, mendohet t? jet? nd?rtuar n? koh?n e perandorit bizantin Kostandin i IX Monomaku. Kisha e Sh?n Nikollit ka nj? arkitekur? tep?r t? vecant? t? stilit bizantin. Nga manastiri ruhen rr?nojat e mureve rrethues q? kapin nj? sip?rfaqe rreth 100 m dhe kontrollohen nga 7 kulla drejt?k?nd?she. Muret rrethues jan? m? t? hersh?m sesa kisha q? ekziston akoma. Dhomat e manastirit jan? t? nd?rtuara m? von?. Kjo ?sht? nj? nd?r kishat m? t? m?dha dhe m? t? vjetra t? periudh?s bizantine q? ruan vlera t? m?dha. Mure e jashtme jan? t? nd?rtuar nga gur? g?lqeror? t? m?dhenj. Dallohet p?r zbukurimet dhe mozaik?t me motive shtazore gjithashtu dhe p?r zbukurimet me tulla t? mureve t? jasht?m. Zbukurimet murale jan? n? forma t? ndryshme p?rmendim: nj? shqiponj? dy dragoj dhe nj? luan n? nj?r?n an? nd?rsa n? an?n tjet?r ndodhet nj? kafsh? mitologjike. Kisha ka nj? sall? t? madhe brenda dhe dy t? vogla. Mozaiku i sall?s i ruajtur akoma paraqet nj? dragua me krah? hapur. Kisha ka pasur dy rind?rtime n? vitet 1793 dhe 1845 k?to rind?rtime e kan? ndryshuar shum? pamjen e kish?s dhe mendohet q? t? ket? humbur shum? vlera.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://WwW.AnGeLs.ToP-FoRuM.NeT
Sponsored content





Monumente nga Shqiperia. Empty
MesazhTitulli: Re: Monumente nga Shqiperia.   Monumente nga Shqiperia. Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Monumente nga Shqiperia.
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Greket: Shqiperia, e mbrojtur nga kriza
» Turizmi, Shqiperia ne vendin e pare ne rajon

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..:: Arti dhe Kultura ::..ஜ :: Arti figurativ dhe krijimtaria-
Kėrce tek: