Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ka paralajmeruar sot ndermarrjen e cdo aksioni politik, qe sipas tij do te vinte ne vend te drejten e LSI-se per te patur perfaqesuesin e saj ne administraten zgjedhore.
Meta ka akuzuar serish demokratet dhe socialistet per komplot kunder zgjedhjeve.
Rezultati i reformes Xhafa-Rusmali eshte monopolizimi i votave. Do te jete e papranueshme nje gje e tille. Zgjedhjet jane te shqiptareve dhe ne nuk do te lejojme qe ato te shkaterrohen, ka deklaruar Meta.
Kreu i LSI u shpreh me nota kritike edhe per aktivitetin ne te kaluaren te prezences se OSBE-se ne Tirane.
Duhet te them se OSBE ka nje imazh negativ per zgjedhjet ne Shqiperi. Ka bere shume pak per te parandaluar ato fenomene qe kane qene te paralajmeruara nga ne dhe nderkombetaret, ka shtuar Meta.