Irak, firma shqiptare korruptoi oficerin USA
Nje oficer me graden kapiten i ushtrise amerikane eshte akuzuar nga nje prokuror federal ne Takoma te Uashingtonit, per mitmarrje nga nje firme ndertimi shqiptare qe operoi ne Irak nga viti 20062007.
Denoncimi i kapitenit Cedar Lanmon erdhi nga bashkeshortja e tij, e cila e kishte denoncuar ate tek federalet.
Me pas Lanmon ka pranuar perpara prokurorise se kishte marre nje shifer prej 25 mije dollaresh nga nje shtetas shqiptar qe perfaqesonte firmen e tij, per ta ndihmuar ate ne marrjen e nje kontrate per ndertimin e murit rrethues te nje baze amerikane ne Irak.
Procesi gjyqesor i kapitenit amerikan do te zhvillohet ne daten 6 dhjetor te ketij viti dhe ai rrezikon te denohet me dy vjet burg dhe nje gjobe 250 mije dollareshe, aq sa ishte edhe kontrata qe perfitoi firma shqiptare ne ndertimin e objektit per ushtrine amerikane.
Masa e zbutur e denimit vjen pas faktit se, Lanmon ka pranuar fajesine e tij per akuzen e mitmarrjes. Por ne lajmin e publikuar ne sajtin amerikan military corruption. Com nuk behet i ditur se cila nga firmat shqiptare qe kane operuar ne Irak gjate kesaj kohe eshte perfshir