Tjeter perplasje mes banoreve te Kakomese dhe punonjesve te firmes ndertuese per fshatin turistik.
Sipas informacioneve te fundit 10 banore te maskuar kane keqtrajtuar punonjesit e firmes "Riviera", automjetet e te ciles jane bllokuar duke mos u lejuar qe te hyjne ne zone.
Maskat kane goditur me mjete te renda manovratoret shqiptare dhe te huaj qe ruanin makinat e bllokuara.
Dy dite me pare mjetet e tonazhit te rende u bllokuan nga banoret, te cilet vendosen gure dhe goma per te mos lejuar hyrjen e tyre ne zone.