Klajdi_Dr Admin
Numri i postimeve : 1078 Age : 33 Vendbanimi : Durres hobi juaj : Futboll Registration date : 23/08/2008
| Titulli: Withers: Ndryshoi kursi i historise Wed 05 Nov 2008, 13:07 | |
| Ambasadori amerikan ne Tirane, John Withers u shpreh sot se populli amerikan zgjodhi kandidatin me te mire mes dy figurave te shquara te politikes. Duke vleresuar zgjedhjen e demokratit, kandidatit me ngjyre, Barack Obama,si presidenti i 44-t i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Withers, deklaroi se keto zgjedhje kane ndryshuar kursin e historise. "Shume vite me pare, Martin Luther King shprehu enderren per nje Amerike ku njerezit te mos gjykoheshin prej ngjyres, por prej permbajtjes. Senatori i Illinois, tashme presidenti i ri i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, i cili kishte guximin te bente realitet endrren e Luther King", u shpreh Withers, ne nje pritje te organizuar mengjesin e sotem ne ambientet e hotel "Rogner" Duke folur per ndjesine si qytetar i SHBA-ve, pas zgjedhjes se presidentit te ri te vendit te tij, Withers solli perpara audiences disa vargje te nje kenge qe sklleverit shekuj me pare kishin si refren. "Ne rrugen time, per ne token e premtuar/ Degjoj nga Parajsa/Zoti do te me zgjase doren e tij te djathte/ Degjova kete mengjes nga Parajsa. Une ndihem sikur qendroj perkrah bashkeqytetareve te mi dhe ne po prekim doren e Zotit", perfundoi Withers. | |
|