Gjendja financiare e Operatorit te Shperndarjes se Energjise ka arritur ne nje pike kritike duke e detyruar shoqerine te kerkoje financime nga bankat private. Drejtori i OSSH, Sahit Dollapi, tha se kjo situate ka ardhur per shkak te mospageses se energjise nga ndermarrjet shteterore, e kryesisht ujesjellesave, te cilet sipas tij kane nje borxh te akumuluar prej 13 milione euro.
"Eshte e veshtire situata dhe ne jemi duke kryer operacione per marrjen e nje kredie per te shlyer detyrimet qe ne kemi", u shpreh Dollapi.
Financat e drobitura te OSSH-se jane perkeqesuar me tej pikerisht ne momentin me delikat, kur shoqeria ndodhet ne fazen finale te privatizimit. Qeveria shqiptare dhe ceket qe u shpallen fitues ne tender kane hyre ne nje faze te nxehte negociatash per kushtet e kontrates, te cilat do te percaktojne ecurine e treguesve, por edhe tarifat e energjise ne vitet e ardhshme.
Ndersa situata e furnizimit me energji sipas OSSH paraqitet e mire. Dollapi ka premtuar furnizim pa nderpreje per te gjithe konsumatoret qe e paguajne energjine dhe deklaroi se OSSH do te vazhdoje fushatat per te nderprere energjine e debitoreve.