Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Teuta “italiane” trondit Tiranėn dhe Slishkoviē

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angel
Super admin
Super admin
Angel


Male Numri i postimeve : 1618
Age : 40
Vendbanimi : Durres
hobi juaj : operator / futboll
Registration date : 20/08/2008

Teuta “italiane” trondit Tiranėn dhe Slishkoviē Empty
MesazhTitulli: Teuta “italiane” trondit Tiranėn dhe Slishkoviē   Teuta “italiane” trondit Tiranėn dhe Slishkoviē EmptySun 30 Nov 2008, 12:40

Blaz Slishkoviē duhet ta kishte menduar mirė se dje nuk kishte pėrballė njė ekip tė ēfarėdoshėm dhe se duhej ta pėrgatiste skuadrėn pėr tė ēarė njė mur tė vėrtetė nė mbrojtje. Fundja kėshtu luan ēdo skuadėr qė drejton Sulejman Starova, por nė tė vėrtetė, njė gjė tė tillė duket se nuk e kishte kuptuar vetėm tekniku boshnjak. Dje, Tirana ka pėsuar humbjen e dytė pėr kėtė sezon, duke u mposhtur 2-1 nė shtėpi nga Teuta, nė njė ndeshje qė dukej se ishte pėrgatitur vėrtetė keq pėrballė ekipit mė italian tė Shqipėrisė. Kanė mjaftuar dy supergola identikit i njėri-tjetrit nė pjesėn e parė pėr tė prishur kollonėn zero tė humbjeve shtėpiake tė bardhebluve. Ndeshja nisi fotokopje me atė kundėr Vllaznisė, me njė Tiranė qė kėrkonte gjithnjė tė ēante nga krahėt dhe me njė lojė shumė tė lexueshme. Aq sa pėr durrsakėt dukej si njė lojė fėmijėsh ndalja e sulmeve tė ekipit vendas dhe pėr tė ndėshkuar nė ēdo moment pakujdesie tė mbrojtjes bardheblu. Njė skemė e tillė ishte pėrpiluar nė mėnyrė perfekte nga Starova, qė jo vetėm njeh mirė Tiranėn, por shfrytėzon mjaft mirė momentin e keq tė njė skuadre. Njė tjetėr aspekt i ēuditshėm, ka qenė fakti se pavarėsisht se Tirana ka 4 donatorė, tė gjithė heshtin, gjė qė nuk ndodh kur skuadra shkon mirė. Pavarėsisht humbjes sė djeshme, bardheblutė janė vetėm dy pikė larg kreut, ndėrkohė qė Slishkoviē duket se nuk rrezikon postin, tė paktėn edhe pėr kėtė javė.
Pjesa e parė
Tirana e ka nisur ndeshjen me presionin e arritjes sė fitores dhe dukej se lojtarėt e saj kishin njė pengesė nga mbrapa teksa vraponin nė fushė. Nė minutėn e 21-tė nga njė goditje kėndi lind goli i parė i Teutės. Mile e nxjerr topin nga zona duke pasuar pėr Vilėn, qė gjuan fuqishėm nė trekėndėsh. 1-0 pėr Teutėn dhe Tirana pėrpiqet tė ndryshojė. Por, loja vazhdon tė jetė e lexueshme, derisa nė minutėn e 43-tė, njė gabim nė mbrojtje ēon nė golin e dytė tė Teutės. Sėrish Mile qė pason pėr Vilėn dhe sėrish gjuajtje nga jashtė e kėtij tė fundit, duke dyfishuar rezultatin. Skuadrat shkojnė me kėtė rezultat nė dhomat e zhveshjes.
Pjesa e dytė
Tirana e nis 45 minutėshin e dytė me forcėn e dėshpėrimit, por arrin tė krijojė disa aksione tė mira. Ndonėse, gjithēka bazohej te krosat e Muzakės dhe Abraham dhe kjo nuk ishte e lehtė pėr mbrojtėsit qė tė spastronin zonat. Nė pjesėn e dytė nuk ėshtė Ndreka, por Likmeta ėshtė nė lartėsinė e situatės. Nė minutėn e 59-tė, Tirana ka njė rast tė mirė, por njėherė portieri Vashaku dhe nė momentin tjetėr mbrojtja, arrijnė tė largojnė rrezikun. Nė tė 62-tėn Osmani tenton njė rrofeshatė qė pritet nga portieri durrsak. Minuta e 78-tė do tė sjellė edhe golin e vetėm pėr bardheblutė, me autor Sefėn, njė nga mė tė mirėt nė fushė nė takimin e djeshėm. Mesfushori godet fuqishėm nga kufijtė e zonės dhe e ēon rezultatin nė 2-1. 5 minuta mė pas ėshtė Daniel Xhafa qė ka njė mundėsi tė mirė, por godet lart me kokė. Nė fund ėshtė sėrish Sefa qė mund tė barazojė, por pret portieri durrsak. Ndeshja mbyllet me fitoren 2-1 tė Teutės, ndėrsa Tirana konfirmon se ndodhet nė njė moment “jo” dhe duhet tė ndryshojė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://angels.albanianforum.net
 
Teuta “italiane” trondit Tiranėn dhe Slishkoviē
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ஜ..::Portali::..ஜ :: Lajmet e Angels Forum-
Kėrce tek: