|
|
| Besimet fetare | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Angel Super admin
Numri i postimeve : 1618 Age : 40 Vendbanimi : Durres hobi juaj : operator / futboll Registration date : 20/08/2008
| Titulli: Besimet fetare Sat 15 Nov 2008, 22:57 | |
| Feja ka luajtur nje rol te dores se pare ne mbijetesen e kombit shqiptar ne po ate shkall si per disa popuj te tjere te lashte si armenet dhe hebrejte. Ishte krishterimi ai qe I dha nje identitet me te forte popullit shqiptar ne kohen e dyndjeve barbare dhe osmane duke u kthyer ne nje vend te shenjte ne kohen e Skenderbeut pasi e mbrojti krishterimin ne kohen(shek XV) kur papa dhe patriku kacafyteshin. Ishte feja Islame dhe bektashizmi qe I diferencoi shqipetaret kur politika sllavizuese dhe helenizuese e fqinjeve synonin asimilimin dhe perfitimin e territoreve shqipetare.Flaka morale e perbashket per klerin shqiptar te te gjithe besimeve ishte ajo e nje zelli apostolik te lashte gershetuar me nje ndjenje patriotike te zjarrte. Nė Shqipėri, Krishterimi ėshtė apostolik, d.m.th ai ėshtė percjelle tek arbrit direkt nga goja e vete apostujve te Jezu Krishtit dhe filloi tė pėrhapej nė Iliri qė nė shek. I te e.s si fe ilegale.Apostulli Pal rreth vitit 57 shkruan Kėshtu prej Jerusalemit e pėrqark e deri nė Iliri kam kryer shėrbimin e ngjalljes se Krishtit, duke u pėrpjekur tė ungjillizoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit..Pervec Palit ne trevate IIire kane predikuar edhe shume shenjtore te tjere dhe prej ketej kane kaluar ne hapesiren ballkanike nepermjet rruges Egnatia duke hyre ne Durres(Dyrrachium)per te kaluar ne lindje.Dokumente thone se nė Durres, nė vitin 58 ka patur 60 familje tė krishtera. Nė Iliri nisin aktivitetin peshkopėt mė tė hershėm tė krishterė, duke filluar me peshkopin Qesar tė Durresit nė vitin 70 e mė pas, Shėn Astin nė vitin 98. Shėn Asti u dėnua me vdekje nė vitin 116, nga perandori Trajan dhe sundimtari vendas, Agrikoli, pasi ne kete kohe Krijsterimi ishte ilegal dhe denohej nga Roma. Qendrat e para tė krishtera te themeluara nga veprimtaria predikuese e apostujve dhe perkrahesve te tyre ilire nga shekulli I deri ne shekullin e IV(kur krishterimi u be fe zyrtare) vėrtetohen nėpėr qytete si Durrėsi, Butrinti, Onhezmi (Saranda), Jerikoja, Vlora, Apolonia, Amantia, Bylisi (Balshi), Antipatrea (Berati), Skampis (Elbasani), Scodra, Albanopolis, Lyhnidi (Ohri) etj. Ndėr mozaikė e nė ndėrtime te vjetra kishash, si nė Shėn Kollin e Kurjanit nė Fier, nė bazilikė n e Ballshit, etj janė ruajtur simbole paleokristiane enigmatike siē janė ato tė bimėve me gjethe nė formė zemre (shiko mozaikėt e Butrintit e gjetkė), figura e kryqit nė mozaikėt e Sarandės, figura e peshkut ne gdhendjet e Ballshit apo nė mozaikė tė tillė si ai i Linit ne Pogradec e gjetkė. Keto deshmojne se Iliria u be qe ne fillim nje nga trevat kryesore te perhapjes se fese se krishtere per vete lashtesine dhe shtrirjen e madhe te popullisise se saj, zhvillimin e madh urban me kryeqendra te tilla si Durresi, Apollonia, Shkodra etj; dhe poziten gjeopolitike mjaft te favoreshme duke u qene nje korridor natyral ndermjet lindjes dhe perendimit si per transmetuar vlerat morale te krishterimit ashtu edhe per te transportuar ushtri dhe beteja pa fund
Nė shek. IV pas J.K. Krishterimi u shpall fe shtetėrore nga perandori Konstandin ,u kodifikua nė Bibėl dhe u krijuan institucionet e tij : kishat dhe manastiret dhe njėkohėsisht hierarkia e tij : peshkopėt, kryepeshkopėt, abatėt dhe dioqezat e tyre me qender ne Rome. Konvertimi i plotė i nė Krishtėrizėm nė territoret ku sot banojnė shqiptarėt, u krye gjatė shekujve V-VI pas J.K. Shen Jeronimi (Hieronymus) i Ilirise beri perkthiumin e pare te bibles latinisht ( La Vulgata) duke i dhene botes per here te pare librin e shenjte ne mesin e shekullit IV. Koncili i parė Ekumenik i Nikesė nė vitin 325, ishte i pari qė formuloi parimin bazė tė krishterimit: Besoj ne nje Perėndi, Atin e tėrėfuqishėm, krijuesin e qiellit e tė dheut dhe tė gjithė tė dukurave e tė padukurave. Shen Niketa I Dardanise (Remesianes) eshte krijuesi I kryelutjes se krishterimit (kryrehimnores) TE DEUM LAUDAMUS (Ty zote te lavderojme) qe vazhdon te jete kryelutje edhe sot pas me se 15 shekujsh Kostandini i Madh ne lufte kunder fiseve barbare urdhėroi ngritjen e disa bazilikave madhėshtore.Tipi i kėtyre bazilikave kostandiane ishte me dysheme drejtkėndėshe dhe nuk pėrjashtohej shtrimi i sipėrfaqes sė saj me mozaikė. Nė anė n e jashtme, ato kishin kolonada, ku sajohej hajati i kishės. Bazilika tė kėtij lloji janė hasur edhe nė Shqipėri, nė Butrint, Bylis, Antigone, Tepe nė Elbasan e ndoshta edhe gjetkė. Strukturat kishtare nė periudhė n e antikitetit tė vonė ishin tė organizuara mbi bazėn e provincave (Dardanisė, Prevalit, Epirit tė Ri dhe Epirit tė Vjetėr), duke patur nė krye secila njė mitropolite prej nga vareshin peshkopatat . Deri ne shekullin e VIII kisha ne Iliri ishte direkt nen varesine Romes. Ky eshte shkaku qe terminologjia e kishes Shqiptare eshte latine( meshe, kungate, prift, shenjt, pagezim , peshkop, kryq, mallkim etj. Kjo per me teper tregon se arberit ishin ketu ne shekujt IV deri V kur u sanksionuan dukuri te tilla si gjuha e kishes etj. Pas ndarjes sė perandorisė ato u pėrfshinė nė zonen e Ilirikut lindor, varėsia kishtare e tė cilit ka lėvizur midis Romės dhe Kostandinopojės. Duke filluar nga gjysma e parė e shek. VIII (viti 731 pas vendimit te Leon Isaurit per ndarjen e dioqezave te lindjes nga ato te prendimit ) hapesira Ilire (tashme te njohur si vend I arberve) u nda ne zona qe vareshin Patrikana e Kostandinopojės dhe ne zona qe vareshin nga Roma. Mendohet qe Lumi I Matit te kete qene vije ndarje e Bizantit nga Roma. Ndarja e kishes (se lindjes nga ajo e perendimit) u thelluan nga procese historike dhe prezenca e galeve (para francezeve) (Karli I madh shek IX) dhe normandeve apo Anzhuineve duke sjelle perfundimisht ne vitin 1054 ndarjen zyrtare te plote. Gjate periudhes 731 deri 1054 dhe ne vazhdim, nga shqyrtimi I dokumentave arkivore te shumte ,verehen konkurrence ndermjet Romes dhe Konstandinopojes se kush te kete nen influence dioqezat e Ilirise/ Arberise duke arritur edhe ne beteja te pergjakeshme. Ardhja e bullgareve ne viset e Arberit e izoloi kete hapesire nga Patrikana por krishterimi u ruajt nga vendasit. Per me teper mbreti I bullgareve ,Borisi ne vitin 866 u pagezua me popullin e tij ne Kishen e Ballshit ne tokat e Arberit. Bullgaret nga pagane u bene te krishtere . Borisi pas kesaj duke kuptuar rendesine e fese ne trevat e pushtuara kerkoi te lidhej me papen e Romes per te kerkuar udhezime per nje administrim kishtar te sakte. Thuhet nga autore te ndryshem se Borisi duhej ti drejtohej Kostandinopolit .Por kur je pagezuar ne nje vend aq te lashte si Iliria / Arberia ku krishterimin e solli vete Pali eshte e natyreshme qe do ti drejtoheshe Romes si kryeqendra e pare zyrtare.
Edituar pėr herė tė fundit nga Angel nė Sat 15 Nov 2008, 22:58, edituar 1 herė gjithsej | |
| | | Angel Super admin
Numri i postimeve : 1618 Age : 40 Vendbanimi : Durres hobi juaj : operator / futboll Registration date : 20/08/2008
| Titulli: Re: Besimet fetare Sat 15 Nov 2008, 22:58 | |
| Armiqesia e Kostandinopolit me mbreterit bullgareve vazhdon dhe arrijne kulmin ne 1018 kur Car Samueli u mund nga pernadori I Bizantit Vasili Il. Vasilli II riorganizoi peshkopaten e Ohrit duke vene ne krye peshkope greke si Theogilikati ne 1100 per te synuar ne perfshirjen e te gjithe Arberise apo edhe te Italise se jugut. Nderkohe Patrikana e Romes qe u vetequajt Papati (influence Franceze) vazhdoi deri ne vitet 1303 te intensifikoje luften per te fituar sa me shume dioqeza ne Dalmaci dhe Arberi me ane te Peshkopeve te Raguzes duke marre edhe disa masa ndaj disa prifterinjve (te Tivarit dhe Ulqinit viti 1167, te Tivarit 1303) qe predikonin me ritet e lindjes.Kjo behej edhe ne kuader te uniatizimit te kishes se krishtere. Zbarkimet e normandeve, I pari ne 1081 dhe I dyti ne 1105 si edhe kryqezata e pare 1095 filloi te lekundte Bizantin per unifikimin e kishes se krishtere. Pushtimi i Konstandinopojes me 1204 nga Kryqezata e 4 dhe mbajtjen e saj per 60 vjet nen sundimin francez solli edhe murgjit franceze benediktine ne Arberine e viteve 1230 duke u vendosur fillimisht ne Shirgj mbi Bune dhe me vone ne Durres dhe Shkoder pas viteteve 1250 nen mbrojtjen e Karlit Anzhu. Thuhet se po ne kete kohe u vendos edhe Urdheri Franceskaneve duke thelluar kthimin e arberve te krishtere tek qendra e vjeter, Roma. Keto zhvillime i perkrahte edhe principata e Arberit dhe me 1208 ka dokumente leterkembimi te Dhimitrit princit te Arberise me papa Inocentin III ku kerkohet nga papa ndihme per ushtrimin e besimit te krishtere. Nderkohe qe papa dhe patriku luftonin ne ballkan per hegjemoni dalin ne skene turqit osmane te cilet pushtuan Ohrin ne 1408, Tivarin (qender qe varej nga Roma) me 1571 dhe Kostandonopojen me 1453 duke sjelle nje rrenim apo nenshtrim te patrikanes. U arrit te lidhej nje traktat ndermjet Sulltan Mehmetit II dhe patrikut te ri te Patrikanes Gjergj Skalari ku u ra dakord qe mos te prisheshin kishat per tu bere xhami :martesa dhe funeralet te beheshin ne kishe dhe to mos prishej festa e pashkeve. Ne kete kohe i vetmi vend i krishtere i panenshtruar dhe qe nuk i paguante asgje Sultanit ishte Arberia. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu , biri I princit te Krujes I mbiquajtur « Mbrojtes » dhe « Atlet » i Krishterimit theu per 25 vjet ushtrite osmane duke entuziasmuar boten e krishtere me bemat e tij dhe duke marre mirenjohjen e tere bashkesise kristiane kudo qe ndodhej . Skenderbeu dhe papa stabilizuan maredhenie te ngushta me me synime te qarta per mbrojtjen dhe lartesimin e kishes se shenjte. Kjo lidhje e ngushte me papen dhe perendimin i perputhej me idete qe kishte Skenderbeu dhe fisniket e tij per fatin e Mbreterise se Arberit ne ballkan dhe Evrope. Pas renies se Skenderbeut Sulltani ndermori nje fushate konvertimi ne myslimane ndaj arberve te krishtere duke perdorur paketen e privilegjeve dhe te detyrimeve dhe taksa te tilla si defshirmeja(takse gjaku) ku cdo familjari I merrej djali I vogel dhe nuk I kthehej kurre per tu perdorur si jenicer .Kjo takse shpesh I detyronte fshatra te tere te emigronin. Nje pjese u konvertuan duke nderruar vetem emrin dhe vazhdonin ritet e tyre te krishtera feshurazi Njihen raste qe dokumentohen edhe nga Frang Bardhi ne vitin 1637 kur brenda nje familje (vellezer apo burre dhe grua)jane me fe te ndryshme vetem per te shpetuar nga taksat apo per te perfituar privilegje. Gjurme ne qendresen fetare ndaj konvertimit ne fene islame ka lene Shpati i Elbasanit gje qe deshmohet ne afresket e pikturuara nga Onufri nga Neokastra (Elbasani)ne vitete 1556 ne kishen e Shen Kollit dhe ate te Shen Premtes. Ne kete klime myslimanizimi prifterinjte Shqiptare patriote si Archbishop of Durrės, Pal Ėngjėlli, a close associate of Skanderbeg doli nevoje emergjente perdormi I gjuhes shqipe ne kishe as the Formula of Baptism of 1462 AD. It is a short sentence in Albanian Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit (I bless you in the name of the Father, the Son and the Holy Spirit), which is found in a circular (pamphlet) written in Latin During a visit to Mat, Pal Ėngjelli noticed irregularities in the religious practice and following this he left some directions and recommendations with the Catholic priest, namely the aforementioned blessing, which could be used by parents in baptising their children in case they could not do it in church or there was no priest available. The formula is written in the Latin alphabet in the northern dialect of the ghegs (gegėrisht). Duke perfituat nga kunder-refoma e papatit, me lejen e Selise se Shejte per te konsoliduar krishterimin ne 1555 botohet Missal by Gjon Buzuku which is the translation of the main parts of the catholic liturgy into Albanian; it contains the services of the main religious holidays of the year, comments from the book of prayers, parts from the Testament as well as parts from the ritual and catechism. The Missal by Gjon Buzuku is written in the northern dialect (gegėrisht), in the Latin alphabet, and is provided with some special letters. The book has a relatively rich vocabulary and its orthography and grammatical forms seem to be established, which is indicative of an earlier tradition in the writing of the Albanian language. one Arbėresh priest in Italy Lekė Matrenga published in 1952 E mbesuame e krishterė ("The Christian Faith"). It is a booklet of 28 pages, the translation of a catechism. The book is written in the southern dialect, in Latin alphabet, and is provided with some special letters representing the sounds of the Albanian language that are missing in Latin. Me vone Pjetėr Budi perkthen Doktrina e Krishtere 1618 Pasqyra e te rrefyerit 1621 dhe Rituali Roman 1621 Pasi perkrahu perdorimin e gjuhes shqipe ne kishe , Selia e shejte ne Rome ne 1634 vendosi qe franqeskanet te vendosen pergjithmone ne zonen e Shkodres Zadrimes dhe Lezhes per te frenuar myslimanizmin. Nderkohe Kisha ortodokse administruar nga patrikana autoqefale e Ohrit, qe kishte ne varesi edhe peshkopaten e Beratit, ishte e angazhuar ne mbledhjen e taksave per sulltanin dhe nga studimet shihet se patrikana ka qene nje sherbyese e zellshme ne kete drejtim Osmanet vendosen parimin fetar si te vetmin qe dallonte kombesine dhe prandaj myslimanet i quanin turq dhe te krishteret greke. Ka shume te dhena qe edhe disa qarqe extremiste helene te patrikanes kishin kohe qe e zbatonin kete kete parim te pa fe duke kerkuar helenizimin e te gjithe te krishtereve . Kuptohet qe si reaksion i kesaj por edhe per zona influence Selia e shenjte solli shume dergata ne Arberi per te riperterire krishterimin me qender Romen. Por Roma nuk synoi ne asimilimin e arberit gje qe deshmohet edhe per perkrahjen e perdorimit te gjuhes shqipe gjate predikimeve. Ketu duhet kerkuar aresyeja e orientimit perendimor drejt Romes qofte e princ Dhimitrit me 1208 qofte e Skenderbeut ne mesin e shekullit XV. Mbledhja e « Kuvendit te Arberit » ose « Koncili i Arberit « ne Merqi te Zadrimes me 20 korrik 1703 nen kryesine e Tivarit dhe me bekimin e papa Klementit XI (qe ishte Shqiptar) mori vendime te rendesishme per konsolidimin e kishes katolike ne Shqiperi sic ishin ndalimi i fshehjes se perkatesise fetare ; ndalimi i predikimit fshehtas nga prifterinjte per keta besimtare kriptokristiane etj. Ne kete kuvend katoliket u shprehen hapur edhe kunder ortodokseve. Megjithese jezuitet erdhen me vone ne Shqiperi ata e rroken shpejt natyren dhe kulturen shqiptare Bie ne sy revista e tyre patriotike leka .Kurse per Franceskanet dallohet Pater Gjergj Fishta I konsideruar si poet Kombetar Shqiptar dhe themelues I alfabetit te gjuhes shqipe ne Kongresit te Manastirit. Polemika apo konkurrenca mes jezuiteve dhe franceskaneve nuk arriten asnjehere ne krize te kishes katolike ne Shqipetare.per me teper ato kishin bashkuar gjithnje perpjekjete per te siguruar perkrahes ne fuqite e medha si Austria e cila kishte ndikuar prane portes se larte per te mbrojtur interesat e katolikeve dhe kishte financuar per kishen katolike shqiptare Ne pasluften e pasigurt per fatet e Shqipeprise prej lakmise se fqinjeve nje delegacion I kryesuar nga ipeshkv katolik Bumci shkoi ne Versaje dhe perdoren influencen e tyre ne Seline e Shenjte per te garantuar se katoliket shqiptare nuk donin te jetonin te ndare nga shqiptaret e tjere muslimane duke pase parasysh copetimin e mundshem te pasluftes. Per tiu pershtatur te gjithe besimtareve te vet Kisha katolike mori parasysh edhe kanunin e leke Dukagjinit dhe variante te tij dhe u mundua qe te mos I binte ndesh ketij kodit te nderit;, mikpritjes, fjales se dhene etj duke spjeguar keto elemente edhe me biblen. Kisha katolike shqiptare ,ne dallim nga simotrat ne Evrope, karakterizohej nga nje pavaresi e komponenteve te saj per shkak te rolit te vecante qe luajten franceskanet dhe jezuitet . Kjo gje shkaktonte mospelqimin e dergatave nga Roma sepse nuk e kuptonin situaten ne vend. Eshte per tu theksuar se, ashtu si edhe ne shekullin e XV dhe XVI, ne dallim nga riti lindor, Kisha katolike nxiti perdorimin e gjuhes shqipe qe me 1861 ne seminarin e urdherit franceskan dhe u shqua per nje patriotizem ta pashoq. Ky ishte shkaku qe me 1933 ipeshkvit katolike do ti shkruanin bashkerisht Zogut Ne jemi ketu ne Shqiperi prej dy mije vjetesh;katolike atehere katolike edhe sot, shqipetare atehere shqipetare sot edhe gjithmoneDy revistat katolike te viteve 30 Drita dhe Leka harmonizojne doktrinen fetare me kontekstin shqiptar dhe propagandojne tolerancen fetare dhe mundesine e bashkejeteses midis feve ;Psh solidaritet shoqeror kristian do te gjente mbeshtetjen e vet ne Shqiperi ne praktiken e beses dhe te fjales se dhene te tradites zakonore shqiptare Pushtimi Italian zgjoi perseri idene e vejeter te Vatikanit per uniatizimin e Kishes dhe pati edhe misionare dhe u organizuan mbledhje per kete ne kuader te luftes italo-greke. kleri fetar i te te gjithe besimeve (musliman,katolik, bektashian dhe ortodoks) u perpoq te perfitonte sa me shume financime nga politika e fashisteve italaine dhe gjerman. Por kjo nuk I pengonte besimtaret te vazhdonin te shihnin nje pushtues qe duhet te ikte nje ore dhe me pare. Bektashinjte u hodhen totalisht kunder fashizmit italian dhe nazizmit gjerman | |
| | | Angel Super admin
Numri i postimeve : 1618 Age : 40 Vendbanimi : Durres hobi juaj : operator / futboll Registration date : 20/08/2008
| Titulli: Re: Besimet fetare Sat 15 Nov 2008, 22:58 | |
| Me shkrirjen e patrikanes se Ohrit dhe kalimi i varesise se kishes ortodokse direkt nga Kostandinopoli, pas janarit te vitit 1767 (influencuar edhe nga rezultatet e lufterave ruso-turke) u vu re nje perpjekje fare e hapur per helenizimin e popujve te ballkanit duke shtuar numrin e shkollave greke dhe te qendrave te rendesishme fetare dhe didaktike si Voskopoja ku u hapen shkolla si « Akademia e Re » (nje institucion illuminist ne te cilen kontribuan greke, rumune-vllhe dhe shqiptare si Kavalioti )ne vitin 1744 apo shtypshkronja etj. Por patriotet fetare dhe njerez te ditur Shqiptare e shfrytezuan kete infrastrukture dhe kulture fetare per te prodhuar vepra per te ardhmen e kombit shqiptar sic ishte edhe fjalori tre gjuhesh i Kavaliotit i botuar ne Venedik me 1744. Keshtu Voskopoja u be nje qender iluminizmi , arti dhe atdhetarizme e . Po si devocion patriotik ne ndihme te kishes shqiptare erdhi edhe Ali Pashe Tepelena i cili ngarkoi mjekun e tij Vangjel Meksin te Perkthente Dhiaten e re per besimtaret shqiptare ne vitin 1819 deri 1827 per te vazhduar vone me perkthimet e Kristoforidhit te vitit 1872 Pushtimi osman dhe pėrhapja e islamizmit e demtoi rende fene e krishtere katolike apo ortodokse. Me rritjen e ndėrgjegjes kombėtare nė luftėn kundėr sundimit tė huaj, nga shtresa e klerit vendės dolėn disa figura tė njohura si Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Pjetėr Bogdani tė cilėt luajtėn njė rol tė rėndėsishėm pėr kulturėn shqiptare. Gjatė Rilindjes kombėtare nga rradhėt e dy degėve tė Krishtera pati klerikė qė punuan pėr interesat e vendit e tė kulturės kombėtare, si Papa Kristo Negovani, Ndoc Nikaj, Nikollė Kaēorri etj. Ne fund te shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit XX ,patriotet Shqipetare te mergimit, kryesisht ortodokse e kuptuan heret se per te kundeshtuar politiken dhe praktiken helenizuese te Greqise duhej nje Kishe Autoqefale Shqiptare.Tentativat e para per kete jane bere nga Nikolla Naco me orijgine nga ne Bukuresht por pa sukses. E drejta ligjore per autoqefali i lindi Kishės Ortodokse tė Shqipėrisė qysh mė 28 Nėntor 1912. Me shpalljen e pavarėsisė nga Turqia, Kisha Ortodokse e Shqipėrisė nuk mund tė mbrohej mė juridikisht nga Patrikana, e cila ishte nėn juridiksionin e shtetit turk. Kjo kishte ndodhur edhe me popullsitė e tjera tė Ballkanit qė kishin qenė tė pushtuara nga Turqia. Kėshtu, kishin shpallur autoqefalinė Kisha Ortodokse Greke, Bullgare, Rumune dhe Serbe, e cila e kishte fituar kėtė tė drejtė qė nė shek.XIII. Nė Amerikė kjo pėrpjekje filloi qysh nė Maj te vitit 1907. Njė shkak qė i dha shtysė kėtij problemi, ka qenė njė ngjarje konkrete. Mė gusht tė vitit 1907, vdiq njė djalė i ri, nė qytetin Hadson. Kur trupi i tij u shpu ne Kishen Ortodokse ku zakonisht kryenin shėrbesat e tyre shqiptarėt ortodoksė, prifti grek refuzoi ti kryente sherebesen e permortshme pasi djaloshi njihej si nacionalist shqiptar dhe ishte automatikisht i ckisheruar . Pėr kėte shkak, shqiptarėt krijuan njė shoqėri fetare nė Shtator 1907, me emrin Nderi Shqiptar dhe zgjodhėn njė komision, qė ai ta lidhte shoqėrinė e Usterit me emigrantėt e Natikut, Marlboros, Bostonit, etj. Ky ishte hapi i parė pėr njė Kishe Ortodokse Shqiptare tė pavarur nė emigracionin e Amerikės. Meqė shqiptarėt nuk kishin njė prift legal tė dorezuar nga njė peshkop, vendosėn qė tė thėrrisnin njė prift nga Shqipėria. Nga kandidatėt fitoi F.Noli, i cili pas shume peripecish te stisura nga patrikana ,mė Mars te vitit 1908, F.Noli u dorėzua prift i ligjshėm. Noli u shigurua prift nga tre peshkope nje rus , nje ukrainas dhe nje rumun. Kjo ngjarje u prit me gėzim nga tė gjithė shqiptarėt kudo qė ndodheshin dhe pati jehonė tė gjerė nė tė gjithė shtypin e kohės. Pėr tė shkroi gazeta Drita e Sofjes, tė cilėn e nxirrte Shahin Kolonja, Shpresa e Shqypnis, si dhe gazeta tė tjera shqiptare tė Misirit dhe tė Amerikės. Meshėn e parė nė gjuhėn shqipe, F.Noli e dha mė 22 Mars 1908. Pas kesaj ne Amerkike fillon ethshem ndertimi i Kishave ortodokse shqiptare kisha e Shėn Kollit nė Sauth Brixh, e cila perfundoi nė vitin 1912.kisha e Shėn Palit dhe e Shėn Pjetrit nė Filadelfia. Iniciativėn e mori emigranti Stavri Seminaku nga Berati dhe prifti nga Rehova e Kolonjės at Naum Cerja. Nė vitin 1919 u ngrit kisha e Shėn Mėrise nė Natik. Pėr nevojat e Kishės sė re shqiptare e tė pavarur, F.Noli pėrktheu me radhė nga viti 1908-1914, tė gjithė librat kishtare tė domosdoshėm Sherbesat e Javes sė Madhe, Libri i Sherbesave tė Shenjta, Libri i tė Kremteve tė Mėdha, Triodhi i vogel, Lutjesorja dhe Pesėdhjetėvjetorja e vogėl. Tė gjitha kėto pėrpjekje pėr njė Kishė Ortodokse Autoqefale Shqiptare, F.Noli i bėri me synimin e krijimit tė njė peshkopate ortodokse shqiptare nė Amerikė, fronin e sė cilės, nė tė ardhmen ta shpinin ne Shqipėri. Njė nga ngjarjet mė tė shėnuara tė Kishės Ortodokse Shqiptare ka qene Kuvend i dates 16 Mars tė vitit 1919 ku u mblodh diaspora shqiptare e Amerikes Kanadase dhe Meksikes Kuvendi i kėrkoi peshkopit rus tu jepte mundėsi qė tė formonin Peshkopatėn Shqiptare tė Amerikės dhe tė dorėzonte peshkopin e tyre tė parė. Pėr kėtė qėllim u bėnė shumė kėrkesa edhe nė kryepeshkopata tė tjera. Peshkopi rus premtoi tri here qė tė dorėzonte F.Nolin peshkop dhe tė tri herėt u terhoq. Nė rrethana tė tilla mė 26 Korrik 1919, nė kishėn e Shėn Gjergjit nė Boston, F.Noli iu drejtue tė pranishmėve: Kush e bėri peshkopin e parė fare? Dhe populli iu pergjigj: Tė parin fare e bėri populli. Dhe mua populli tė mė dorėzojė se jam i pari fare pėr shqiptarėt - tha F.Noli. Nga ana tjetėr, Kuvendi i 30 Korrikut 1919 e shpalli Kishėn Ortodokse Shqiptare tė Amerikės kishė autoqefale dhe F.Nolin peshkop tė saj. Ndėrsa nė Amerikė ndodhnin kėto ngjarje, nė Shqipėri, e cila ishte bėrė shesh lufte, mbizotėronin mitropolitėt grekė, si Jakovi i Durrėsit e pastaj i Korēės, Njoftime kishte se Nė Shqipėri vepronin bandat terroriste greke tė kompanive tė shenjta, tė cilat vranė Papa Kristo Negovanin nė vitin 1904, terrorizuan popullsinė e Shqipėrisė sė Jugut nė vitin 1914, vranė At Stath Melanin nė vitin 1917. Pas gjithė kėtyre pengesave mė nė fund, mė 28 Prill 1921 at Vasil Marku dha tė parėn meshė shqip nė kishėn e Shėn Gjergjit nė Korēė. Ngjarja mė e madhe pėr Kishėn Ortodokse tė Shqipėrisė ishte mbledhja e njė kongresi gjithėshqiptar nė Berat, mė 10 Shtator tė vitit 1922 ku u aprovua nga kongresi qė si qender e Kishės Autoqefale tė Shqiperisė tė ishte Korēa. Kongresi vendosi qė gjuha e liturgjisė nė Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare tė ishte gjuha shqipe.Kongresi i Beratit u mbyll mė 19 Shtator 1922. Mė 21 Nėntor 1923, Sinodi I Pare I themeluar ne Berat shpalli F.Nolin kryepeshkop. Ceremonia u bė nė kishėn e Shen Gjergjit nė Korēė. Kėshtu, sikurse shkruan dhe F.Noli, pas 500 vjetėsh u krijua Sinodi i Pare i Kishės Ortodokse Shqiptare qysh nė vitin 1478, kur e gjithė Shqipėria (Arberia) ra nėn sundimin osman. Ky Sinod i Shenjtė pėrbėhej nga Hireotheu, miropolit i Korēės dhe i Gjirokastrės, Kristofor Kisi, mitropolit i Beratit dhe i Vlorės, F.Noli, mitropolit i Durrėsit dhe i Tiranės. Ky Sinod sipas F.Nolit, vijoi deri mė 24 Dhjetor 1924, kur Fan Noli u detyrua tė largohej nga Shqipėria. | |
| | | Angel Super admin
Numri i postimeve : 1618 Age : 40 Vendbanimi : Durres hobi juaj : operator / futboll Registration date : 20/08/2008
| Titulli: Re: Besimet fetare Sat 15 Nov 2008, 22:59 | |
| Me pėrkrahjen e qeverisė, erdhi nė krye te Kishės Ortodokse tė Shqiperisė at Visarion Xhuvani, i cili u shpall kryepeshkop nė kėtė mėnyrė. Nė vitin 1929, ai u dėrgua nga Sinodi dhe mitropoliti i tij tek Anastasi i Koshavacit. Qė aty u thirr nė Tiranė dhe tok me peshkopin serb tė Shkodrės, si dhe me dy peshkopė tė tjerė, Evthim Ikonomin dhe V.Camcen (Agathangjelin), krijuan Sinodin e Dytė tė Kishės Ortodokse Shqiptare me kryepeshkop Visarion Xhavanin. Patrikana Ekumenike e kundėrshtoi kėtė sinod Megjithėketė, duhet theksuar se V.Xhuvani u tregua shumė energjik. Gjatė kohės qė ishte nė krye tė Kishės ai mblodhi Kongresin II gjithėortodoks nė Korēė, mė 16 Qershor 1929 Nėn formulėn: Kishe e lirė nė shtet tė lirė, Kishė e ndarė nga shteti, u formulua neni 16 i Statutit ku thuhet: Kryepeshkopi, peshkopėt, zėvendėsit e tyre lokalė, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretar i Pėrgjithshėm i Sinodit, si dhe ndihmėsit dhe zėvendėsit klerikė tė Kryepeshkopit dhe peshkopėve, duhet tė jenė prej gjakut dhe gjuhės shqiptare, si dhe tė kenė nėnshtetėsinė shqiptare. Sinodi II i Shenjtė i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrise, po i panjohur nga Patrikana Ekumenike u pėrbė nga: Kryepeshkop dhe peshkop i Tiranės dhe i Durrėsit V.Xhuvani, imzot Camce, imzot Ambrozi, imzot Eugjeni. Mė vonė ky sinod u plotėsua dhe me Ikonomin e Madh, Mitrofor, at Vasil Markun. Mbreti Zog gjate perpjekjeve per te krijuar nje stabilite politik ne Shqiperi ndoqi nje politike neutrale ne lidhje me besimet e ndryshme ne Shqiperi duke e ndare pushtetin nga feja , duke perkrahur autoqefaline e kishes ortodokse si edhe duke preferuar shqipetare ne drejtimine fese. Per tre vjet ai pat nje konflikt me shkollat katolike (1933-1936) te cilat I mbylli dhe pastaj I hapi prape. Kjo u be ne kuader te reformes arsimore.Ka interpretime se kjo levizje e Zogut u be edhe per te mbajtur nje ekuiliber fetar dhe per ti vene nje kufi ekspansionit te gjithanshem italian ne Shqiperi Problemi atoqefalise u be nje nga temat kryesore edhe per mbretin Zog I clili dergoi minitrsin ortodoks Kota dy hetre ne Stamboll per te negociuar por edhe per te kercenuar.Nė vitin 1933, qeveria e mbretit Zog bėri presion edhe ndaj Xhuvanit qė ai tė jepte dorėheqjen dhe u ngarkua Kristofor Kisi pėr tė formuar Sinodin e Tretė te Kishės Ortodokse Shqiptare. U arrit qė mė 20 Shkurt 1937, qeveria shqiptare tė niste delegatė pėr nė Athinė K.Kisin dhe laikun Josif Kedhi. Kėshtu, mė 12 Prill 1937, Kishes Ortodokse Shqiptare iu njoh zyrtarisht varesia direkte nga patrikana dhe u shpall autoqefale. Dekreti i lartė kishtar, Tomi., iu dorėzua K.Kisit. Me kėtė rast, Patrikana i dėrgoi njė mesazh Ministrit tė Drejtėsisė Thoma Orollogaj, Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koēo Kotta. Tani e tutje, kjo kishė edhe juridikisht e nė mėnyrė kanonike, vendoste vetė pėr organizimin e saj, si pėr caktimin e peshkopėve dhe tė peshkopatave, pėr pėrkthimin e liturgjisė dhe librave tė meshės nė gjuhėn shqipe, etj. Nga ana e saj, Patrikana ruante tė drejtėn e shpjegimit e tė interpretimit tė dogmės ortodokse dhe kėrkoi qė ndėr tė gjithė peshkopėt e mundshėm tė fronėsuar nga Sinodi i shenjtė i Kishės Autoqefale tė Shqipėrisė, dy prej tyre tė kishin, pėr kėtė arsye, formim teologjik ortodoks nė shkollat greke dhe tė kishin jetuar jashtė vendit, dmth nė Greqi ose nė Malin e Shenjtė, pėr mjaft kohė. Ky ishte i vetmi kusht qė vuri Patrikana Ekumenike. Sinodi III i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, pėrbėhej nga Kristofor Kisi, kryepeshkop dhe mitropolit i Durrėsit dhe i Tiranės, Agathangjel Ēamēe, mitropolit i Beratit, Evllogji Kurnila, mitropolit i Korēės, Pandeli Kotoko, mitropolit i Gjirokastrės. Islami nė Shqipėri Kontaktet e shqiptarėve me botėn islame, janė relativisht mė tė vona se ato tė pjesės mė tė madhe tė popujve europianė. Islamizmi u shfaq pėr herė tė parė i pranishėm nė kontinentin e vjetėr nė fund tė mijėvjeēarit tė parė (shek. 9-10-tė). Nga kontaktet e spanjollėve me arabėt dhe kulturėn e tyre lindi eposi i Sidit, nė tė cilin konflikti themelor ėshtė ai i kalorėsve hispanikė me maurėt (arabėt). Nga kontakti i frankėve me arabėt lindi epopeja kombėtare e francezėve Kėnga e Rolandit, nė tė cilėn konflikti zhvillohet midis morėve (arabėve) dhe vendėsve. Disa shekuj mė vonė arabėt do tė ishin tė pranishėm nė tragjeditė e Shekspirit (Othello, arapi i zi, nė tragjedinė me tė njėjtin emėr). Nė kėtė kohė (fundi i periudhės bizantine dhe pragu i pushtimit otoman) shfaqen pėr herė tė parė arabėt tė fiksuar nė kulturėn tradicionale shqiptare, nė baladėn e vėllait qė ngrihet nga shtrati i vdekjes pėr tė mbrojtur nderin e motrės nga nji bajloz i zi (a nji harap i zi) qė ka dalė prej detit. Historikisht kontaktet ndėrfetare midis shqiptarėve tė krishterė dhe pelegrinėve pėrhapės tė islamizmit i takojnė shekullit tė 13-14-tė. Misionarėt e parė tė fesė sė re mbėrritėn nė hapėsirėn shqiptare nėn emrin e ortodoksisė. Njė prej kėtyre misionarėve, qė solli bektazhizmin nė Shqipėri, njihet me emrin Shėn Spiridoni dhe i pėrgjigjet figurės sė Haxhi Bektash Veliut. Fshehja pas ortodoksisė lehtėsoi pranimin e islamizmit (fillimisht nė formėn e bektashizmit) para se ushtritė perandorake osmane tė pushtonin vendin. Kjo periudhė e parė pėrfaqėson fazėn e islamizimit tė pėrzgjedhur paqėsor. Islamizmi nė Shqipėri paraqitet si islamizėm europian, joburimor. Me pushtimin otoman nis faza e islamizimit me masa shtėrnguese pėrmes zbatimit tė sistemit tė privilegjuar tė taksave dhe tatimeve ndaj muslimanėve, pėrkundėr njė sistemi shfavorizues ndaj josmuslimanėve (pėrjashtim i atyre qė ndėrronin fenė nga detyrimet ekonomike, nga marrja nizam etj.). Prej shekullit tė 15-16-tė e nė vijim nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė u ngritėn institucione tė rėndėsishme tė kultit islamik (xhami, tyrbe, teqe). Islamizmi u pėrhap mė shumė nė Shqipėrinė e Mesme. Nė fazėn e fillimeve pjesa mė e madhe e shqiptarėve mbanin zyrtarisht fenė islame dhe ushtronin ritet e krishterimit. Nė kėtė fazė dėshmohen kisha tė maskuara (nėntokėsore). Mbajtja e dy feve dhe dy emrave (kriptokrishtėrimi, krishtėrimi i fshehtė ose i mbuluar me muslimanizėm tė jashtėm) vazhdoi deri nė shekullin e 20-tė. Nė shekullin e 18-19-tė islamizmi pati njė lulėzim fetar dhe kulturor nė Shqipėri. Nė kėtė periudhė u zhvillua letėrsia shqipe me alfabet arab, e njohur si letėrsia e bejtexhinjve, qė studiuesit e krahasojnė me letėrsinė alhamiado qė qe zhvilluar mė parė nė Spanjė. Islamizmi la gjurmė nė jetėn zakonore tė shqiptarėve, pėrmes ndėrhyrjes sė disa nomeve tė sherijatit. Por sherijati nuk u bė asnjėherė kod sundues zakonor i shqiptarėve. Pranimi i islamit nga shqiptaret spjegohet edhe me rolin qe do te luante kjo fe per diferencimin e shqiptareve prej sllaveve (zona Kosoves) dhe grekeve (zona Camerise) te cilet sidomos pas shekullit XVIII kishin filluar nje politike asimiluese ndaj shqiptareve Feja Islame ne Shqiperi eshte karakterizuar ktryesisht nga prezenca e shumices se muslimaneve sunite dhe pakices te urdherit bektashij Ne kushtet e nje shteti te pavarur shqiptar dhe te pasluftes se pare boterore muslimanet Sunite riorganizohen ne 1921 ne nje Alenace kombetare muslimane Me 1923 bashkesia sunite do te ndahet nga kalifati Stambollit duke zgjedhur si kryetar Myftiun e Tiranes .Ne keto vite ne Islamin shqiptare shfaqet nje dell reformator pasi ndalohet formalish poligamia , dalin perkthme ne shqip te kuranit dhe deputet muslimane kerkojne qe grate te bejne jete shoqerore si burrat gje cila do te filloje te realizohet me ligjine heqjes se perces vetem me 1937 . Me 1923 del edhe revista « Zani I Nalte »me ndjenja te theksuara patriotike dhe reformatore . Me 1929 mbahet nje kongres i muslimaneve sunite ku u vendos perdorja ekskluzive e gjuhes shqipe dhe reduktimi i numrit te xhamive per te mbajtur ato me kryesoret , unifikimi i medreseve etj. Ka vend te besohet se ne kete reforme ka gisht Zogu me qellimet etij per te bashkuar vendin dhe per ta oksidentalizuar Shqiperine duke ia hequr perfundimish imazhin e nje vendi islam.Thuhet se edhe Ataturku, reformatori me i madh i kesaj kohe, behej xheloz nga shpirti reformator i Zogut pasi nuk i pelqente qe ky i fundit tia kalonet atij ne kete drejtim. Bektashizmi e ka origjinen prej nje doktrine mistike te baballareve turkmene te shekullit XI-XII ne detin Kaspik dhe u themelua nga Haxhi Bektashi nen ndikimin e mistikut persian Ahmet Jasevi per tu fuqizuar si sekt musliman ne Turqi pasi lidhet me korpusin e jenicereve (qe kishin prejardhje kristiane). Bektashizmi adhuron Aliun po aq sa Muhametin. Per aresye te konfliktit me vete muslimanizmin bektashizmi fitoi nje tolerance fetare me kristianizmin duke pasur edhe disa pika takimi ne jeten fetare. Predikonin barazine e burrit me gruan, pinin alkool dhe gjera te tjera qe ishin fare te papelqyeshme per Islamin .Per nga ky pozicion tolerant I bektashizmit dhe per rolin patriotik qe kane luajtur shume Bektashij ka pasur mendime nga studiues dhe politikane vendas dhe te huaj te te gjithe koherave se Bektashizmi do te ishte nje fe e pershtateshme per Shqipetaret .Nder keta eshte edhe poeti i madh kombetar Naim Frasheri Nė Shqipėri bektashizmi ėshtė shfaqur nė fund tė shekullit tė 12-tė dhe nė fillim tė shekullit tė 13-tė. Nė 1925, kur Ataturku ndėrmori reformat e ashpra laicizuese tė shtetit pėr krijimin e Turqisė moderne, Shqipėria u bė vendi i Kryegjyshatės Botėrore tė Bektashinjve duke mbetur edhe sot e tille Pakkush e di se Shqipėria, ky vend i vogėl, ėshtė seli e njė kryeqendre botėrore tė besimeve. Eshtė interesant tė vihet re se edhe gjatė periudhės sė ateizmit nuk pati pretendime nga shtete tė tjera ku ka bashkėsi besimtarėsh bektashinj pėr tė marrė rolin e kryeqendrės. Bashkėsia bektashije e Shqipėrisė u shpall e pavarur nė vitin 1921. .Shume teqe bektashishj u bene qendra rezistence kunder italianeve dhe kunder gjermaneve si baba Fejozo dhe baba Faja duke llogaritur gjate luftes rreth 6000 bektashij te roganizuar. | |
| | | Angel Super admin
Numri i postimeve : 1618 Age : 40 Vendbanimi : Durres hobi juaj : operator / futboll Registration date : 20/08/2008
| Titulli: Re: Besimet fetare Sat 15 Nov 2008, 23:00 | |
| Historia e Kishės Ungjillore Protestante nė Shqipėri, zė fill mė 18 Tetor 1873, kur Berd, Xheni dhe zoti Marsh u vendosen si misionarė nė qytetin e Manastirit. Kėta misionarė fisnikė krijuan aty Bashkėsinė e parė Ungjillore. Ndėr anėtaret e parė tė Bashkėsisė Ungjillore tė Manastirit, ishte edhe Gjerasim Qiriazi I cili pasi shkollohet ne Bullgari me ndihmen e misionareve ne maj 1883 niste per ne Shqipėrisė, jo pa pengesa dhe pa vuajtje. Gjerasimi synoi qytetin e Korēės, ku predikimet e para i bėri nė Mėsonjtoren Shqipe, mė 3 Maj 1890, duke patur si pikėsynim zgjimin e popullit tė tij, si njė misionar atdhetar. Predikimin e Fjalės sė Krishtit, ai e quante vėrtetė njė detyrė patriotike. Gjerasimi dhe e motra Sevastia ēelen nė Korcė shkollėn e vashaveme 23 Tetor 1891. Kishte gjithsej tri vajza. Mė pas, duke thyer luftėn qė Patrikana i bėnte shkollės dhe Gjerasimit, numri i vashave nė shkollė u shtua. Te shumta kanė qenė vashat qė mbaruan shkollėn e Qiriazit. Me 14 Nėntor 1892 u themelua bashkesia Vėllazėria Ungjillorene te cilen bėnte pjesė Gjerasimi, Gjergj Qiriazi, Sevastia, Grigor Cilka, Herakli Bogdani, V.Pasko nga Pogradeci, Fanka Evthimi dhe ndoshta edhe P.N.Luarasi. Kjo shoqėri ungjillore pati dhe organin e saj qė u quajt Letra e Vėllazėrise, numri i parė i sė cilės u botua nė Korce nė nentor tė vitit 1892. Besimet fetare ne periudhen 1944 1990 Pushteti i vitit 1945 e vuri nė shenjė kryesisht Kishėn Katolike tė Shqipėrisė, duke e cilėsuar atė si ēerdhe tė agjentėve tė huaj nė Shqipėri. Pėr kėtė arsye, qysh nė fillim, Kishės Katolike Shqiptare iu kėrkua tė bėnte njė sakrilegj kanonik, tė shpallte autoqefalinė e saj. Te dy peshkopėt katolikė, imzot Gaspėr Thaēi dhe imzot Vinēenc Prennushi nuk e pranuan njė gjė tė tilė. Shteti komunist i burgosi tė dy, duke dėnuar me 20 vjet burg imzot V.Prennushin, klerik dhe poet dhe duke