Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pas ndarjes, Flori “injoron” Sonin

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

Pas ndarjes, Flori “injoron” Sonin Empty
MesazhTitulli: Pas ndarjes, Flori “injoron” Sonin   Pas ndarjes, Flori “injoron” Sonin EmptyFri 22 Aug 2008, 23:49

Puthja nė skenėn e madhe tė Pallatit tė Kongreseve gjatė natės kur zhvillohej “Kėnga Magjike”, kishte vulosur lidhjen e tyre. Kėtė herė, skena zhvendoset nė kryeqytetin e Kosovės, nė Prishtinė, ku njė e tillė mungoi, madje shkaktoi shumė psherėtima. Ėshtė fjala pėr dy kėngėtarėt mė tė pėrfolur tė momentit, Soni Malaj dhe Flori, ku kėtė herė mė shumė se kurrė konfirmohet ndarja mes ēiftit tė famshėm. Gjithēka ka ndodhur nė skenėn nė qendėr tė Prishtinės, ku zhvillohej dhe “Video Fest” 2008. Pas performimit, Soni ka mbetur nė tė pėr disa minuta duke pritur n e njė vullnetari nga publiku, nė mesin e tė cilėve ishte edhe Flori, por atė e mori nga dikush tjetėr. Vitin e kaluar, ajo nė “Video Fest” kishte fituar ēmimin “Best Female”, por meqė nuk ishte e pranishme pėr ta marrė ēmimin, njė kishte mbetur “peng” pėr tė, nga kushdo qė do t’ia dorėzonte trofeun. Udhėheqėsi i spektaklit nuk kishte harruar dhe ftoi dikė nga publiku qė ta puthe Sonin. Dhe tė gjithė tė pranishmit sytė i kthyen nga Flori, i cili ndodhej diku nė rreshtat e parė tė podiumit. E ndėrsa tė gjithė thėrrisnin me ovacione, Flori as qė begenisi tė ngrihej nga poltrona nė tė cilėn ishte ulur pėr t’i plotėsuar dėshirėn fansave apo edhe thjesht kuriozėve, tė cilėt sapo konstatuan qė tashmė mes vajzės simpatike dhe Florit nuk kishte mė asgjė.
Pėr ta nxjerrė Sonin nga situata shumė e vėshtirė dhe e sikletshme, e cila priste nė skenė pa lėvizur, por edhe pėr ta lehtėsuar pozitėn e Florit, tė cilit po i bėhej disi presion nga publiku, ėshtė ngritur Gazmend Avdiu, pronari i produksionit “Pixel”, dhe ka puthur Sonin nė tė dy faqet, duke e relaksuar paksa situatėn. Kjo situatė nuk ka qenė aspak e kėndshme, ndėrsa e skuqur, Soni ka pėrjetuar ndoshta disa nga momentet mė tė kėqija nė tė cilat mund tė jetė ndodhur ndonjėherė nė skenė.
Mbėrritja
E nė fakt, qė nė fillim tė natės finale tė “Video Fest” 2008, Flori dhe Soni kanė ardhur tė ndarė, veē e veē nga njėri-tjetri. Flori ka kaluar nė tapetin e kuq me kėngėtaren, njėkohėsisht dhe mikeshėn e tij, Elvana Gjata, ndėrsa askush nuk e ka parė Sonin nė kohėn qė ka deportuar nė sallė. E ndėrsa Elvana dhe Flori ishin tė veshur nė mėnyrė mjaft ekstravagante duke iu pėrshtatur ambientit, Soni ka debutuar nė skenė me xhinse, njė bluzė fare normale dhe flokėt paksa tė ērregullta.
Post-fest
Njė mbrėmje mjaft e kėndshme nė tė cilėn morėn pjesė gati tė gjithė, ka qenė ajo pas natės finale. U festua deri nė orėt e para tė mėngjesit, ndėrsa kėngėtarėt kanė qėndruar nėn shoqėrinė e njėri-tjetrit duke biseduar e qeshur pafund. Por Soni dhe Flori pėr asnjė moment nuk u panė bashkė. Flori si gjithmonė ka qėndruar shumė pranė Elvanės, ndėrsa Soni preferoi tė qėndronte me disa mikesha tė saj.
Lajmi
Lajmi pėr ndarjen e dy kėngėtarėve, Soni Malaj dhe Flori u mėsua dy javė mė parė. Burime tė afėrta me ēiftin zbuluan se ata i thanė lamtumirė njėri-tjetrit pak kohė mė parė, ndėrsa arsyeja nuk bėhet e ditur. As Soni dhe as Flori nuk kanė pranuar tė prononcohen rreth kėtij fakti, duke dashur nė kėtė mėnyrė tė mos preket privatėsia e tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Pas ndarjes, Flori “injoron” Sonin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: