Vazhdojne radhet e gjata
Radhet e gjata dhe fluksi i madh i votuesve vazhdojne edhe ne keto momente ne pikat e votimit ne SHBA, ku po votohet per presidentin e vendit. Mediat nderkombetare raportojne se numri i personave qe do te japin verdiktin e tyre per liderin e ardhshem eshte i madh. Pocesi zgjedhor po zhvillohet i qete dhe pa ndonje problem domethenes.
Parregullesi te vogla jane verejtur vetem ne pak zona me listat e votimit. Sipas autoriteteve, problemet jane shenuar per shkak te numrit te madh te votuesve qe votojne per here te pare dhe per kete arsye kane pasur probleme me regjistrimin.
Fushata konsiderohet si historike per Ameriken pasi kushdo qe te fitoje do te sjelle nje risi ne historikun e votimit.
Nese fiton Obama, SHBA do te kete presidentin e pare me ngjyre ne historine e vete, nese fiton McCain vendi do kete ne krye presidentin me te vjeter dhe zevendespresidenten e pare ne histori.
Megjithate keto zgjedhje e kane shenuar rekordin e tyre te pare qe lidhet me numrin e gjate te votuesve qe duan te ushtrojne te drejten e tyre te votes.
Zgjedhjet do te mbahen mend edhe per numrin e madh te te rinjeve te interesuar per te votuar duke pasur parasysh natyren indiferente te amerikaneve per zgjedhjet.
Nese fitues ne zgjedhje eshte senatori i Illinoisit, atehere demokratet do te kene pushtetin absolut ne drejtimin e vendit, pas fitores se shumices ne Kongres.