dėnuar me pushkatim imzot Gaspėr Thaēin.Pas shumė mundimesh nė burg, vdiq nė vitin 1949 dhe imzot V.Prennushi, ipeshkv i Durrėsit dhe i Tiranės. U arrestuan 30 franēeskanė, 15 jezuitė dhe mjaft seminaristė. Disa prej tyre u pushkatuan e disa vdiqėn tė munduar nėpėr kampe pėrqėndrimi dhe nė punė tė detyruar.Nė vitin 1945, u pushkatuan Dom Ndre Zadeja, poet dhe atdhetar. Po kėtė vit, u pushkatuan Frano Gjini, Gj.Volaj, at Ciprian Nika. Nė vitin 1946 u dėnua dhe u pushkatua nė Shkrel, Nikoll Gazulli, etj. Fjalėt e tyre tė fundit ishin: Rroftė Krishti mbret! Rroftė Shqipnia dhe pa ne! Nė vitin 1950 u shpall arkipeshkv i Kishės Katolike tė Shqipėrisė Bernardin Shllaku, por atij i vunė njė mbikqyrje tė fortė. Ndėrkaq ishin mbyllur shkollat dhe manastiret katolike kudo. Kleri i huaj katolik qė vepronte nė dioqezat e Shqipėrisė, u dėbua qysh nė vitin 1946. Nė vitin 1967 u pushkatua Zef Bici se gjoja kishte penguar aksionin ateist tė rinisė. Arkipeshkvi Ernest Coba u burgos qysh nė vitin 1964 dhe u dėnua me 25 vjet burg.Vdiq nė spitalin e Tiranės nė vitin 1980. Atėhere u burgos dhe Mikel Koliqi, i cili megjithe vuajtjet, doli gjallė nga burgu por vdiq si kardinal nė vitin 1997. Keta dhe shume te tjere ishin martire te Kishes katolike Shqiptare ne shekullin e 20 Sinodi III i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė qėndroi deri nė vitin 1949, kur kryepeshkopi Kristofor Kisi dha dorėheqjen. Kisi vdiq mė 16 Qershor 1959. Nga viti 1946 deri nė vitin 1949 Sinodi IV i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, u formua mė 25 Gusht tė vitit 1949, me kryepeshkop tė Kishės Ortodokse Autoqefaqle tė Shqipėrisė, Paisi Vodicėn. Ky u shpaLL KRYEPESHKOP i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, si dhe peshkop i Durrėsit dhe i Tiranės, Qiril Naslazi u vendos mitropolit i Beratit, Filothe Duni, mitropolit i Korēės, Damjan Kokoneshi u shpall mitropolit i Gjirokastrės. U shpall peshkop sufragan Sofron Borova. Paisi Vodica njoftoi menjėherė Patrikanėn Ekumenike tė Kostandinopolit pėr Sinodin e ri, por Patrikana e quajti kryepeshkop jo kanonik dhe nuk e njohu si tė tillė.Vodica pėr arsye politike e lidhi Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė me Patrikanėn e Rusisė komuniste. Kėshtu qė, Sinodi IV mori karakter tė theksuar politik. Pėr kėtė shkak, u dėrgua nga Patrikana nė Amerikė peshkopi Marko Lipa, peshkop i Lefkės, pėr tė mos lejuar qė Kisha Ortodokse Shqiptare nė Amerikė tė binte nė pozitat politike tė Kishės nė Shqipėri. Mė 1967 besimet fetare dhe institucionet e tij e ndėrprenė me dhunė veprimtarinė e tyre per te filluar serish pas levizjeve demokratike te vitit 1990 Lėvizja kundėr institucioneve fetare e nxitur nga shteti diktatorial kominist u mbulua gjoja me njė lėvizje tė rinisė ateiste. Shumė kisha u kthyen nė salla publike, disa u kthyen nė salla bagėtish, disa u rrėnuan plotėsisht. U prishėn 2169 objekte kulti si kisha xhami e teqe. Atėhere u burgosėn 217 klerikė pėr terror e disa prej tyre vdiqėn nėpėr burgje ose u pushkatuan.
Kodi penal i vitit 1977 dėnonte propagandėn fetare si dhe pėrhapjen e liturgjisė. Sipas ketij kodi u dėnuan shumė ish-klerikė, por edhe laikė. Kisha Katolike e Shqipėrisė qė i kishte dhėnė vendit dhjetra intelektualė, studjues me emėr, poetė e shkrimtarė, si at Shtjefėn Gjeēovin, Preng Doēin, at Gjergj Fishtėn, Dom Ndre Mjedėn, at Donat Kurtin etj, kishte pėsuar njė nga goditjet e saj mė tė mėdha gjatė gjithė historisė sė saj nė Shqipėri. Shpallja e Shqipėrisė (e tokes prej ku predikuan se pari apostujt e Krishtit si Pali,e tokes se Skenderbeut qe u fut ne historine kishes si mbrojtesi i saj me besnik) si i vetmi shtet ateist nė tė gjithe globin tokėsor, kishte habitur tė gjithe botėn. Vatikani nuk e reshti asnjehere luften per te mbeshtetur besimtaret e vet te cilet e vazhdonin jeten fetare ne menyre ilegale por kesaj radhe te ndjekur nga Diktatori Enver Hoxha qe ishte shume here me i eger se sa perandori Trajan. Pavaresisht regjimit te eger komunist Shqipetaret nuk linin feste fetare pa festuar me metodat e tyre sa te lashta aq edhe moderne ne kushtet e nje fukaralleku te tmerrshem te nje furnizimi me liste dhe triska deri me 1990. Ne kete ilegalitet te pergjithshem dhe frike u forcua edhe ndjenja e tolerances fetare Influence shume te madhe tek Shqipetaret besimtare dhe jo besimtare kishte edhe aktiviteti fetar humanitar i Nene Terezes, i shenjtores me te dalluar te shekullit XX , qe gjithshka e bente ne emer te Jezu Krishtit. Pas permbysjes sė rendit ateist nė Shqipėri, mė 4 Nėntor 1990, patėr Simon Jubani qė ishte mbyllur 26 vjet ne burg, si dhe Karlo A.Sevilla qė ishte dėbuar nga Shqipėria qe nė vitin 1946, dhanė njė meshė pėr tė gjallėt e pėr tė vdekurit, nė kapellėn e vogėl tė varrezave tė Shkodrės, e cila shėrbeu si altar. Pjesmarrja nė meshė ishte e jashtzakonėshme. Po atė ditė, u dha njė duva nė Xhaminė e Plumbit nė Shkodėr nga myslimanėt. Filloi sėrish ngritja e kishave, xhamive dhe teqeve. Besimet fetare pas vitit 1990 U kthyen nė Shqipėri emisarėt e Kishės Katolike te Shqipėrise, misionarėt dhe tė dėrguarit apostolikė tė Selisė sė Shenjtė, midis tyre dhe klerikė katolike shqiptarė qe kishin dalė gjallė nga burgjet, si imzot Mikel Koliqi, Frano Ilia, Imzot F.Mirdita i ardhur nga jashtė vendit etj. Klerikėt ortodoksė qė kishin mbetur gjallė fillluan tė aktivizohen pranė kishave qė kishin mbetur mė kembe, tė cilat filluan ti ripėrtėritin. Nga Patrikana Ekumenike u dėrgua peshkopi misionar A.Janullatos, i cili ėshtė pėrpjekur per ringritjen e kishave ortodokse tė shkatėrruara, si dhe pėr rikthimin e pronave tė tyre tė rrėmbyera. Tė dyja kishat kryesore tė krishtera nė Shqipėri, u vizituan nga primatėt e tyre si Papa Gjon Pali II mė 25 Prill 1993 dhe Patriku Ekumenik, Vartholomeu I, mė 2-9 Nėntor 1999. Po kėshtu ėshtė pėrtėritur nė menyrė tė dukshme Kisha Ungjillore e Shqipėrisė, pėrmes misionarėve dhe bashkėsive tė krishtera ungjillore nė tė gjithė vendin sidomos nė qytete, dhe nė Kosovė. Kisha Ungjillore e Shqipėrisė ecėn sipas traditave tė saj tashme