Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kallėzim penal pėr 100 zyrtarė tė korruptuar

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

Kallėzim penal pėr 100 zyrtarė tė korruptuar Empty
MesazhTitulli: Kallėzim penal pėr 100 zyrtarė tė korruptuar   Kallėzim penal pėr 100 zyrtarė tė korruptuar EmptySun 30 Nov 2008, 12:35

Rreth 100 zyrtarė tė administratės publike do te perballen me ndjekjen penale pėr ēėshtje qė lidhen me korrupsionin dhe krimin financiar

TIRANE-Qeveria pritet tė kallėzojė pėr ndjekje penale nė Prokurorinė e Pėrgjithshme rreth 100 zyrtarė tė administratės publike, pėr ēėshtje qė lidhen me korrupsionin dhe krimin financiar. Tė paktėn ky ėshtė angazhimi qė ėshtė marrė nė marrėveshjen e nėnshkruar me Shtetet e Bashkuara, nė kuadrin e pėrfitimit tė 15.731 mln dollarėve pėr realizimin e programit “Sfida e Mijėvjeēarit”. Objektivi strategjik i kėsaj marrėveshjeje ėshtė pėrdorimi i kėtij granti me qėllim uljen e korrupsionit, fuqizimin e shtetit ligjor dhe pėrmirėsimin e lirisė ekonomike nė Shqipėri. Pikėrisht pėr realizimin e kėtyre objektivave, qeveria ka parashikuar mes tė tjerash edhe kallėzimin e njė numri kaq tė madh zyrtarėsh. “Do tė iniciohen 100 ndjekje penale pėr ēėshtje qė lidhen me korrupsionin dhe krimin financiar. Do tė arrihet nė dhėnien e 60 dėnimeve pėr ndjekjet penale tė bazuara nė investigimet e njėsive tė pėrbashkėta tė hetimit”, citojmė nga marrėveshja nė fjalė, e cila ėshtė depozituar tashmė pėr ratifikim nė Kuvendin e Shqipėrisė.
Angazhimet
Gjashtė janė angazhimet kryesore qė ka marrė pėrsipėr qeveria pėr mėnyrėn sesi do ta pėrdorė grantin prej 15.731 mln USD tė pėrfituar nga programi “Sfida e Mijėvjeēarit”. Konkretisht, 3.044 mln dollarė do tė investohen nė kuadrin e uljes sė korrupsionit dhe pėrmirėsimit tė shtetit ligjor nė procedurat e gjykatave administrative. Pėr realizimin e reformave nė administratėn tatimore me qėllim arritjen e transparencės dhe uljen e korrupsionit nė tė, ekzekutivi ka parashikuar tė shpenzojė 3.9 mln USD nga granti nė fjalė. Kurse pėr luftėn kundėr korrupsionit nė dhėnien e lejeve tė ndėrtimit janė parashikuar tė pėrdoren 3.225 mln USD, ndėrkohė qė pėr krijimin e Qendrės Kombėtare pėr Licencim tė Biznesit, rreth 2.994 mln USD.
Premtimet
Qeveria merr pėrsipėr nė marrėveshjen me SHBA-nė, se nga pėrdorimi i grantit prej 15.731 mln USD, perceptimi i sistemit gjyqėsor do tė pėrmirėsohet nga 40 % nė vitin 2008, tė shkojė nė 55 pėr qind nė 2010-ėn. Tė ardhurat tatimore nė raport me Prodhimin e Brendshėm Bruto premtohet tė rriten nga 23.6 % nė 28 %, ndėrsa renditja e Shqipėrisė pėr sa i pėrket “pagimit tė tatim-taksave” do tė pėrmirėsohet nga vendi i 118-tė nė atė tė 75. Ekzekutivi merr pėrsipėr gjithashtu qė nė kėtė kuadėr tė reduktojė kohėzgjatjen mesatare tė miratimit tė licencės nga 331 ditė nė mė pak se 120 ditė, ndėrsa numrin mesatar tė fazave tė miratimit tė licencės ta ulė nga 24, nė mė pak se 10. Kurse sa i pėrket numrit tė bizneseve tė licencuara dhe tė regjistruara tek tatimet, qeveria premton rritjen nga 124.424 nė 200 mijė, duke u angazhuar njėkohėsisht se renditja e Shqipėrisė nė Raportin mbi Zhvillimin e Biznesit do tė pėrmirėsohet nga vendi i 168-tė, nė mė pak se ai i 50-tė nė vitin 2010. Sa i pėrket kohėzgjatjes sė miratimit tė lejeve tė ndėrtimit, ato sipas kėsaj marrėveshjeje do tė reduktohen nga 331 nė 30 ditė, teksa numri i procedurave pėr miratimin e lejes sė ndėrtimit do tė reduktohet nga 24 nė 4.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Kallėzim penal pėr 100 zyrtarė tė korruptuar
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Durres-Kukes, 5 zyrtare para togave te zeza

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: