Sondazhet, Obama kryeson nje dite para zgjedhjeve
Ore vendimtare per dy kandidatet amerikane, qe garojne per kreun e Shtepise se Bardhe. Ata po shkembejne batutat e fundit te fushates elektorale.
Sipas sondazhit me te fundit te Zogby/Reuters, kandidati demokrat Obama kryeson ne 6 nga tete shtete kyce. Ai ka siguruar avantazhin me nje pike ne Mizuri, dy pike ne Florida, por edhe ne Ohajo, Virxhinia dhe Nevada, te gjitha keto shtete qe ne vitin 2004 u fituan nga Bush dhe qe se bashku perbejne 76 perqind te zgjedhesve.
Senatori republikan McCain kryeson ne Karolinen e Veriut dhe Indiana. Obama sipas sondazhit ka siguruar 328 vota elektorale, nga 270 te nevojshmet.
Ndersa sipas sondazhit te Gallup, kandidati demokrat Obama ka siguruar nje avantazh prej 11 pikesh ndaj rivalit te tij. Obama ka 55 perqind te votave, kundrejt 44 perqind te McCain.
Ky sondazh i publikuar nga USA Today, eshte ai i fundit ne prag te zgjedhjeve presidenciale dhe besohet se kufiri i gabimit mund te jete vetem 2 perqind.