evropiane, duke shtrirė veprimtarinė nė pėrhapjen e lajmit tė mirė, sidomos nė shkolla, ku ajo ka dhėnė ndihmesė tė shquar. Besimtaret shqiptare i ndesh kudo ne hapesiren qe popullohet nga shqiptare por dendesia e nje perfaqesuesve te nje besimi te caktuar ndryshon sipas rajoneve te hapesires shqipetare ne Ballkan dhe ne bote.Kėshtu rajoni verilindor i vendit (rrethet Tropojė, Has,, Kukės, Dibėr, Mat), Malėsia e Tiranės dhe e Krujės, Mallakastra, Malėsia e Kėrrabės, Kurveleshi e Skrapari, Kosova dhe Pjesa perendimore e Maqedonise janė kryesisht tė banuar nga popullėsi e besimit mysliman. Rajonet e Alpeve, Mirdita, Puka, Malėsia dhe Fusha e Lezhės pjesėrisht, Kurbini, Zona e Shkodrės dhe arbereshet e Italise janė populluar kruesusht me banorė tė besimit katolik. Rajonet e Fushes se Myzeqesė dhe zonės sė Beratit, lugina e lumit Drino, Lunxhėria, Pogon-Zagoria, bregdeti Jonian, Rrėza e Pėrmetit, pjesėrisht rajoni juglindor dhe Fushėgropa e Delvinės janė populluar me banorė tė besimit ortodoks. Nėpėr qytete i has tė gjithė besimet, ndėrsa nė disa qytete si Tiranė, Elbasan, Vlorė, Korēė, Durrės. Vecanti dhe origjinalitet perbejne qytetet tė cilat kane qene dhe jane me perberje feytare tė pėrzier si Shkodra , Tirana, Gjirokastra Elbasan, Vlorė, Korēė, Durrėsi etj. Ne keto qytete ka filluar te takohen edhe besime qe kane hyre ne Shqiperi pas viteve 1990 si protestante, bahai etj. Toleranca Shqiptarėt jane dalluar ne shekuj per nje toleranca unike ndėrfetare gje cila ka lidhje edhe me vete historine e pranise dhe bashkejeteses se besimeve te ndryshme fetare ne trojet e polluara nga shqipetaret si pasoje e ndarjes se krishterimit administrativisht nė dy pjesė, nė ritualin roman (perėndimor) dhe atė bizantin (lindor) me ane te vijes se Teodosit" qe kalon diku mes lumejve Shkumbin dhe Mat te Shqiprise ashtu edhe si pasoje e perqafimit te islamit kryesiht per tiu rezistuar asimilimit prej shovinisteve sllave dhe greke ne fund te shekullit XVIII dhe XIX. Shqiptaret kane qene tolerante dhe kurre nuk kane derdhur gjak per ceshtje fetare Mark Milani , kryeministr I malit te zi pohon se sa here qe ne perpiqeshim te ndersenim ne Shkoder katoliket kunder muslimaneve apo anasjelltas e kishim betejen e humbur sepse Shqiptaret e kishin ndjenjen kombetare shume me te forte. Ekzistencen e tolerances fetare e vune re edhe fashistet italiane te cilet hartuan nje strategji per ta ruajtur kete ekuiliber sa qe katoliket e ndjene veten si te lene pas dore Prej fundit tė mesjetės e kėndej hapėsira shqiptare ishte zonė ekuilibri ndėrmjet dy perandorive mė tė fuqishme tė kohės, Perandorisė Osmane dhe Perandorisė Austro-hungareze. Midis kėtyre dy perandorive janė nėnshkruar disa marrėveshje, tė quajtura "kapitulacione", tė cilat rregullonin barazinė e ndikimeve, duke i njohur Perėndimit tė drejtėn e kujdesit pėr faltoret e tė krishterėve, pėrmes doktrinės "cultus protectorati" - mbrojtja e klerit.
Nė Shqipėri mund te gjesh shpesh dy fe (krishtėrim e muslimanizėm) nė njė familje ose nė njė fis (Lurė, veri), ose dy fe nė tė njėjtin njeri (Shpat, Elbasan), i cili mban dy emra, si i krishterė e si musliman, dhe bėn ritet e festat fetare tė tė dy besimeve. Heroi kombėtar i shqiptarėve Gjergj Kastrioti lindi nė njė familje ortodokse, u be musliman nė oborrin e sulltanit, u bė bektashi (ky ishte kusht pėr t'u bėrė jeniēer), u kthye nė Shqipėri dhe mori fenė e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet qė tė varrosej nė njė katedrale tė tė krishterėve katolikė (Lezhė). Njėri nga vėllezėrit e Gjergj Kastriotit, pėrkundrazi, kėrkoi tė varrosej nė manastiret e Athosit, njė prej vendeve tė shenjta tė ortodoksisė. Nė Shqipėri nuk njihen konfliktet fetare, as nė formė episodike. Eshtė krejt normale qė njė shqiptar, nėse nuk i pėlqen prifti, predikimi apo sjelljet e tij, tė braktisė kishėn dhe ta kėrkojė lidhjen me zotin nė xhami. Njė prej autorėve mė tė rėndėsishėm tė letėrsisė klasike shqiptare, Pjetėr Bogdani, nė veprėn e tij "Ēeta e profetėve", citon krahas njėri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenėn. Pėrkthyesi i parė i librit tė shenjtė tė muslimanėve Kur'an ishte i krishterė (Ilo Mitkė Qafėzezi). Muslimanėt shqiptarė festojnė shėn Gjergjin e shėn Mėrinė, njė pjesė tjetėr shėn Nikollėn e Krishtlindjet, kurse tė krishterėt u bėjnė vizita miqėsore muslimanėve pėr festat e tyre karakteristike (Kurban Bajram). Ka shume raste te treguara dhe te jetuara kur priftit I eshte dashur te kendoje syret e Kuranit per te nderuar nje muslyman te vdekur pasi hoxha dhe xhamia ishin larg prej debores apo motit te keq. Nė njė qytet si Shkodra, ku popullsia muslimane ėshtė e pėrzier me tė krishterė katolikė dhe ortodoksė, nė ditėt e ramazanit edhe tregtarėt jo-islamikė ndalonin shitjen e mishit tė derrit nė dyqanet e tyre. Po ne Shkoder kane qene familjet bujare muslimane qe mbrojten ndertimin e kishes katolike kur disa fanatike filluan shketerrimin e themeleve naten. Ndertimet e kishes vazhduan kur bujaret myslmane dolen ne mes popullit duke thene mos I preki njeri se keto jane themelet tona. Festat fetare nė Shqipėri, qofshin ato tė bashkėsisė sė krishterė, qofshin tė bashkėsisė muslimane, ruajnė gjurmė tė periudhės politeiste mitologjike. Shqiptarėt katolikė tė viseve veriore ditėn e Buzmit e kane pikėrisht nė ditėn e Krishtlindjeve, por duke nėnshtresuar nė kėtė festė edhe kultin e zjarrit. Shėn Mėria e muslimanėve pėrkon me ditėn e zanės - Dianės tek latinėt - mė 23 gusht. Bektashinjtė kanė kultin e Baba Tomorrit, qė ngjason me kultin mitologjik tė Olimpit grek. Njė poet i krishterė i vuri pėr titull librit tė vet emrin Baba Tomorrit Kjo dhe te tjera tregon Shqiptarėt kanė kultin e natyrės, festojnė ditėn e malit apo tė bjeshkės, mbajnė edhe sot gjarpėrin dhe dhinė si totem (hyjni mbrojtėse), kanė kult pėr zjarrin, pėr gurin, pėr ujin dhe bukėn, pėr udhėn dhe mysafirin, pėr tokėn dhe qiellin. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Besimet fetare | |
| |
| | | | Besimet fetare | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|